Albanian ICT Awards tashmë evenimenti më i rëndësishëm në sektorin e ICT-së, organizon për herë të shtatë me radhë edicionin e ndarjes së çmimeve në këtë fushë.

E organizuar me një karakter të veçantë, ky eveniment mbledhë së bashku profesionistë, ekspertë, akademikë, drejtues, vendimmarrës e politikëbërës në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Informata për kandidatët potencial dhe të nominuarit 

  • Paneli i jurisë së këtij evenimenti është i pavarur nga pjesa organizative, përbëhet nga profile të dëshmuara dhe profesionale, në përfaqësim të vlerave të ICT-së, me qëllim të shpërblimit dhe nderimit të aplikantëve dhe krijimtarisë së tyre,
  • Aktivitetet për të cilën individi është nominuar duhet të jenë tërësisht realizim me sukses përgjatë vitit kalendarik 2018,
  • Nominimet nuk mund të bëhen pa dijeninë dhe pa pajtueshmërinë paraprake të individit të nominuar,
  • Juria ka të drejtë të zhvendosë aplikimin e individit në kategori të tjera nga ajo në të cilën ka aplikuar fillimisht, atëherë kur ajo do e gjykojë si të arsyeshme,
  • Përveç kategorisë “Ylli në ngritje”, të gjithë aplikuesit duhet të jenë mbi 18 vjeç, ndërkaq aplikuesit për kategorinë “Ylli në ngritje” duhet të kenë pajtimin e së paku njërit prind të tyre,
  • Nominimet në të gjitha kategoritë individuale janë pa pagesë,
  • Nominimet do të cilësohen të pranuara vetëm nëse ato bëhen përmes sistemit online, duke përdorur formularin e përcaktuar të aplikimit, në mënyrë që të sigurohet vlerësimi i njëjtë dhe i paanshëm për të gjithë aplikantët. Ekipi organizativ mund të kërkojë dokumente shtesë lidhur me evidentimin e autenticitetit dhe origjinalitetit, gjithashtu ato dokumente vërtetuese shtesë mund të kërkohen nga kandidati, me kërkesë nga juria,
  • Secili aplikant / kandidat, në mënyrë që të konsiderohet si legjitim, gjithsesi duhet të shprehë pajtimin se ai/ajo do të prezantojë projektin me të cilin ka aplikuar para Jurisë me vetë mbulim të shpenzimeve vetanake,
  • Secili kandidat në varësi të kategorisë përt të cilën konkuron, duhet të përgatisë disa dokumente prezantuese përmes së cilave juria do të bindej se aplikimi është serioz dhe i bazuar në të dhëna faktike.
  • Dokumentet të cilave do tu jepet konsideratë e veçantë gjatë vlerësimit do të jenë ato si më poshtë:
  • Dokumentit prezantues i cili do të përshkruaj produktin / shërbimin dhe funksionalitetet e tij. User experience dhe lehtësia gjatë përdorimit.
  • Dokumentit prezantues mbi impaktit e produktit / shërbimit në organizatë / shoqëri,
  • Dokumentit me specifikimet e nevojshme teknike të produktit / shërbimit, duke përfshirë të gjithë elementët teknikë të përdorur në realizimin e projektit, flow-charts, modeli i arkitekturës së përdorur, gjuha e programimit dhe platformat, e kështu me radhë,
  • Dokumenti me informata të tjera të detajuara, për të cilat kandidati vlerëson se janë të nevojshme për vlerësim më të plotë nga ana e jurisë,
  • Risia apo mundësia e komercializimit të projektit,
  • Paraqitja në mënyrë të mjaftueshme e të detajuar të letrës së motivimit

Pyetje dhe përgjigje të shpeshta rreth ICT Awards

Kur hapen aplikimet për “Albanian ICT Awards V”?
Nominimet për vitin 2018 do të hapen me datë 06.02.2019 dhe mbyllen me datën 30.03.2019.

