ICT Awards 7 takime në Shkup dhe Tetovë

Albanian ICT Awards hyri në javën e tretë të takimeve informative që po organizohen në kuadër të edicionit të 7-të garës mbarëkombëtare në teknologji.

Ekipi i ICT Awards 7 ditën e Hëne udhëtoi drejt Maqedonisë ku organizoi plot katër takime në shkolla dhe universitete të ndryshme.

Ndalesa e parë ishte Universiteti i Evropës Juglindore në Shkup me mikpritjen miqësor dhe të ngrohtë të stafit pedagogjik konkretisht drejtori z. Veland Ramadani i cili ftoi studentët të aplikojnë në ICT Awards 7.

Prof. Dr. Azir Aliu gjithashtu në emër edhe të jurisë profesionale foli për mënyra e vlerësimit dhe përfitimeve që sjell pjesëmarrja në garë.

Koordinatori i kësaj gare dhe kryesues i këtij delegacioni z. Ardian Alaj bëri një rezyme të kësaj gare ndër vite duke prezantuar në detaje kategoritë, benefitet dhe mënyrën e aplikimit.

Takimi i radhës vijoi në Digital School Macedonia, qendra më e re edukative për njohuri dixhitale. Përfaqësuesit e ICT Awards u njohën me ambientët inovative të qendrës, stafin dhe programet që ofronte.

Ishte Prof. Dr. Azir Aliu, njëkohësisht themelues i shkollës, i cili priti delegacionin e ICT Awards dhe foli për punën dhe planet ambicioze të saj. Puna dhe aktivitetet që nxënësit e kësaj shkolle bënin ishte mëse e merituar për pjesëmarrje në një garë si ICT Awards.

I fundit në qytetin e Shkupit ishte takimi në shkollën e mesme “Saraj” ku u pritën nga drejtori Bedri Gjureci dhe profesori Burim Rexhepi. Kjo shkollë e mesme ka rreth 1000 nxënës të cilët me pritjen miqësore që i bënë përfaqësuesve të ICT Awards ushqyen entuziazëm.

Pas Shkupit, ICT Awards udhëtoi drejt Tetovës, një prej destinacioneve të përvitshme të garës siç është Parku Teknologjik i Universitetit të Evropës Juglindore.

Atje u pritën nga dy kontributorët e ICT Awards, Visar Doda Demiri dhe Martir Dika të cilët koordinojnë Parkun Teknologjik. Kjo qendër ka parë studentë të cilët që në vitin e parë kanë themeluar biznese të suksesshme që eksportojnë shërbime në Evropë dhe SHBA.

Përveç prezantimit të kritereve të garës, ekipi i ICT Awards pari rastin të takohej me startupe që janë vendosur pranë këtij parku.

Edicioni i kësaj gare përmban shtatë kategori, disa prej të cilave pjesë e ICT Awards që nga edicioni i parë: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Cyber Security.

Ju kujtojmë se takimet e ICT Awards do të vijojnë deri më 31 Mars e cila është edhe data e fundit e aplikimeve. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë këtij edicioni mund të aplikojnë në faqe zyrtare www.ictawards.org në një prej kategorive të lartpërmendura.

Përmes faqes në rrjetin social Facebook mund të qëndroni të informuar rreth zhvillimeve më të fundit të garës.

ICT Awards 7 hapi dyert këtë vit mbrëmjen e datës 6 Shkurt me pjesëmarrjen e të ftuarve specialë dhe mbarë komunitetit të teknologjisë në Shqipëri dhe Kosovë.

Përveç shumë takimeve dhe bashkëpunimeve të frytshme të cilat kanë për qëllim të identifikojnë dhe shpërblejnë të arriturat dhe të rejat e vitit të kaluar, ICTSmedia dhe gara e këtij viti pritet të sjellë risi këtë edicion.

