Say “Hello” to the Team

Florim Alaj
Founder

Florim ALAJ është themeluesi i kompanisë ICTSmedia dhe konkursit Albanian ICT Awards. Ai është përgjegjës për udhëheqjen e politikave dhe strategjive kryesore të kompanisë, të produkteve, projekteve dhe shërbimeve.

Kushtrim Shala
ICT Awards Co-founder

Kushtrim SHALA është bashkë-themelues i konkursit ICT Awards. Ai ka më shumë se 7 vjet eksperienc në industrinë e telekomunikacionit, kryesishtë në IT dhe zhvillim produktesh të reja dhe së fundmi në menaxhim projektesh.
Ai mban titullin Master Shkencor në profilin Shkenca Kompjuterike të Universitetit të Tiranës që nga viti 2006.
Ai është kualifikuar si Këshilltar Biznesi nga “EBRD – Business Advisory Services Programme” në Shqipëri.
Përpara se të ishte pjesë e Vodafone Albania, Kushtrimi ka punuar 2 vjet në median më të madhe në Shqipëri, e cila sapo ishte themeluar – Top Channel.
Ai është një i apasionuar dhe aktivist i TIK, me një kualifikim të spikatur në konsulencë IT dhe në projekte të personalizuara të bazuara në ueb dhe server.
Si pjesë e stafit të menaxhimit editorial të revistës ComputerWorld Albanian dhe mediumeve Pcworld.al, CIO.al, ai së fundmi ka bashkëorganizuar konkursin e parë mbarë kombëtar, i quajtur “Albanian ICT Awards 2012”. Ky event ka si objektiv identifikimin dhe promovimin e profesionistëve dhe udhëheqësve të shquar të Teknologjisë së Informacionit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Ardian Alaj
ICT Awards Event Coordinator

Ardian ALAJ ka përfunduar studimet në fakultetin ekonomik në Kosovë, drejtimin banka financa dhe kontabilitet, për të vazhduar me përfundim të trajnimeve të ndryshme të avancuara në Vien të Austrisë, ndër të tjera, në fusha të ndryshme të planifikimit dhe menaxhimit, planifikimit të biznesit, marketingut, e-Commerce, metodat profesionale të biznesit, organizimi dhe Identiteti i Koorporatave si dhe Burimet njerëzore dhe komunikimit profesional. Ka përvojë të gjatë në kompani aktive në tregun ndërkombëtar. Për më shumë se pesë vite në ICTSmedia, në përgjegjësinë e Business Development, e cila është botuese e mediave për teknologji informative, inovacion, komunikim dhe media sociale. Përvojë të gjatë si kontribues në PCWorld Albanian, CIO dhe COMPUTERWORLD Albania.  Në ICTSmedia ka përgjegjësi të koordinimit dhe bashkëorganizimit të eventit Albanian ICT Awards si dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete dhe konferenca në fushën e ICT-së.

Hadije Hajdini
Staff

Hadije Hajdini ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtines  “Hasan Prishtina” dega Letërsi Shqipe, si dhe aktualisht vazhdon studimet në Universitetin “AAB” drejtimi Menaxhment dhe Informaike. Ka përfunduar një sërë trajnimesh në profile të ndryshme ne organizata te licenuara per trajnime profesionale në Kosovë. Në vitet praraprake ka punuar në disa kompani prestigjioze si menaxhere e shitjes dhe marketingut. Ka dy vite qe i është bashkuar ekipit te ICTSmedia si menaxhere e marketingut për Kosovë.

Atdhe Buja
ICT Awards Contributor

Atdhe BUJA është i certifikuar me CIO, MCITP, OCA dhe gjithashtu me Ethical Hacker. Ai ka marrë pjesë në shumë trajnime të avancuara dhe është certifikuar: në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Holandë, Republika Çekisë dhe Japoni (JICA); në lidhje me bazat e të dhënave (RDBMS), planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, CIO, siguri, ushtrime në incidente të mëdha sigurisë kibernetike, lidership, TIK strategjitë, IT Governance njeh shumë mirë kornizat si COBIT, TOGAF, ITIL, E-Qeverisje, GIS dhe platformat integruese.

Ai ka një eksperiencë 12 vjeçare aktive në projektet e institucioneve qeveritare në industrinë e TIK-ut njeh shumë mirë funksionalitetin e Qendrës së te Dhënave, kornizat e interoperabilitetit, shërbimet e-qeverisjes. Së pari, ai ka punuar në Ministrinë e Shërbimeve Publike si Arkitekt për Softuer ku ka pasur përgjegjësi për dizajnimin, implementimin e shumë projekteve të E-Qeverisjes, kryesues & anëtarë në komisioni, menaxhimin e ekipeve – testimin e projekteve ai gjithashtu ka udhëhequr disa iniciativa për zhvillimin e projekteve softuerike.

Tani, ai vazhdon punën për shumë vite në Agjencionin e Shoqërisë së Informacionit, ku është përgjegjës për të gjitha bazat e të dhënave qeveritare. Ai gjithashtu është një projekt menaxher i shkëlqyer në projektet e E-Qeverisjes me qëllimin kryesor që të siguroj standarde adekuate, funksionalitet, rritjen e sigurisë së të dhënave dhe është autor i shumë dokumenteve të brendshme dhe politikave. Ai ka marrë pjesë në draftimin e strategjive, udhëzimeve administrative dhe rregulloreve që kanë një rëndësi të madhe për TIK-në dhe për të gjitha institucionet qeveritare.

