Hapet edicioni i shtatë i ICT Awards, me panelin e përbërë nga fëmijë

Ditën e djeshme, më 6 Shkurt 2019 në orën 18:00 pranë ambienteve të ARTURBINA u hap edicioni i 7-të i garës së mendjeve të ndritura në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit.
Në këtë aktivitet morën pjesë të ftuar specialë si nën kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Andi Seferi, ambasadori i Kosovës në Tiranë z. Sylë Ukshini si dhe të ftuar nga bota e ICT, biznesit, akademisë, administratës publike, shoqërisë civile medias dhe ekspertëve të ndryshëm në teknologji.
Përveç shumë takimeve dhe bashkëpunimeve të frytshme të cilat kanë për qëllim të identifikojnë dhe shpërblejnë të arriturat dhe të rejat e vitit të kaluar, ICTSmedia dhe gara e këtij viti pritet të sjellë risi këtë edicion.

Sfidës së ICT Awards mund ti bashkohet çdo shqiptar pavarësisht se ku jeton apo punon. Si çdo vit, edhe këtë vit u prezantuan kategoritë e këtij edicioni që janë: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit,  ICT Ylli në Ngritje,  çmimi Gruaja ne ICT,  ICT Shërbimi Publik i Vitit si dhe çmimi për Siguri Kibernetike, çmimi ky i cili Shpërblen profesionistët e IT-së, ekspertët e kësaj fushe, të cilët kanë arritur të japin kontribut në rritjen e nivelit të sigurisë së informacioneve ose bëjnë mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Hapja e këtij edicioni kishte rezervuar surprizën siç ishte ai i një paneli me fëmijë nga 9 deri në 14 vjeç përbërë nga të gjitha shkollat dixhitale në Tiranë, si nga Instituti Harry Fultz, ICTSlab, Bonevet Tirana, Jcoders Tirana, Albanian ICT Academy dhe Smart Gigs ICT Academy me nxënësit: Megi Belba, Erik Haxhia, Iria Ushina, Sara Petollari dhe Klejdi Galushi.

Duke folur për pasionin rreth elektronikës, Megi Belba nga Harry Fultz tha se angazhimi i saj është e ardhmja jo vetëm për të por për të gjithë fëmijët e shekullit 21. Erik Haxhia nga Bonevet tha se dëshironte të bëhej biznesmen si babai i tij ndërsa afeksioni i tij për teknologjinë mund ta ndryshojë jetën e tij. Ai ka ndërtuar një robot që e komandon me anë të një aplikacioni.

Iria Ushina është vetëm 9 vjeç dhe vjen nga ICTSlab ku ka mësuar shumë gjëra në robotikë. Jashtë kursit ajo vazhdonte të eksperimentonte me programe dhe uebsajte. Ajo ka zhvilluar lulediellin një robot që shkon pas dritës dritës. Duke përdorur sensorë që identifikojnë dritën, roboti rrotullohet nga burimi i dritës.

Sara Petollari nga Smart Gigs kishte ndërtuar një krah robotik. Ajo tha se dëshiron që të mos ndalojë kurrë se studiuari robotikën.

Klejdi Galushi nga Jcoders ka krijuar një lojë të thjeshtë. Loja funksionon në këtë mënyrë: lojtari u jep tortë fëmijëve duke i lumturuar. Kjo është mënyra e vetme për të kaluar nivelin.

Në fjalën e saj të rastit, përfaqësuesja e një prej sponsorëve tradicional të ICT Awards që nga edicioni i parë Raiffeisen Bank, Viola Smaja tha se “kompania jonë ka parë ndër vite talentin që ky aktivitet ka tërhequr dhe promovuar. Ne do të vazhdojmë të përkrahim aktivitete që na mbushin me optimizëm.”

 

 

Është një emocion i veçantë në këtë edicion të 7 drejt Evropës, sepse kështu dua ta quaj këtë aktivitet,” tha nën kryetari i Bashkisë së Tiranë Andi Seferi. Ai afirmoi më tej përkushtimin e Bashkisë së Tiranës për të vënë në funksion Piramidën e Tiranës si qendra teknologjike më e madhe në rajon.

 

 

Duke folur plot emocion sesi Tirana është shndërruar në qendër graviteti për mbarë shqiptarët, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini tha se “ky event është shembulli më i mirë sesi Tirana po shndërrohet në qendër graviteti për shqiptarët. Është një abetare e cila të mëson të flasësh në shekullin e 21.”

ICT Awards është dëshmuar si një institucion që përgjegjësinë e suksesit ia lë pasqyrimit real zhvillimor, emancipimit të shoqërisë, nivelit të vetëdijesimit të organizatave dhe kompanive serioze në hapësirat shqiptare dhe më gjerë, të rinjve dhe përgatitjes së tyre për shekullin 21, fëmijëve dhe medias.

