Paneli i jurisë, një ekip tërësisht i pavarur nga pjesa organizative, vjen nga profile tanimë të dëshmuara dhe profesionale, brenda një përfaqësimi të denjë të vlerave të ICT-së. Kjo, me qëllim të shpërblimit dhe nderimit të aplikantëve dhe krijimtarisë së tyre inovative në fushën e ICT-së.
Paneli i jurisë është një ekip i përbërë nga përfaqësues të shoqërisë të niveleve të ndryshme, sikurse nga institucionet publike, universitete, njerëz të shkencës, të biznesit, profesionistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të ICT-së, të shquar përmes aktiviteteve të tyre – qoftë brenda apo edhe jashtë kufijve kombëtar.
Anëtarët e jurisë do të prezantohen gjatë një faze të mëvonshme,
Origjinaliteti përbën kriterin më të rëndësishëm dhe esencial të një aplikanti,
Vërtetësia e të dhënave përbën një kriter po ashtu mjaftë të rëndësishëm, dhe i cili është në përgjegjësi të plotë të aplikantit,
Në rast se do të identifikohen dhe provohen pavërtetësi nga të dhënat e deklaruara gjatë aplikimit, atëherë aplikuesi / ja me automatizëm do të përjashtohet nga fazat e mëtejme të vlerësimit,
Atëherë kur kërkohet, ICTSMedia / “Albanian ICT Awards” mban të drejtën e verifikimit të aplikacioneve dhe materialeve të dorëzuara bashkë me aplikimet,
Vlerësimi maksimal që mund të pranojë një aplikant nga kjo garë është totali prej 100 pikësh,
Kriteret e vlerësimit / formula e mbledhjes së pikëve do të publikohen në momentin e hapjes së aplikimeve zyrtare.