Pasi vizitoi ditën e djeshme Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe Qendrën Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, destinacioni i radhës për ekipin e ICT Awards ditën e sotme ishte Universiteti i Prishtinës.
Ekipi i ICT Awards u prit nga Prof. Dr. Arbnor Pajaziti dhe prodekani Dr. Sc. Shpëtim Lajqi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike-Mekatronikë.
Përveç prezantimit të garës, kritereve të vlerësimit dhe shpërblimeve, ICT Awards pati shansin të vizitonte laboratorët e këtij fakulteti duke u njohur më nga afër me punën e shkëlqyer dhe palodhshme që bëjnë studentët e këtij fakulteti.
Prezantimin shoqëroi edhe finalisti i edicionit të kaluar Arianit Pajaziti. Ai ka qenë student pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike duke ndarë me studentët eksperiencën e tij në edicionin e 6-të të ICT Awards.
Ai foli për rrugëtimin që nga aplikimi, mënyra e vlerësimit dhe përfitimet që ofron ICT Awards për gjithë ata që vendosin ti bashkohen garës më madhe mbarëkombëtare të teknologjisë.
Edicioni i 7-të i ICT Awards nisi zyrtarisht maratonën e takimeve informative javën e kaluar duke vizituar nxënësit e “Harry Fultz” në Tiranë. Gjatë ditës së djeshme dy takime të tjera u organizuan dhe i sotme e dërgon në katër numrin e tyre.
Ditën e nesërme vijon një tjetër takim, kësaj herë në Tiranë. Ekipi i ICT Awards do të ketë një audiencë prej studentësh të niveli Bachelor dhe Master në degë të ndryshme të informatikës, matematikës dhe statistikës pranë Universitetit Evropian të Tiranës.
Fushata e takime do të vijojë deri në fund të muajit Mars. Kujtojmë se data 31 Mars është afati i fundit i aplikimeve ku secili prej jush që ka një projekt me në fokus teknologjinë mund të aplikojë në një prej shtatë kategorive: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, Shërbimi Publik më i mirë i Vitit dhe Siguri Kibernetike.
Aplikimet janë të hapura përmes uebsajtit zyrtar www.ictawards.org. Gjithashtu për informacionet dhe të rejat më të fundit qëndroni të lidhur me faqen zyrtare të ICT Awards në rrjetin social Facebook.
Edhe këtë edicioni të 7-të ICT Awards ka gjetur mbështetjen tradicionale dhe të çmuar të sponsorëve Raiffeisen Bank, Fondacionit Dritan Hoxha dhe Albvision.
Në javët në vijim takimet do të vijojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe mbarë trevat shqipfolëse.