Aktiviteti i hapjes së edicionit të 7-të të ICT Awards u përmbyll me një panel i përbërë nga fitues, finalistë në ICT Awards, përfaqësues të komunitetit të teknologjisë në Shqipëri dhe më gjerë.

Paneli u drejtua nga gazetari i mirënjohur Arbër Çepani për të cilin ICT Awards është një tempull frymëzimi ku gjen pozitivitet, energji sidomos kur shikon një grup njerëzisht që pavarësisht vështirësive që po kalon vendin ynë janë optimistë.

“Kur shikojmë që ka njerëz që besojnë fort tek idetë e tyre, atëherë bëhemi më shpresë plotë që edhe ne të bëjmë punën tona sa më mirë të jetë e mundur,” ishin fjalët e Arbrit.

Mobiliteti i Vitit në edicionin e gjashtë të ICT Awards Julian Demeti; Finalisti në edicionin e gjashtë të ICT Awards Arianit Pajaziti; Sipërmarrësja e suksesshme dhe CEO e Style Lend Lona Alia dhe Ervis Trupja nga Linkedin Learning ndanë me audiencën eksperiencat e tyre të suksesit. Ata treguan se pas çdo suksesi fshihet një dështim prej të cilit kanë mësuar dhe nuk janë dorëzuar.

“Që 15 vjeç kisha ëndrra të mëdha dhe ti realizoja në Shqipëri ishte e vështirë prandaj duhej të ikja diku, dhe Amerika ta ofron këtë shans. Në Amerikë nuk duan të dinë nga vjen mjafton që ke vullnetin për të punuar dhe të hapin dyert,” ishin fjalët e Lona Alia, CEO-s së Style Lend. “Unë erdha me shumë kënaqësi dy muaj përpara për të parë çfarë mund të bëj këtu. Shpresoj që në të ardhmen kompania ime të shtrihet edhe këtu.”

Historia e Ervis Trupjes fillon me një dështim siç e përshkruan me fjalët: “Karrierën e fillova si mësues matematike dhe vendosa të sfidoj veten me teknologjinë. Fillova si programues në Gjermani. Në kërkim të të ardhurave pasive vendosa të krijoj leksione për Linkedin Learning. Pasi u refuzova fillimisht përdora YouTube duke ofruar kurse falas dhe pasi arrita 5,000 abonentë riaplikova dhe i pari që më pranoi ishte Pluralsight e më pas edhe Linkedin.”

“Sugjerimi im për të rinjtë është të mos tërhiqen kurrë, përndryshe bota nuk do të njihej me idenë e tyre. Të gjithë platformat që përdorim sot janë si rezultat i mosdorëzimit të këtyre të rinjve,” e përmbylli fjalën e tij.

“ICT Awards është një mundësi për të gjithë ata që duan të ndjekin endrrën e tyre dhe që nuk dinë të dorëzohen.” Mobiliteti i Vitit të kaluar sot numëron 3,000 profesionistë të ndryshëm.

“Aplikacioni që hymë në garë vitin e kaluar u shndërrua në një kompani,” dhe kështu filloi rrugëtimi i Arjanit Pajazitit në botën e startupeve. Vitin e kaluar ai mori pjesë në ICT Awards për të arritur finalen me aplikacionin Trafiku Urban. Sot ai drejton një kompani që quhet AppBites ndërsa ka nisur zhvillimin e një  një platforme për nënshkrimet dixhitale e bazuar në blockchain. Kështu lindi kompania tjetër Blocknify.

“Bota e startupeve është e frikshme sepse nuk e di se çfarë të pret përpara por ajo që të shtyn më tutje është kurajoja dhe guximi,” tha Arjaniti.

Edicioni i 7-të i ICT Awards është fryt i një pune disavjeçare të shtëpisë botuese ICTSmedia e cila si pjesë të misionit të saj pak muaj më parë inauguroi qendrën më të re të inovacionit në Tiranë, laboratorin multifunksional ICTSlab.

Ky laborator ka për qëllim të përgatisë fëmijët tanë për sfidat që i presin në shekullin 21 si dhe ti inkurajojë ato të përqafojnë teknologjinë, komunikimit, inovacionin, përmes plan-programeve në Scratch, robotikë, Arduino Labs si dhe ti familjarizojë me teknologjitë më bashkëkohore.

Që nga themelimi ICT Awards ka vlerësuar mbi 1,000 projekte në fusha dhe kategori të ndryshme ndërsa 150 prej tyre janë vlerësuar në detaje si dhe janë shpërblyer me çmime për kategoritë te caktuara.

