Një element tjetër dallues i këtij evenimenti është pjesëmarrja e partnerëve të saj, mbështetësve dhe promovuesve në punëtoritë të cilat do të mbahen paraprakisht evenimentit kryesorë – mbrëmjes Gala, diçka që e bën unike për këtë kategori të ngjarjeve.
Për ta treguar mbështetjen që ata japin në organizimin e këtij evenimenti, logot e grupeve sponsoruese dhe bashkëpunuese do të ekspozohen përgjatë gjithë evenimentit dhe në materialet e tyre promovuesve. Gjithashtu, varësisht nga niveli i mbështetjes, pakot e sponsorëve do të ndryshojnë, kësisoj duke ofruar përfitime dhe shërbime të ndryshme, siç do të specifikohen në broshurën informuese të pakos përkatëse.

Me qëllim që këtyre të rinjve t’u rritet mundësia e gjetjes së mbështetjes nga përfaqësues të lartë të jashtëm dhe biznesor, ose nga forma të ndryshme të programeve investive, është shumë e nevojshme për “Albanian ICT Awards” që të lidhë partneritetet e duhura me disa institucione të interesuara për t’i mbështetur grupe të tilla të TIK entuziastëve të rinj.

“Albanian ICT Awards” në partneritet me Komunitetin e gjerë, Bizneset dhe Institucionet qeveritare synon te kthehet në një autoritet vlerash për komunitetin e ICT-së Shqiptare, entitet vlerësimi objektiv për profesionalizëm dhe inkurajim për të gjithë ata të cilët kanë aftësi dhe talent të veçantë në këtë sferë bashkëkohore.

Si të bëhesh partner i “Albanian ICT Awards”?

Duke qenë partner, sponsor apo mbështetës i “Albanian ICT Awards”, ju do ti ofroni vetës një mundësi unike për të qenë në kontakt me inovatorët lider të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Për t’u njohur me pakot e sponsorizimit dhe mundësitë e vëna në dispozicion, luteni që ta shkarkoni broshurën Këtu apo të kontaktoni me organizatorët e evenimentit përmes adresës elektronike: info@ictawards.org

Partneriteti/Sponsorizimi/Mbështetja

Partneriteti me “Albanian ICT Awards” ju vendos në një pozicion favorizues ashtuqë do tu mundësojë kontakte të shumta me profesionistë nga më të shkëlqyerit e fushës së ICT-së nga e mbarë hapësira shqiptare, me figura tejet të rëndësishme nga kjo industri, me median dhe me akterë të tjerë qeveritar dhe jo-qeveritar.

Bashkëpunimi me “Albanian ICT Awards” ju krijon mundësinë që kompaninë tuaj ta poziciononi si partnere e këtij organizimi të rëndësishëm të industrisë së ICT-së shqiptare, së bashku me markat e vlerësuara të “Albanian ICT Awards”, ku ju do të mund të nxirrni në pah përkushtimin e kompanisë suaj për të mbështetur kërkim-zhvillimin lokal, rajonal dhe më të gjerë, si dhe inovacionin në sektorin e ICT-së.

Programi i “Albanian ICT Awards” ju ofron rastin e veçantë që të përzgjidhni një pako sponsorizimi, në varësi nga niveli i buxhetit tuaj. Duke ofruar një sërë mundësish në përzgjedhjen e nivelit të sponsorizimit, përfshirë partneritetin, sponsorizimin apo edhe mbështetjen, organizatorët kanë menduar që të ofrojnë sa më shumë mundësi për përshtatje të portofolit të biznesit të sponsorëve potencial, si dhe që sa më shumë të shpërndahet emrin i tyre biznesor – mundësuar përmes markave të “Albanian ICT Awards”.