ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 7-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VII”.

Objektivi kryesor i një ngjarje të tillë është shfaqja e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e TIK-ut, të identifikohen, shpërblehen dhe promovohen individët më të dalluar dhe udhëheqësit e bizneseve të industrisë së TIK-ut përgjatë vitit, dedikimi dhe arritjet e së cilëve luajtën rol të rëndësishëm drejt avancimit të aspekteve biznesore të botës së TIK-ut, qofshin ato organizata, institucione, agjenci ose ndërmarrje individuale, të sektorit privat apo publik.

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2018-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Sistemi shpërblyes i këtij evenimenti realizohet përmes një përzgjedhje të paanshme dhe rigoroze të aplikacioneve të pranuara – përzgjedhje e realizuar nga një juri e kualitetit superior, bazuar në kritere të veçanta etike dhe profesionale të vlerësimit – një ekip vlerësues i përbërë nga personazhet më të spikatura të TIK-ut Shqiptar, e pajisur me njohuri dhe vlera superiore të fushës respektive.

Juria do të funksionojë e pavarur, e pandikuar dhe në mënyrë strikte, e bazuar në vlerësimet e kritereve të vendosura profesionale.

Të gjitha aplikimet dhe nominimet janë të pranueshme vetëm në formë elektronike përmes faqes së internetit www.ictawards.org afati i së cilit do të jetë i kufizuar deri me 30 Mars 2019, ora 23:59

Rreth Albanian ICT Awards

Ky eveniment do të mbledhë pjesëmarrës nga sektorë dhe kategori të ndryshme të TIK-ut, sikurse përfaqësues të sektorit të administratës publike, Drejtorë ekzekutiv të bizneseve të ndryshme, përfaqësues financiar, tregtues, specialist të fushës, akademikë, doktorantë, si dhe përfaqësues të tjerë të bizneseve dhe agjencive të ndërlidhura me TIK-un.

Aktivitetet e evenimentit

• Pesëmbdhjetë Punëtori të TIK-ut (ose Sesione Informative rreth aplikimit në “Albanian ICT Awards 7”)

Pasi që ky eveniment përfaqëson një refleksion të statusit modern dhe bashkë-komunikues (ose interaktiv), ky eveniment do të zhvillojë më shumë se pesëmbdhjetë (15) punëtori (ose sesione informuese rreth aplikimit në “Albanian ICT Awards 5”) në universitete, inkubatorë, qendra të inovacionit, hapësira punuese të teknologjisë në Tiranë, Prishtinë, Shkup si dhe në qytete të tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës.

• Tryeza të Rrumbullakëta Diskutimi do të zhvillohen në Shqipëri dhe Kosovë, me një pjesëmarrje të ligjëruesve të ftuar si dhe expertëve të fushës nga fusha e industrisë së TIK-ut.
• Mbrëmja Gala “Albanian ICT Awards 7”

Albanian ICT Awards përmbyllet me mbrëmjen tradicionale Gala, koha kur aplikantët e suksesshëm marrin shpërblimin e tyre në shtatë kategori të ndryshme. Një ngjarje e tillë ceremoniale organizohet për të shpallur dhe shpërblyer individët më të dalluar në fushën e TIK-ut për vitin 2018.

Gara për “Albanian ICT Award” si forma më e lartë e vlerësimit të individëve të TIK-ut në territoret shqipfolëse, përgjatë kësaj mbrëmje përmbyll përpjekjet e saja për identifikimin e yjeve të inovacionit në fushën e teknologjisë së informacionit për vitin 2018 në territoret e banuara me Shqiptarë. Ceremonia Gala e Shpërblimeve do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Vlerësimi i aplikacioneve për këtë eveniment bëhet përmes një gjykimi të rreptë të një paneli jurie jashtëzakonisht profesionale, me ç’rast kandidatët e suksesshëm shpërblehen si pjesë e “Albanian ICT Awards”.

Kontakti rreth eventit:
E-mail: [email protected]
Web: https://www.ictawards.org
Tel Shqipëri: +355 (0)69 900 9000
Tel Kosovë: +383 (0)44 22 10 22

Data e Mbrëmjes Gala: 30 PRILL 2019
Vendi i Mbrëmjes Gala: Tiranë