Më shumë nga ky aktivitet, takimeve që do të zhvillohen, garës që e pret komunitetit mund të mësoni duke vizituar faqen zyrtare të Albanian ICT Awards në linkun https://ictawards.org/2018/

Partners

Sfida më e madhe që has edukimi sot është orientimi i studentëve dhe nxënësve drejt karrierës më të përshtatshme për aftësitë dhe…

më shumë

Në edicionin e 7-të të Albanian ICT Awards një vajzë 13 vjeçare nga Gjakova, Fiona Meqa, triumfoi në kategorinë Ylli në Ngritje….

më shumë

Një projekt zhvilluar nxitur nga disniveli mes numrit të të punësuarve në TI dhe kërkesave të larta për ta. Projekti Qendra për…

më shumë

Në të Mars këtij viti Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Vodafone Albania sollën risitë në aplikacionin Tirana Ime. Bëhet fjalë për një…

më shumë

Sfida më e madhe që has edukimi sot është orientimi i studentëve dhe nxënësve drejt karrierës më të përshtatshme për aftësitë dhe…

më shumë

Me eksperiencën praktike si “penetration tester”, djaloshi nga Prishtina Meridian Miftari synon që me projektin “Analizë ose publikim për metodologjinë e mbrojtjes…

më shumë

Vjen nga Tirana dhe si pjesë e temës së saj të Diplomës ishte një studim i fokusuar kryesisht në  një produkt që…

më shumë

Me eksperiencën praktike si “penetration tester”, djaloshi nga Prishtina Meridian Miftari synon që me projektin “Analizë ose publikim për metodologjinë e mbrojtjes…

më shumë

Si ndihmëse me inteligjencë artificiale për personelin mjekësor, Zana ndihmon në monitorimin dhe konsultimin e pacientëve, duke e thjeshtëzuar trajtimin e tyre…

më shumë

“Kalipso” është përgjigje ndaj nevojës në rritje të interesit të turistëve (lokalë dhe të huaj), përfaqëson një platformë që u shërben në…

më shumë

Në edicionin e 7-të të Albanian ICT Awards një vajzë 13 vjeçare nga Gjakova, Fiona Meqa, triumfoi në kategorinë Ylli në Ngritje….

më shumë

Kategoria Inovacioni i Vitit në Albanian ICT Awards është padyshim çdo vit një prej më të lakmuarave. Këtë vit çmimi shkoi për…

më shumë

Shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit ICTSmedia shpalli mbrëmjen e së Martes fituesit e edicionit të 7-të…

më shumë

Shtëpia Botuese ICTSmedia, lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit, organizon për vitin e 7-të me radhë garën mbarëkombëtare në…

më shumë

Albanian ICT Awards, gara mbarëkombëtare e mendjeve të ndritura në teknologji, informacion dhe komunikimi, po shkon drejt finalizimit të edicionit 7-të të…

më shumë

Mbyllja e aplikimeve më 30 Mars dhe pas një maratone të gjatë takimesh informative në shkolla, universitete, qendra dhe hapësira inovacioni në…

më shumë
ICT Awards

Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë ishte destinacioni i radhës së edicionit të 7-të të ICT Awards. Ekipi i garës mbarëkombëtare…

më shumë

Me vetëm pesë ditë të ngelura nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të 7-të ICT Awards organizoi bootkampin e radhës. Pas atij…

më shumë

Me afrimin e afatit të fundit të aplikimeve për edicionin e 7-të të ICT Awards, takimet informative me shkollat, universitetet dhe komunitetin…

më shumë

Java e tretë e takimeve informative që po mbahen nga ekipi organizativ në kuadër të edicionit të 7-të të ICT Awards në…

më shumë

Kanë ngelur dy javë mbyllja e aplikimeve dhe takimet informative në kuadër të edicionit të 7-të të ICT Awards po rriten çdo…

më shumë

Albanian ICT Awards hyri në javën e tretë të takimeve informative që po organizohen në kuadër të edicionit të 7-të garës mbarëkombëtare…

më shumë

Pasi vizitoi ditën e djeshme Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe Qendrën Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, destinacioni i radhës për…

më shumë

Edicioni i 7-të i ICT Awards nisi javën e kaluar një prej fazave më emocionuese të kësaj gare në Institutin Harry Fultz…

më shumë

Ditën e djeshme, më 6 Shkurt 2019 në orën 18:00 pranë ambienteve të ARTURBINA u hap edicioni i 7-të i garës së…

më shumë

Për vitin e shtatë me radhë, ICTSmedia do ta freskojë vëmendjen dhe fokusin e publikut në anën inovative dhe kreative ku mendjet…

më shumë

Pas një maratone katër mujore, edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards u finalizua në mbrëmjen Gala të së Premtes, ku u…

më shumë