Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të bukura dhe heronj të kohës moderne si yje në ngritje, sipërmarrës, drejtues, profesionistë dhe udhëheqës të teknologjisë.
Sot e kthyer në një skenë arritjesh shqiptare në teknologji, Albanian ICT Awards më 14-15 Maj nisi marshimin e saj drejt finales së madhe të 11 Qershorit me Mbrëmjen Gala e cila do të shpallë fituesit e edicionit të 10-të jubilar.
Një finale e cila kurorëzon jo vetëm rrugëtimin disa mujor të një gjenerate të rinjsh të cilët i kanë besuar Albanian ICT Awards ndryshimin që ato shohin në botë, por edhe një moment historik i një përkushtimi 10 vjeçar në shërbim shoqërisë dhe progresit përmes teknologjisë.
Si pjesë e fazës së fundit të vlerësimit të projekteve të mbërritura gjatë periudhës së aplikimeve, juria e edicionit të 10-të e përfaqësuar nga Edona Bilali, Altin Petre, Visar A. Jasiqi, Alda Shehu, Azir Aliu, Igli Gjelishti, Gjergji Guri, Elinda Kajo Meçe, Edlira N Martiri, Ilir Capuni, Blerim Rexha, Jeta Zagragja, Ermal Beqiri dhe Hana Qerimi u mblodh në takimin e saj të dytë.
21 kandidatë nga Kosova, Presheva dhe Maqedonia e Veriut prezantuan përballë jurisë më 14 Maj në ambientet e Albivision në Prishtinë ndërsa 23 kandidatë nga Shqipëria e Diaspora prezantuan më 15 Maj në Tiranë pranë qendrës ICTSlab.
Deri në mbyllje të aplikimeve më 17 Prill, 80 projekte dhe 100 kandidatë ishin bërë pjesë e garës në 8 kategoritë e saj si ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, Çmimi i Sipërmarrjes Inovative në Blockchain, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, Siguri Kibernetike dhe Formulari i Nonimit në ICT Awards. Këto projekte kaluan në filtrin e jurisë në takimin e saj të parë prej të cilës dolën edhe projektet e listës së ngushtë që do të prezantoheshin përballë jurisë.
Me një larmi fushash, sektorë dhe teknologjish aplikimi si përdorimi i NFT-ve, dronëve, robotëve automatizues, teknologjisë blockchain e kriptomonedhave me inovacione nga më të spikatura, në disa kategori gara ishte më fortë si Ylli në Ngritje apo Sipërmarrja Inovative në Blockchain.
Një maratonë dy ditore, prezantimi dinjitoz i secilit projekt përballë jurisë luan një rol jetik në vlerësimin e saj nga ICT Awards shkon drejt finales së madhe të Mbrëmjes Gala.
Juria e edicionit të dhjetë të ICT Awards u drejtua këtë vit drejtohet nga z. Visar Jasiqi anëtar juria që nga edicion i parë i kësaj gare në 2012-ën. Dekane e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Politeknik të Tiranës, znj. Elinda Kajo Meçe përfaqëson zëvendës kryetarin e jurisë.
Çmime dhe surpriza që promovojnë dhe shpërblejnë punën, vizionin, arritjen e të rinjve, profesionistëve, liderëve, novatorëve, akademikë, studiues, sipërmarrës e femra në teknologji janë rezervuar në Mbrëmjen Gala e cila çdo vit mbledh një komunitet të tërë inovacioni nga mbarë trevat shqipfolëse.
Albanian ICT Awards hapi edicionin e saj të dhjetë më 16 Shkurt. Mbi 20 takime informuese në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Korçë, Elbasan, Prizren, Durrës, Gjakovë, Fier e Preshevë u organizuan pranë qendrave të inovacionit, shkollave e universiteteve, një format tashmë i munguar prej dy vitesh për shkak të masave parandaluese të pandemisë së Covid-19.
Një dekadë inovacion, Albanian ICT Awards ka mbështetjen e sponsorëve Diamond Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Albvision, sponsorëve Platinium Vodafone Albania, Dev.al, Albsoft, sponsorëve Gold Radix, Baboon, Ibas, Facilization, OneUP, sponsorëve Silver Soft&Solution, Armuda Factory, EasyPay dhe partnerëve Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Komuna Prishtinë, Bashkia Tiranë, AUK, SEEU TechPark dhe Top Channel, Telegrafi, PCWorld, CIO janë sponsorë, partnerë dhe mbështetës mediatikë të tjerë të kësaj gare.