Partners

Sfida më e madhe që has edukimi sot është orientimi i studentëve dhe nxënësve drejt karrierës më të përshtatshme për aftësitë dhe…

më shumë

Në edicionin e 7-të të Albanian ICT Awards një vajzë 13 vjeçare nga Gjakova, Fiona Meqa, triumfoi në kategorinë Ylli në Ngritje….

më shumë

Një projekt zhvilluar nxitur nga disniveli mes numrit të të punësuarve në TI dhe kërkesave të larta për ta. Projekti Qendra për…

më shumë

Në të Mars këtij viti Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Vodafone Albania sollën risitë në aplikacionin Tirana Ime. Bëhet fjalë për një…

më shumë

Sfida më e madhe që has edukimi sot është orientimi i studentëve dhe nxënësve drejt karrierës më të përshtatshme për aftësitë dhe…

më shumë

Me eksperiencën praktike si “penetration tester”, djaloshi nga Prishtina Meridian Miftari synon që me projektin “Analizë ose publikim për metodologjinë e mbrojtjes…

më shumë

Vjen nga Tirana dhe si pjesë e temës së saj të Diplomës ishte një studim i fokusuar kryesisht në  një produkt që…

më shumë

Me eksperiencën praktike si “penetration tester”, djaloshi nga Prishtina Meridian Miftari synon që me projektin “Analizë ose publikim për metodologjinë e mbrojtjes…

më shumë

Si ndihmëse me inteligjencë artificiale për personelin mjekësor, Zana ndihmon në monitorimin dhe konsultimin e pacientëve, duke e thjeshtëzuar trajtimin e tyre…

më shumë

“Kalipso” është përgjigje ndaj nevojës në rritje të interesit të turistëve (lokalë dhe të huaj), përfaqëson një platformë që u shërben në…

më shumë

Në edicionin e 7-të të Albanian ICT Awards një vajzë 13 vjeçare nga Gjakova, Fiona Meqa, triumfoi në kategorinë Ylli në Ngritje….

më shumë

Kategoria Inovacioni i Vitit në Albanian ICT Awards është padyshim çdo vit një prej më të lakmuarave. Këtë vit çmimi shkoi për…

më shumë

Shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit ICTSmedia shpalli mbrëmjen e së Martes fituesit e edicionit të 7-të…

më shumë

Shtëpia Botuese ICTSmedia, lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit, organizon për vitin e 7-të me radhë garën mbarëkombëtare në…

më shumë

Albanian ICT Awards, gara mbarëkombëtare e mendjeve të ndritura në teknologji, informacion dhe komunikimi, po shkon drejt finalizimit të edicionit 7-të të…

më shumë

Mbyllja e aplikimeve më 30 Mars dhe pas një maratone të gjatë takimesh informative në shkolla, universitete, qendra dhe hapësira inovacioni në…

më shumë
ICT Awards

Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë ishte destinacioni i radhës së edicionit të 7-të të ICT Awards. Ekipi i garës mbarëkombëtare…

më shumë

Me vetëm pesë ditë të ngelura nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të 7-të ICT Awards organizoi bootkampin e radhës. Pas atij…

më shumë

Me afrimin e afatit të fundit të aplikimeve për edicionin e 7-të të ICT Awards, takimet informative me shkollat, universitetet dhe komunitetin…

më shumë

Java e tretë e takimeve informative që po mbahen nga ekipi organizativ në kuadër të edicionit të 7-të të ICT Awards në…

më shumë

Kanë ngelur dy javë mbyllja e aplikimeve dhe takimet informative në kuadër të edicionit të 7-të të ICT Awards po rriten çdo…

më shumë

Albanian ICT Awards hyri në javën e tretë të takimeve informative që po organizohen në kuadër të edicionit të 7-të garës mbarëkombëtare…

më shumë

Pasi vizitoi ditën e djeshme Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe Qendrën Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, destinacioni i radhës për…

më shumë

Edicioni i 7-të i ICT Awards nisi javën e kaluar një prej fazave më emocionuese të kësaj gare në Institutin Harry Fultz…

më shumë

Ditën e djeshme, më 6 Shkurt 2019 në orën 18:00 pranë ambienteve të ARTURBINA u hap edicioni i 7-të i garës së…

më shumë

Për vitin e shtatë me radhë, ICTSmedia do ta freskojë vëmendjen dhe fokusin e publikut në anën inovative dhe kreative ku mendjet…

më shumë

Pas një maratone katër mujore, edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards u finalizua në mbrëmjen Gala të së Premtes, ku u…

më shumë