Është një student i dalluar për mesataren me të lartë të vitit 2017 në Universitetin UBT. Me zhvillimin e inteligjencës artificiale, kompjuterët janë duke u përditësuar çdo ditë për të qenë në gjendje të “mendojnë si njerëzit”. Sot jetojmë në epokën e BIG Data, ku çdo sekondë prodhohet informacion i ri, që kërkon algoritme të veçanta për ti strukturuar, përpunuar dhe analizuar ato. Qëllimi i projektit ishte qe një algoritëm ta bëj këtë pune në mënyre automatike. I bazuar në Open Source the teknika te Inteligjencës artificiale. Nga ky Knowledge Graph i gjuhës Shqipe ka vend për përmirësim shumë më të madh, por Hakani mendon se ky është hapi i parë dhe i rëndësishëm drejt ndërtimit të një rrjeti semantik digjital të gjithçkaje për të cilën njohim, në gjuhën tonë të bukur shqipe. PCW: Hakan a mund të na flasësh rreth fushës tënde të studimeve, fillesat dhe shtysa për të…
News
Kastrioti vjen nga Mitrovica me njohuri ne fushën e Sigurisë Kibernetike. Kastrioti është Lead Software Security Engineer pranë kompanisë Solaborate LLC. Pranë kompanisë ku ai punon, kryen testimin e platformave të zhvilluara nga Solaborate (hardware dhe software). Disa projektet të tij janë gjetja e problematikave serioze ne Aplikacionin Viber, File Stealer Malware, Get All Passwords Malware, MS Word Malware, USB Password Grabber si dhe përdorimi i pajisjeve Arduino për Penetration Testing. PCW: Kastriot, a mund të flisni pak rreth shkollimit, profilit dhe si përfunduat në sigurinë kibernetike? K.F: Unë jam Kastrioti jam nga Mitrovica kam studiuar ne Universitetin e Prishtinës Fakulteti teknik drejtimi kompjuterikë, jam Software Developer dhe Security Resarcher. Me siguri kibernetike kam filluar te merrem qysh ne moshën 12 vjeçare ne fillim ne forume te ndryshme qe merreshin atë kohe me haktivizëm si Kosova Hackers Grup pastaj kam vazhduar edhe me mënyre profesionale duke bere testime dhe raportime…
Qendra BONEVET është një ambient që stimulon diturinë, ku fëmijët dhe të rinjtë inkurajohen të zbulojnë talentet përmes lojës dhe teknologjisë dhe prej vitesh i ka dhënë ICT Awards kandidatë e finalistë përgjatë shtatë edicioneve. Këtë vit, kjo qendër i dha garës mbarë kombëtare një finalist në kategorinë ICT Inovacioni i Vitit. Bonevet u përfaqësua nga Arbëri dhe një ekip prej 6 anëtarësh rreth moshave 15-17 vjeçare, vajza dhe djem të pasionuar në teknologji. Ekipi e cilëson projektin si makinën e parë elektrike në Ballkan dhe qëllimi mbrapa këtij projekti ishte ngritja e vetëdijes lokale dhe ndërkombëtare për nivelin e madh të ndotjes dhe degradimit të planetit tonë. Makina elektrike mund të arrijë në një destinacion mjaftueshëm shpejtë, me shpejtësi maksimale deri në 150km/h, shpejtësi kjo që është kufizuar duke marrë parasysh peshën më të lehtë të makinës. Makina elektrike ka një distance lëvizjeje normale për një furnizim prej 80km…
Është 14 vjeçe. Ka lindur ne Prishtine, nxënëse e klasës së 9 në shkollën Gjergj Fishta. Talenti i saj për teknologjinë u shfaq me tu bërë pjesë e Shkollës Digjitale, duke u bërë protagoniste për zhvillimin e disa aplikacioneve tashme të publikuara në Google Play & Appstore. Aplikacioni Find my Clothes është aplikacioni i saj i parë personal, ideja për të cilën erdhi si pasoje e problemit ditor ne lidhje me përzgjedhjen e rrobave dhe digjitalizimin e dollapit. Po ashtu, një tjetër aplikacion është Trashëgimia Kulturore e cila jep informata rreth objekteve te mbrojtura te kulturës dhe vendit tone, ndërsa përfitimi kryesor është shkollimi i 12 fëmijëve te SOS Fshatit ne shkollën digjitale si rezultat i kontributit nga ky aplikacion. PCW: Tea, a mund të na flisni pak për shkollimin, profilin dhe planet për të ardhmen? Jam 14 vjeçare dhe vijoj mësimin (edhe disa dite:) ne shkollën fillore Gjergj Fishta ne Prishtine,…
