Albanian ICT Awards shpall fituesit e edicionit të 10-të jubilar

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të ndritura dhe heronj të kohës moderne si yje në ngritje, sipërmarrës, themelues, udhëheqës, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë.

Në një finale e cila kurorëzon jo vetëm rrugëtimin disa mujor të një gjenerate të rinjsh të cilët i kanë besuar Albanian ICT Awards vizionin e tyre për të ardhmen, por edhe një moment historik i një përkushtimi 10 vjeçar në shërbim shoqërisë dhe progresit përmes teknologjisë, Albanian ICT Awards shpalli më 11 Qershor në një ceremoni madhështore dhe plot emocione në Pallatin e Kongreseve fituesit e edicionit të 10-të jubilar.

Kësaj ceremonie ju bashkuan zëvendës Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Andi Seferi, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Skënder Durmishi, Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës Dr. Artane Rizvanolli, Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Festim Halili, sponsorë, partnerë dhe mbështetës të kësaj ngjarjeje nga

trevat mbarëkombëtare.

Për ne si organizatorë është një moment reflektimi. Gjatë 10 viteve ICT Awards ka përjetuar një mbështetje të jashtëzakonshme me një juri me mbi 10 mijë orë pune, mbi 2500 garues, 200 finalistë, 300 evente, 70 themelues startupesh, dhe 13 kategori vlerësimi,” tha bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala në fjalën e tij hapëse.

Në rrugëtimin e vet ICT Awards ka arritur të kalojë testin e kohës,” tha Kryetari i Jurisë z. Visar Jasiqi. Para 10 viteve ata që erdhën me një ide, sot janë kompani me mbi 200 punonjës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni vijoi Ai. “Çdo vit puna e jurisë më e vështirë sepse cilësia e aplikimeve po rritet,” tha z. Jasiqi.

ICT Awards fillon të masi hapat me dekada tha zëvendës Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Andi Seferi. “Një histori suksesi që na bën të gjithëve bashkë dhe na bën krenar, jo vetëm një gjenerator i inovacionit dhe sipërmarrjes por me impakt të drejtpërdrejtë në gjeneratën e Tiranës dixhitale që është në themel të projekteve tona,” tha ai.

Nomadë dixhitalë të cilët zhvillojnë bizneset dhe idetë e tyre nga çdo cep i globit. “Shfrytëzimi i avantazheve të teknologjisë nga talentet tona bën që revolucioni i katërt industrial të na gjejë më të përgatitur se në të kaluarën dhe impakti i tij do të përkthehet shpejtë në ekonomi, zhvillim dhe mirëqenie,” tha Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Skënder Durmishi.

Ata që ngritën dhe zhvillohen janë ata kombe që dinë ti paraprinë kohës,” tha z. Festim Halili. Kreativiteti është mënyra e të menduarit për gjërat e reja ndërsa inovacionit është veprimi për të bërë realitetit këto risi.

 

Mbrëmja Gala filloi ndarjen e çmimeve me kategorinë ICT Diploma e Vitit. Fitues i këtij çmimi u shpall Kristi Gorea me projektin “Përdorimi i NFT-ve në regjistrimin e pronave, rast studimor për Shqipërinë.” Në këtë kategori garuan Rezarta Thaqi me projektin “Zhvillimi i një Shtojce “Burp” me machine learning për rritjen e sigurisë kibernetike në SEMS” dhe Bjorna Qesaraku me projektin “Efekti i Fokusimit në Fourier Ptychography.”

Çmimi i dytë i mbrëmjes, ICT Ylli në Ngritje 16-21 Vjeç ju akordua Leart Qefalia me projektin me projektin “Asistenti Mjekësor.” Në këtë kategori garuan Etna Leskaj me projektin “BusIT” dhe Darti Lila me projektin “AstraCade and Project Save Harry Fultz.”

Andi Mashkulli me projektin “Travigo” u shpall fitues i çmimit ICT Ylli në Ngritje deri në 16 vjeç. Ai konkurroi me MasterMinds me projektin Robot Game dhe Andrea Toska me projektin “McSrvBot.” UNICEF Albania sponsorizoi laptopë për të gjithë finalistët e kësaj kategorie.

Me misionin për të pajisur çdo qytetar me një llogari bankare falas përmes një zgjidhjeje dixhitale dhe mundësuar gjithë veprimet bankare përmes një karte debiti virtuale, projekti Pago nga Rubikon u shpall fitues i çmimit ICT Startupi i Vitit. Në këtë kategori konkurruan Albina Bardhi me projektin “Praktika.al” dhe Deivis Shomo me projektin “CityRiddler.”

Fitues në Çmimin ICT Sipërmarrja Blockchain e Vitit u shpall Dardan Isufi me projektin Eva. Ai u konkurrua me Fabio Qafa me projektin “Digital Lek” dhe Teki Kolaneci me projektin “DeFi Yield Protocol.”

Frymëzuar nga “Defense Innovation Unit” në Shtetet e Bashkuara, kompania Skaitech me projektin Droni i Parë 

Shqiptar u shpall fitues i çmimit ICT Inovacioni i Vitit. Në këtë kategori konkurruan Arian Vranica me projektin “Instinct App” dhe Klaus Coka me projektin “Jarvis – Automation Robots.”

Çmimi Gruaja në ICT u shkoi për Kristiana Filip dhe projektin e saj Legit, një platformë uebi e cila asiston dhe lehtëson marrjen e shërbimeve ligjore. Ajo konkurroi me Tajda Kumbulla me projektin “ABA Online” dhe Suada Hoxha me projektin “E-Blood Bank.”