Ai ka marrë pjesë në roundin e 1 të garës “The DAY when hacking is legal” dhe tashmë është anëtarëi këtij organizimin me pozicionin Quality Assurance. Ai ishte në të njëjtën kohë për disa vite me radhë kontributor në Albanina ICT Awards, columnist i rregulltë në blog personal, gazetën e UBT-së dhe ka marrë pjesë në shumë ngjarje, konferenca në fushën e TIK-ut.

Esmeralda Shala
ICT Awards Event Coordinator

Esmeralda Shala është aktiviste në sektorin e ICT-së, mban diplomë master shkencorë në degën e Informatikës nga Universiteti i Tiranës që nga viti 2006.

E. Shala është profesioniste në fushën e Teknologjisë së informacionit, me një përvojë të spikatur në Database, analizën dhe integrimin e sistemeve. Ka qenë pjesë e grupit integrues të sistemit të Regjistrit Kombëtar të Shqipërisë dhe dixhitalizimin e plotë të sistemit, projekt i inicuar nga Ministritë e Brendshme të Shqipërisë dhe Austrisë

Ajo punoi për Top Channel dhe Digitalb si post-producente për një kohë të gjatë. Së fundmi është bashkuar shtëpisë botuese ICTSmedia si bashkë organizatore e eventit ICT Awards dhe kontributore e mediave PCWorld Albanian, CIO.al dhe Computerworld Albanian.

Eltjon Kuptrija
ICT Awards Contributor

Eltjon Kuptrija aktualisht vazhdon studimet në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës në fakultetin e Drejtësisë. Ka kryer trajnime të ndryshme në Universitetin e Sarajevës dhe Universitetin Sehir të Stambollit. Entuziast dhe aktivist i teknologjisë së informacionit, kontributor në projekte komunitare në shërbim të sektorit ICT në Shqipëri.

Fatos Idrizi
ICT Awards Contributor

Fatos Idrizi, aktualisht pjesë e Agjensisë së Shoqërisë së Informacionit në Ministrinë e Administratës Publike që nga 2009, ka punuar për një kohë të gjatë si Administrator i Ueb Aplikacioneve. Ai mban një titull Master Shkencor në Shkencat Kompjuterike dhe është i çerfitikuar si profesionist IT-je(MCITP) dhe ekspert teknologjike nga Microsoft (MCTS).

Visar Demiri
ICT Awards Contributor

Visar Demiri i ka kryer studimet deri-diplomike në programin “Business Informatics” ne “Universitetin e Evropës Juglindore” në Tetovë. Studimet mastër i ka kryer si bursist në Holandë, në universitetin Tilburg, nën programin “Information Management”.
Visari ka aritur njohuri rreth projektimit të IT dhe optimizimit të biznis proceseve, përmes shtrirjes së IT dhe biznesit. I koncentruar rreth lëmisë “Analist i Biznesit” ka kryer disa kurse dhe certifikata rreth PMP, Prince2 dhe Business Analyst.
Eksperiencë disa vjecare si Projekt Kordinator ne industrinë e serviseve, IT-support, Asistent Teknik, dhe administrim ne telekomunikacion, aktualisht Project Manager në Parkun Teknologjik të UEJL-së (SEEUTechPark), i angazhuar rreth krijimit te kushteve për hapjen e Start-up’eve te reja, mbështetjen e atyre ekzistues dhe vlerësimit te Start-up’eve dhe kompanive, saktësisht konvertimit të aseteve në vlerë.

Liridon Hoti
ICT Awards Contributor

Liridon Hoti ka kryer studimet në Fakultetin e Menaxhimit dhe Shkencave Kompjuterike në 2009 si dhe ka përfunduar me sukses disa trajnime profesionale në fushat e informatikës dhe menaxhimit.
Në 2009 ai u bashkua Kosoft dhe ishte përgjegjës për Web Dizajn, Zhvillim dhe Link Builder. Në 2011-tën shërbeu si menaxher pranë filialit të General Motors në Kosovë. Që nga 2012, Liridoni është në rolin e Senior Link Builder pranë kompanisë kosovare e specializuar në marketing online, NextSEO.

Martir Dika
ICT Awards Contributor

Martir Dika ka kryer studimet Bachelor për Drejtësi, ndërsa tani i ndejk studimet Master në drejtimin Penal në Universitetin e Evropës Juglindore.
Ka punuar si administrator në Institutin e mjedisit dhe shëndetit (Institute for Environment and Health) në SEEU. Aktualisht është Përfaqësues Ligjor i Parkut Teknologjik (SEEUTechPark) në Tetovë pranë Universitetit të Evropë Juglindore (SEEU) ku jep kontribut për nxitjen e një kulture sipërmarrëse në mesin e hulumtuesve, fakulteteve dhe studentëve në krijimin dhe mbështetjen e Start-up.

Egzon Zeka
ICT Awards Contributor

Shkollën  e larte për Shkenca kompjuterike e përfundoi ne Tetove pranë Universitetit te Evropës Juglindore SEEU. Ushtron profesionin e tij si graphic designer, web designer, mobile app experience designer prej vitit 2013. Se fundmi pjese e ICTSmedia i angazhuar ne edicionin e 6-te te ICT Awards.