Ditën e sotme, përfaqësues të Albanian ICT Awards shoqëruar nga anëtarët e jurisë Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Visar Jasiqi u pritën në një takim nga Ministri i punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z. Bejtush Gashi dhe drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil z. Bekim Hoxha. Gjatë takimit informativ, ministri informoi përfaqësuesit e garës mbarë kombëtare në fushën e teknologjisë për punën e institucionit që drejton dhe në veçanti aspektin e sigurisë. Gjithashtu z. Hoxha foli për vizionin dhe projektet që do të implementohen në vazhdimësinë e projektit RKSMobileID. Përfaqësuesit e ICT Awards shprehen gatishmërinë për të mbështetur projekte të ngjashme. Ministri Gashi bëri të ditur se së shpejti do të finalizohet strategjia kombëtare për sigurinë kibernetike duke ftuar ICT Awards të japë kontributin e saj në këtë projekt madhor. Më 27 Prill, Albanian ICT Awards finalizoi edicionin e gjashtë të garës mbarë kombëtare pas një maratone disa…
Pas një maratone katër mujore, edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards u finalizua në mbrëmjen Gala të së Premtes, ku u bë shpallja e fituesve të garës me praninë e mbarë komunitetit të TIK-ut. Në këtë aktivitet nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së Kosovës, z. Besim Beqaj, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë, zj. Sonila Qato, Kryetari i Prishtinës z. Shpend Ahmeti, pjesëmarrës dhe të ftuar special nga bota e TIK-ut, biznesit, akademisë, administratës publike, shoqërisë civile dhe medias. ICT Awards është një konkurs kombëtar që ka për qëllim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm të biznesit, novatoreve e te rinjve entuziastë të teknologjisë dhe informacionit. Mbrëmjen Gala e hapi bashkëthemeluesi i garës z. Kushtrim Shala i cili plot emocion dha lajmin e bukur se në Shtator ICTSmedia do të hapë një qendër edukative dhe inovacioni…
Gara tashmë e mirënjohur në fushën e teknologjisë së informacionit organizuar nga ICTSmedia, Albanian ICT Awards, po përgatitet të shpallë fituesit e këtij edicioni. Më 27 Prill në Tirana International mbahet Nata e shumëpritur Gala e ndarjes së çmimeve në shtatë kategori, pas një maratone tre mujore në kërkim të talenteve shqipfolëse në fushën e teknologjisë së informacionit. Në këtë aktivitet pritet të nderojë me pjesëmarrjen e tij Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama i cili do të ndajë trofeun e Yllit në Ngritje për këtë edicioni; Ministri i Inovacionit në Kosovë z. Besim Beqaj dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zj. Sonila Qato. Mbrëmja Gala hap siparin në ora 18:00. ICT Awards 6 nisi rrugëtimin më 2 Shkurt në Tiranë ku shpalli të hapur garë për vitin e gjashtë me radhë. Më 20 Shkurt startoi fushata e takimeve informative të cilat kanë për qëllim të…
Gara mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë dhe informacionit, Albanian ICT Awards, po shkon drejt mbylljes së një tjetër viti të suksesshëm dhe me më pak se dy javë nga finalizimi i edicionit të gjashtë, e gjithë vëmendja e komunitetit dhe kandidatëve është drejtuar nga juria. Për herë të parë nuk do të jenë vetëm përfaqësuesit e garës “në kërkim” të yjeve të teknologjisë, por edhe juria e ICT Awards e cila do tu gjendet pranë kandidatëve në Tiranë dhe Prishtinë. Edicioni i këtij viti nisi rrugëtimin më 2 Shkurt në Tiranë, dhe popullariteti çdo vit në rritje i ICT Awards afirmon aspiratat e kësaj gare, atë të identifikimit dhe shpërblimit të shqiptarëve të suksesshëm në teknologji. Ngjarja ICT Awards e cila konsiderohet tashmë si një ndër më të rëndësishmet në Shqipëri e Kosovë në fushën e ICT-së, ka arritur që të gjejë mbështetje të gjerë të mediave më të mëdha në…