A mund të nominoj vetveten për njërën nga kategoritë e “Albanian ICT Awards VII”?
Po, për të hyrë në garën e “Albanian ICT Awards V” mjafton që të aplikoni online dhe varësisht nga vlerësimi i Jurisë do të vendoset mbi kategorinë e nominimit tuaj.

A më lejohet aplikimi me të njëjtin projekt për dy kategori të ndryshme?
Nëse produkti plotëson kriteret e kategorive në fjalë, atëherë mund të aplikoni në më shumë se një kategori, por jo në më shumë se dy në tërësi. Megjithatë, gjatë procesit të vlerësimit aplikimi juaj do të vendoset në një kategori.

Nëse kam marrë pjesë më parë në Albanian ICT Awards të edicioneve paraprake, a jam i lejuar që të aplikoj sërish për edicionin e VII-të?
Çdo ish-konkurrent nga edicionet paraprake, ka të drejtë të ri-konkurroje në Albaian ICT Awards, njëlloj sikurse kandidatët e rinj, me kushtin e vetëm që projekti duhet të jetë i ri dhe i realizuar gjatë periudhës së vitit 2018.

Cilat janë kriteret e përzgjedhjes për “Albanian ICT Awards”?
Secila kategori ka kriteret e veta specifike të përcaktuara. Kriteret e përzgjedhjes së fituesve sipas kategorive për janë përfshirë brenda formularit online të aplikimit, në mënyrë që t’ua lehtësojë aplikantëve plotësimin e kritereve, ashtuqë Juria ta ketë një aplikim sa më të plotë dhe një vlerësim sa më të duhur të aplikimit tuaj.

Andaj, është e një rëndësie të veçantë që plotësimin e aplikacionit online ta bëni në mënyrë të saktë, lehtësisht të kuptueshme, të qartë, të pastër dhe të bazuar në të dhëna faktike. Një rëndësi po kaq të veçantë përgjatë vlerësimit të aplikimit tuaj, po ashtu, merr paraqitja e duhur dhe e plotë e aspekteve inovative dhe frymëzuese që nominimi juaj ka.

Anëtarët e jurisë, në momentin e vlerësimit të nominimeve, sigurisht që do të marrin parasysh edhe kriteret e përzgjedhjes.

Të gjitha kritereve të vlerësimit janë publike, sipas kategorisë dhe mund t’i lexoni në lidhësen në vijim: http://ictawards.org/2018/juria

Kur do ta zbulojë nëse jam fituesi i garës ose jo?
Pasi juria të ketë marrë vendimin mbi listën e ngushtë të kandidatëve me projektet më të interesante, kandidatët brenda kësaj liste do të ftohen në një takim konsultativ, me qëllim të prezantimit të produktit / shërbimit me të cilin keni aplikuar para jurisë së garës.

Kandidatët të cilët kalojnë në listën e finalistëve, janë ata të cilët do të ftohen në mbrëmjen Gala të ndarjes së çmimeve ku edhe do të njihen me rezultatet e garës, sikurse emrat e fituesve si dhe finalistëve të tjerë të kategorisë përkatëse.

Nëse shpallem fitues në “Albanian ICT Awards VII”, a do të duhet që patjetër të mbajë një fjalim rasti?
Nëse kandidati arrin të tregohet i suksesshëm duke fituar një çmim, ai/ajo do të paraqitet në podium për ta pranuar atë, ndërkaq mbajtja e fjalimit me këtë rast nuk është e domosdoshme. Gjithsesi, kandidatët e tillë inkurajohen që të bëjnë një prezantim të shkurtër të projektit të tyre fitues.

Kur do të mbahet Mbrëmja Gala e “Albanian ICT Awards VII”?
Mbrëmja Gala do të organizohet në përmbyllje me 26 Prill 2019. Njoftime të tjera lidhur me detajet e organizimit do të bëhen publike në faqen zyrtare të Albanian ICT Awards