Gara mbarëkombëtare vlerësoi me mirënjohje Raiffeisen Bank për kontributin e çmuar dhe rolin transformues përmes vlerave dhe inovacionit që përcjell në shoqëri dhe Vodafone Albania për rolin e rëndësishëm në transformimin dixhital të shoqërisë Shqiptare duke fuqizuar edukimin, zhvillimin dhe gjithpërfshirjen sociale përmes teknologjisë.

Mirënjohje u akorduan edhe për Universitetin Epoka, Institutin Harry Fultz, RIT Kosovo, VIAL Albania, Kosova Makers League, Kastriot Fetahaj dhe Dielli Zhavelli.

Më shumë sesa një moment kurorëzimi, mbrëmja Gala e Albanian ICT Awards është transformuar në një pikëtakim mes ideve dhe mendjeve më të spikatura në Shqipëri, Ballkan dhe diasporë. Është një moment feste, arritjesh në teknologji e fryme sipërmarrëse në shërbim shoqërisë dhe progresit përmes teknologjisë.

Albanian ICT Awards beson se teknologjia është bërë një fenomen i pandashëm për jetët tona, forcë përcaktuese e një rendi të ri shoqëror në të cilin inovacioni nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri e imponuar në të gjithë veprimtarinë njerëzore.

Albanian ICT Awards hapi edicionin e 10-të më 16 Shkurt duke ftuar në një skenë promovimi të përvitshme të gjitha ata që guxojnë e ëndërrojnë, shpresojnë dhe formësojnë të ardhmen tonë.

Të rinj dhe të reja, novatorë, sipërmarrës, themelues, liderë biznesi, yje në ngritje, gratë në teknologji mund të aplikonin në 8 kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, Çmimi i Sipërmarrjes Inovative në Blockchain, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, Siguri Kibernetike dhe Formulari i Nominimit në ICT Awards.

Një dekadë inovacion, Albanian ICT Awards gëzoi mbështetjen e sponsorëve Diamond Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Albvision, sponsorëve Platinium Vodafone Albania, Dev.al, Albsoft, sponsorëve Gold Radix, Baboon, Ibas, Facilization, OneUP, sponsorëve Silver Soft&Solution, Armuda Factory, EasyPay dhe partnerëve Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Komuna Prishtinë, Bashkia Tiranë, AUK, SEEU TechPark, UNICEF.

https://www.facebook.com/ictawards.org/videos/786869852328826/

Çmimet

  • ICT Inovacioni i Vitit: Skaitech me projektin Droni i Parë Shqiptar
  • ICT Startupi i Vitit: Rubikon me platformën Pago
  • Çmimi i Sipërmarrjes Inovative në Blockchain: Dardan Isufi me projektin Eva
  • Gruaja në ICT: Kristiana Filip me projektin Legit
  • ICT Diploma e Vitit: Kristi Gorea me projektin “Përdorimi i NFT-ve në regjistrimin e pronave, rast studimor për Shqipërinë.”
  • ICT Ylli në Ngritje 16-21: Leart Qefalia me projektin Asistenti Mjekësor
  • ICT Ylli në Ngritje deri në 16: Andi Mashkulli me projektin “Travigo”

Mirënjohje

Mirënjohje për kontributin e shquar dhënë nga Shqiptarë, të rinj dhe të reja, profesionistë, akademikë dhe entuziastë në teknologji:

  • Vodafone Albania
  • Raiffeisen Bank
  • RIT Kosovo
  • Epoka University
  • Instituti Harry Fultz
  • VIAL – Virtual Albania
  • Kosova Makers League
  • Dielli Zhavelli
  • Kastriot Fetahaj

Partners

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të ndritura dhe heronj të…

më shumë

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards do të arrijë destinacionin e saj final këtë viti si evenimenti më i madh i teknologjisë në…

më shumë

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të bukura dhe heronj të…

më shumë

Gara mbarëkombëtare e teknologjisë dhe informacionit Albanian ICT Awards mbylli ditën e Dielë aplikimet në edicionin e saj të 10-të dhe nisur…

më shumë

Edicioni i 10-të jubilar i ICT Awards mbylli turin e takimeve informative me nxënës, studentë, të rinj dhe të reja në shkolla,…

më shumë

Gara e më e madhe e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes në hapësirën mbarëshqiptare Albanian ICT Awards hapi edicionin e saj të 10-të…

më shumë

Në panairin e përvitshëm të robotikës të Institutit Harry Fultz e nisi javën e dytë të takimeve informuese gara mbarëkombëtare e teknologjisë,…

më shumë

Edicioni i 10-të jubilar i Albanian ICT Awards hapi garën për komunitetin e teknologjisë dhe inovacionit në mbarë hapësirën shqipfolëse më 16…

më shumë

Mbrëmjen e së Mërkurës më 16 Shkurt, Albanian ICT Awards, gara më e madhe mbarëkombëtare në teknologji, nisi përpjekjet për kurorëzimin e…

më shumë

After 4 months long journey, the biggest science, technology and startup competition in Albania continued what it started a decade ago. Through…

më shumë

Gara më e madhe në teknologji në trevat Shqipfolëse, Albanian ICT Awards, mbylli ditën e Premte 11 Qershor 2021, edicionin e 9-të…

më shumë