Konkursi mbarëkombëtar ICT Awards ka hyrë në fazën përfundimtare të identifikimit dhe vlerësimit të yjeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në mbarë trevat shqiptare. Pasi mbylli me sukses turin e takimeve me plot 21 të tilla të mbajtura në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Durrës, Tetovë, Shkodër, Gjakovë, Ulqin, Pejë dhe Korçë, edicioni i gjashtë mbylli aplikimet të Shtunën e datës 31 Mars në ora 00:00. Mbi 100 aplikime kishin mbërritur pranë organizatorëve të garës. Risia e këtij edicioni është përfaqësimi i gjerë i një inovacioni që flet shqip përtej kufijve, me aplikantë nga Stambolli, Milanoja, Londra, Kalifornia, Dublini dhe Bilbaoja. Edicioni i gjashtë shënoi startin e tij më datë 2 Shkurt në një aktivitet të dedikuar me një pjesëmarrje të gjerë nga mbarë komuniteti shqiptar i teknologjisë së informacionit. Mbyllja e aplikimeve i hap rrugë fazës finale të prezantimit dhe vlerësimit të projekteve nga juria e ICT Awards e cila…
Me vetëm pesë ditë nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të gjashtë, takimet e ICT Awards vijuan edhe javën e tre të muajit Mars. Së fundi u mbajtën plot gjashtë takime ku për herë të parë ICT Awards vijoi Ulqinin. Përfaqësuesit e garës gjithashtu u pritën nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Luka, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë z. Besim Beqaj dhe Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti. Ata shprehën mbështetjen e vlerësimet e tyre për garën mbarë kombëtare dhe çmuan kontributin e saj ndër vite. Albanian ICT Awards çeli edicionin e gjashtë më 2 Shkurt në një aktivitet të cilit ju bashkua edhe Krye bashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministri për Zhvillim Ekonomik i Kosovës Valdrin Luka. Takimet vijuan në Kolegjin Universitar Luarasi me studentë të përzgjedhur. Ky universitet në Shtator nis për herë të parë një program të sigurisë kibernetike. Më 27 Mars ekipet e ICT Awards…
Me vetëm pesë ditë nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të gjashtë, takimet e ICT Awards vijuan edhe javën e tre të muajit Mars. Javën e kaluar u mbajtën plot gjashtë takime ku për herë të parë ICT Awards vijoi Ulqinin. Përfaqësuesit e garës gjithashtu u pritën nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Luka, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë z. Besim Beqaj dhe Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti. Ata shprehën mbështetjen e vlerësimet e tyre për garën mbarë kombëtare dhe çmuan kontributin e saj ndër vite. Albanian ICT Awards çeli edicionin e gjashtë më 2 Shkurt në një aktivitet të cilit ju bashkua edhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministri për Zhvillim Ekonomik i Kosovës Valdrin Luka. Kësaj jave takimet vijuan në Kolegjin Universitar Luarasi me studentë të përzgjedhur. Ky universitet në shtator nis për herë të parë një program të sigurisë kibernetike. Takimet e ICT Awards do…
Kur kanë ngelur vetëm 12 ditë nga mbyllja e aplikimeve në edicionin e gjashtë, Albanian ICT Awards për herë të parë vizitoi me 14 Mars qytetin e Ulqinit. Në një pritje të jashtëzakonshme nga Gjimnazi “Vëllazërim Bashkim”, Shkolla e Mesme “Drita” përcjellë nga Televizioni lokal Teuta, ekipi i ICT Awards u shoqërua nga anëtari i jurisë në edicionin e pestë Prof Ilir Çapuni. Nxënësit e shkollave kishin rezervuar një mikpritje të ngrohtë duke afirmuar më tej karakterin mbarëkombëtare të një gare e cila çdo vit sjell bashkë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi në një prej aktiviteteve më të shquara të teknologjisë dhe informacionit. Albanian ICT Awards çeli edicionin e gjashtë më 2 Shkurt në një aktivitet të cilit ju bashkua edhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministri për Zhvillim Ekonomik i Kosovës Valdrin Luka. Më 15 Mars përfaqësues të Albanian ICT Awards nga Juria dhe…
Turi i takimeve të edicionit të gjashtë të ICT Awards vijoi me gjashtë takime në javën e dytë të muajit Mars kur na ndajnë thuajse dy javë nga mbyllja e aplikimeve. Albanian ICT Awards çeli edicionin e gjashtë më 2 Shkurt ndërsa takimi i parë informativ u mbajt më 22 Shkurt pranë Institutit Harry Fultz. Më 6 Mars në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të Startup Europe Week, u zhvillua një workshop me studentë të degës së biznesit dhe informatikës. Me të pranishëm përfaqësues të fakultetit por edhe të bizneseve lokale, tema kryesore e bootkampit Made in Albania ishin sfidat me të cilat përballen të rinjtë. Bootkampi u organizua falë një bashkëpunimi mes AIA, UNIque, Albanian Skills dhe ICT Awards. Më 7 Mars në Kolegjin Riinvest në Prishtinë, studentët e shkencave kompjuterike shprehën si çdo vit një interes të lartë për ICT Awards. Studentët e shkëlqyer të Universitetit…
Maratona e takimeve të Albanian ICT Awards e cila do të vijojë deri në mbyllje të aplikimeve u hap ditën e Enjte më datë 22 Shkurt pranë Institutit Harry Fultz ku të pranishëm ishin nxënës, studentë dhe profesorë të kësaj shkolle. Ky takim informativ është i pari i një serie takimesh që do të mbahen në javët në vijim. Është viti i tretë me radhë që Instituti Harry Fultz mirëpret organizatorët e aktivitetit. Gjatë këtij takimi por edhe dy të tjerave mbajtur gjatë javës së kaluar në Tiranë, Prishtinë dhe Shkodër, ekipi organizativ i ICT Awards ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e një inovacioni që flet shqip përgjatë pesë viteve të fundit. Nga takimi me nxënës nga Instituti Harry Fultz dega e biznesit dhe elektronikës ku morën pjesë duke prezantuar idetë e tyre inovative ku disa prej tyre ishin: Albanian Talents, një faqe interneti që mundëson promovimin e talenteve Shqiptarë. AlTaste,…
Të Premten Albanian ICT Awards mbajti takimin e dytë informativ për edicionin e gjashtë të garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë e cila startoi më 2 Shkurt. Takimi i radhës u mbajt me nxënësit e Shkollës Digjitale në Prishtinë ku ekipi i ICT Awards u njoh me afër me punën dhe krijimtarinë e tyre dhe gjithashtu u prezantuan me kriteret e garës. Themeluar në Dhjetor të 2015-ës, Shkolla Digjitale është institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe është shkolla e parë e hapur në Prishtinë dhe Ferizaj, e cila ofron kurse të teknologjisë informative për fëmijët e moshave të reja. Planprogrami me të cilin funksionon Shkolla Digjitale është planprogram i përpiluar nga organizata CODE si dhe Massachusetts Institute of Technology – MIT në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ajo numëron mbi 800 nxënës aktivë të moshave 7-15 vjeç dhe 16-18 vjeç. Gara, aplikimet e së cilës do të…
Maratona e takimeve të Albanian ICT Awards e cili do të vijojë deri në mbyllje të aplikimeve u hap ditën e Enjte pranë Institutit Harry Fultz ku të pranishëm ishin nxënës, studentë dhe profesorë të kësaj shkolle. Ky takim informativ është i pari i një serie takimesh që do të mbahen në javët në vijim. Është viti i tretë me radhë që Instituti Harry Fultz mirëpret organizatorët e aktivitetit. Mbajtur pranë ambjenteve të OFICINA, ky takim përgjatë të cilit ekipi organizativ i ICT Awards ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e një inovacioni që flet shqip përgjatë pesë viteve të fundit. Harry Fultz shquhet si një prej shkollave me angazhimin më të lartë të nxënësve në shkencat kompjuterike, robotikë si dhe njihet si çatia e shumë gjenive të vegjël në fushat elektronike. Prezantimi i garës, kategorive, kritereve dhe shpërblimeve përpara nxënësve dhe profesorëve të Harry Fultz u bë me praninë e bashkëthemeluesit…
Ditën e Premte më datë 2 Shkurt shtëpia Botuese ICTSmedia hapi për vitin e gjashtë me radhë konkursin mbarëkombëtar në fushën e teknologjisë së informacionit në kërkim të shqiptarëve të suksesshëm në ICT. Në këtë aktivitet hapës nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z Erion Veliaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Luka, profesionistë të IT-së, novatorë dhe të rinj të komunitetit të teknologjisë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. ICT Awards është një konkurs kombëtar, unik për nga karakteri dhe përkushtimi, i cili ka për qëllim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm të biznesit, novatorëve e të rinjve entuziastë të ICT-së. “Sot fillojmë rrugëtimin jo vetëm të një eventi por një seri takimesh maratonë përgjatë tre muajsh që stafi do të organizojë në qendrat inovative, inkubatorë, universitete etj,” tha bashkëorganizatori i Albanian ICT Awards në fjalën e tij përshëndetëse Kushtrim Shala. Ai shpalli të…
E kthyer në një arenë prestigjioze arritjesh, ku më të mirët e industrisë së ICT-së ballafaqojnë mes tyre idetë, lidershipin dhe gjenialitetin, ICT Awards është shndërruar në eventin më të dashur të komunitetit të ICT-së ndër shqiptare. ICT Awards është një konkurs kombëtar, unik për nga karakteri dhe përkushtimi, i cili ka për qëllim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm të biznesit, novatorëve e të rinjve entuziastë të ICT-së. Ashtu si në çdo vend të zhvilluar të Evropës, te rinjtë e Tiranës, Prishtinës, Shkupit e Ulqinit apo me gjerë, do të kenë mundësinë e artë që i jep ICT Awards, jo vetëm duke matur forcat mes njeri-tjetrit, por duke patentuar aftësitë e tyre në një ngjarje ku konkurrohet mes shembujve më pozitiv të shoqërisë, ku jo pak prej të cilëve kanë korrur suksese përtej kufijve të rajonit tonë. Ngjarja ICT Awards e cila konsiderohet tashmë…
Pas një maratone katër mujore, edicioni i pestë jubilar i Albanian ICT Awards u finalizua në mbrëmjen Gala të shumëpritur të së premtes, ku u bë shpallja e fituesve të garës. Mbrëmja Gala mblodhi pjesëmarrës dhe të ftuar special nga bota e ICT-së, biznesit, akademisë, administratës publike, shoqërisë civile dhe medias. “Sot finalizojmë përpjekjet disa mujore në identifikim të talenteve dhe inovatorëve në fushën e teknologjisë për vitin e pestë me radhë,” u shpreh bashkëthemeluesi i ICT Awards, Kushtrim Shala. Një vëmendje të veçantë i kushtuan këtij aktiviteti me pjesëmarrjen e tyre zëvendës Kryeministri z. Niko Peleshi, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore z. Eduard Shalsi, Ministrja e Ekonomisë zj. Milva Ekonomi, profesorë, akademikë dhe ekspertë të fushës së teknologjisë së informacionit. Kryetarja e Jurisë së edicionit të pestë, Mirlinda Karçanaj u shpreh se “në pesë vite eksperiencë Albanian ICT Awards është shndërruar në një element transformues për sektorin e…
Albana Roçi është nga qyteti i Peshkopisë dhe studimet e larta i ka kryer në Universitetin Epoka. Tema e diplomës me të cilën konkuroi në ICT Awards quhet “Iris Recognition”, si një nga degët e Biometrikës e cila trajton teknologjinë e identifikimi të personave duke u bazuar në tiparet fiziologjike të individit. Kohët e fundit përdorimi i shenjave të gishtërinjve, njohja sipas tipareve të fytyrës apo syve është futur në fushën e sigurisë. Zhvillimi i algoritmeve biometrike është bërë një fushë shumë tërheqëse dhe sfiduese për kërkuesit shkencore. Në temën e diplomës janë punuar algoritmet e njohjes së irisit të syrit ku risia e këtij projekti qëndron në përmirësimin e saktësisë së identifikimit të irisit. Janë përdorur modele matematikore për marrjen e imazhit, segmentimin, normalizimin, enkodimin dhe krahasimin. Ky projekt mund të zbatohet në sisteme të ndryshme të sigurisë së lartë si: në sistemet bankare, aeroporte, në polici, në hyrjen…
Labinot & Mimoza Bytyqi vëlla e motër, lindur ne Kosovë, në vitin 1999 emigruan në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara si refugjatë lufte. Aty vazhduan edukimin dhe karrierën, ku edhe themeluan kompaninë e tyre Solaborate. Ekipi prej 60 vetash i cili qëndron prapa Solaborate dhe operon në Kosove, janë edhe shpikësit e “HELLO” një pajisje “Video” e avancuar dhe inovative për komunikim, e cila u vjen në ndihmë bizneseve dhe individëve të komunikojnë më mirë, më shpejt dhe sigurt me njëri tjetrin. Hello është një pajisje e përballueshme nga çdo person, e cila transformon çdo TV në platformë video conferencing. Është një pajisje e zgjuar “all-in-one” e cila mbështet video 4K, wireless screen sharing, live broadcasting dhe shumë funksione të ndryshme. Hello ka përfituar investime me vlerë prej gjysmë milion dollarësh nga platforma Kickstarter dhe IndieGogo, e financuar me vlerë prej 1400%. PCWA: Emigrimi në Shtetet e Bashkuara, mes…
Vjen nga Tirana dhe punon si IT Security. Puna e tij si IT Security i ka mundësuar të punojë në projekte shumë konfidenciale dhe shumë kritike për vendin tonë. Disa nga institucionet të cilat ka kontribuar janë: AKSHI , Kryeministria dhe shumë institucione të tjera. Përveç raportit të dobësive të ndryshme që ka identifikuar në sistemet online të cilat janë raportuar tek personat përkatës ka zbatuar edhe sistemin e sigurisë së e-mail-eve, sistem ky i cili bën të mundur mbrojtjen nga spami, metodat e peshkimit dhe maluerët. Gjatë 2016 ka arritur të identifikojë një numër të madh problemesh sigurie në disa programe dhe sisteme kritike, ku përfshihen antivirusi Avira, i cili përdoret nga pesëqind milion përdorues në botë. Ky problem sigurie është pranuar zyrtarisht nga kjo kompani. Ka zbuluar edhe një problem tjetër për kompaninë e mirënjohur “Samsung”, i cili nuk është bërë publik, megjithatë Rio është shpërblyer për raportimin….
Kompania Sentry nga Kosova shpallet fituese në një prej ngjarjeve më prestigjioze me karakter rajonal të fushës së teknologjisë informative. Një nga themeluesit e Sentry L.L.C Drinor Selmanaj është një nga pioneret e sigurisë kibernetike ku përmes trajnimeve profesionale vite me radhë ka edukuar dhe sensibilizuar për nevojën e fortifikimit të sistemeve kompjuterike. Pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare, ligjërues në universitete vendore dhe rajonale me temat e ndryshme rreth sigurisë, ai gjithashtu ka këshilluar kompani te cilat kanë qenë shënjestër të sulmeve kibernetike për të minimizuar rrjedhjen e informacionit dhe ju ka ndihmuar në implementimin e teknologjive të fundit për mbrojtje kibernetike. Duke parë nevojen e madhe dhe rrezikun që kanoset nga këto sulme së bashku me profesionist tjerë të kësaj fushe kanë themeluar kompaninë e lart përmendur. Sentry L.L.C ofron ngritjen e nivelit të sigurisë së informacionit dhe mbronë vazhdimësinë e operimit të biznesit duke i ofruar mbrojtje pro-aktive,…
Projekti i Loranit titullohet “Eco Race,” një lojë e cila funksionon në iOS dhe Android. Loja ka personazh kryesor njeriun me biçikletë, i cili duhet të kalojë disa pengesa për të arritur objektivin e dërgimit të kanaçes drejt shportës së riciklimit. Me këtë lojë Lorani kërkon të sensibilizojë dhe nxisë riciklimin në jetën reale krahas asaj virtuale. Raesa tashmë e ka gjetur pasionin e saj, atë të programimit dhe robotikës. Projekti i saj është një dorezë e cila përkthen gjuhën e shenjave në gjuhë të folur. Qëllimi i këtij projekti është lehtësimi i jetës së njerëzve memecë gjatë rutinës së tyre ditore si dhe vetëdijesimi i shoqërisë sonë për nevojat e këtij komuniteti. Doreza Smart funksionon përmes sensorëve, ku çdo lëvizje e caktuar e gishtave afishon një shkronjë apo fjalë të caktuar, e interpretuar nga gjuha e shenjave. Penda, e pasionuar pas Matematikës dhe me njohuritë që ka fituar nga…
Projekti “51 shërbimet e ZRPP ne portalin e-Albania” është kurorëzimi i procesit të gjatë të digjitalizimit për Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Procesi i digjitalizimit në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka kaluar në disa faza: digjitalizimi i plotë i informacionit të pasurive të paluajtshme dhe procedurave të ndjekura nga ZRPP-të për procedimin e kërkesave; identifikimi në mënyrë unike të pronarëve nëpërmjet popullimit me NID/NIPT; integrimi i shërbimeve në portalin unik qeveritar e-Albania si dhe implementimi i vulës digjitale nëpërmjet portalit e-Albania, tashmë qytetari mund të aplikoje për secilin prej 51 shërbimeve të ZRPP-së në çdo kohë dhe çdo vend. Menjëherë pas kryerjes së aplikimit dhe pagesës, qytetari për shërbimet e nivelit 4 mund të shkarkojë dokumentin e gjeneruar me vulë digjitale. Ky projekt synon të përmirësojë ndjeshëm shërbimin e ZRPP ndaj qytetarit duke rritur besueshmërinë, transparencën dhe duke ulur korrupsionin. PCWA: Dixhitalizimi i “51 Shërbimeve…
Winner ICT Innovation of the year ICT INNOVATION OF THE YEAR NOMINEES – EDICIONI 5 Winner ICT Academic of the year Winner ICT Mobility of the year ICT MOBILITY OF THE YEAR NOMINEES – EDICIONI 5 Winner ICT Diploma thesis of the year ICT DIPLOMA THESIS OF THE YEAR NOMINEES – EDICIONI 5 Winner ICT Rising star of the year ICT RISING STAR OF THE YEAR 5 – NOMINEES Women in ICT Awards V Women in ict nominee Winner ICT Public service of the year Albania & Kosova ICT PUBLIC SERVICE OF THE YEAR IN KOSOVA NOMINEES – EDICIONI 5 ICT PUBLIC SERVICE OF THE YEAR ALBANIA – NOMINEES – EDICIONI 5 Winner Cyber Security dhe Project Cyber Security Project Nominees – Edicioni 5 Cyber Security Proffesional Nominees – Edicioni 5 Mirenjohja e Agni Dika Mirnjohje per Jasir Idriz Mirenjohje per Samir Maliqi Mirenjohje per Martin & Open Data Kosovo
(VIDEO) Ediconi i 3-të i `Albanian ICT Awards` Mbrëmjen e së premtes janë shpallur fituesit e edicionit të 3-të të “Albanian ICT Awards”. Ky konkurs mbarëkombëtar ka finalizuar përpjekjet disamujore në kërkim të yjeve të teknologjisë së informacionit në mbarë trevat shqipfolëse. Më Shumë (VIDEO) A1 Report – Konkursi mbarëkombëtar i TIK ICT Awards:Ja fituesit në 7 kategori TIRANË – Është mbyllur dje në mbrëmje me një ceremoni gala edicioni i tretë i konkursit mbarëkombëtar për profesionistët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ICT Awards me përzgjedhjen e fituesve në 7 kategori të ndryshme. Më shumë Është finalizuar edicioni i tretë i Albanian ICT Awards me kurorëzimin e fituesve në Mbrëmjen Gala Albanian ICT Awards u finalizua mbrëmjen e së premtes, më 15 maj, me evenimentin tradicional të Mbrëmjes Gala ku bëhet edhe kurorëzimi i fituesve në shtatë kategoritë që kanë qenë edhe objektivi i të gjithë aplikantëve. Ky…