Edicioni i 10-të jubilar i ICT Awards, një dekadë arritjesh Shqiptare në teknologji dhe inovacion

Mbrëmjen e së Mërkurës më 16 Shkurt, Albanian ICT Awards, gara më e madhe mbarëkombëtare në teknologji, nisi përpjekjet për kurorëzimin e edicionit të 10-të jubilar.

Një dekadë më parë, kur Albanian ICT Awards hodhi hapin e parë, ekosistemi i teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri ishte premtues dhe inspirues por edhe shumë ndryshe ai që njohim sot.

E personifikuar si një skenë e madhe arritjesh e yjeve Shqiptare në teknologjisë, inovacion e sipërmarrje, Albanian ICT Awards u shndërrua shumë shpejtë jo vetëm një ngjarje unike, por edhe në një katalizator jetik për ekosistemin duke promovuar, nxitur e inspiruar ide formësuese dhe transformues për mbarë shqiptarët kudo ku jetojnë.

Edicioni i 10-të nisi kurorëzimin e një misioni 10-vjeçar lindur nga dëshira për të shndërruar një risi në një traditë jo vetëm të një ekosistemi apo aktori por e një kombi.

10 vite histori, histori suksesi, jo si sukses i jonë por i gjithë ekosistemit. Është një dekadë inovacioni që flet shqip. ICT Awards nuk është vetëm një objekt apo logo, por grumbullim vlerash e njerëzisht me besim të fortë për të çuar përpara emrin e Shqipërisë në botë,” ishin fjalët hapëse të bashkëthemeluesit të ICT Awards z. Kushtrim Shala.

Me të ftuar zv/Kryetaren e Bashkisë Tiranë, zj Anuela Ristani, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes zj. Edona Bilali, Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët zj. Bora Muzhaqi dhe përfaqësuesen e Bankës Raiffeisen zj. Greta Lekaj, figura të shquare të komunitetit të teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri dhe më gjerë, Albanian ICT Awards prezantoi pranë Qendrës Destil kriteret e garës, kategoritë e aplikimit, proceset e vlerësimit dhe momenteve të rëndësishme të këtij edicioni.

Zëvendës kryetarja e Bashkisë Tiranë, zj. Anuela Ristani tha se “detyra jonë është që luftën që gjithsecili ka në drejtimin e vet t’ja bëjmë më të lehtë, dhe ajo që e bën autentike këtë ngjarje është sakrifica, qëllimi dhe arritjet e këtyre novatorëve

Edicioni 10-të jubilar i ICT Awards shënon një rikthim në vëmendje jo vetëm të një rrugëtimi prej një dekade, por të gurthemeli të një misioni shndërruar sot në një tempull inovacioni.

Çmime promovojnë dhe shpërblejnë punën, vizionin, arritjen e të rinjve, profesionistëve, liderëve, novatorëve, akademikë, studiues, sipërmarrës e femra në teknologji, këtë vit kjo garë ndan kriteret e vlerësimit në 6 kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Sipërmarrja Inovative në Blockchain, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT dhe Siguri Kibernetike.

Greta Lekaj, përfaqësuese e sponsorit tradicional të Albanian ICT Awards, Banka Raiffeisen, e përshkroi këtë ngjarje si një dritare inovacioni.

Risi e këtij viti për të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë në ICT Awards apo të nominojnë dikë tjetër. Një formë e dedikuar për nominime ku mund të plotësoni formularin e nominimit me të dhënat e personit apo kompanisë që dëshironi ta nominoni do të jetë e disponueshme në faqen zyrtare të Albanian ICT Awards.

“Është shumë frymëzuese të shohësh sesi ky event ka arritur ti rezistojë viteve. Edhe në vitet ku shtyheshin evenet të mëdha, ICT vazhdoi me programin e saj,” tha përfaqësuesi i jurisë së edicionit IX z. Igli Gjelishti.

Ai e përshkroi këtë ngjarje si një trampolinë drejt suksesit.

Që nga edicioni i parë, kjo ngjarje ka vlerësuar rreth 1500 projekte në fusha, kategori e industri nga më të ndryshme dhe shpërblyer përgjatë viteve rreth 150 individë arritjet e të cilëve kanë lënë gjurmë të prekshme në shoqërinë shqiptare.

Një iniciativë që mbështet punën dhe talentin e guximtarëve në teknologji përmes një vlerësimi transparent, në skenën e Albanian ICT Awards kanë kaluar në dekadën e fundit ide, projekte e produkte të dëshmuara.

Në fjalën e rastit, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes zj. Edona Bilali tha se ICT Awards është faktor i ekosistemit duke e konsideruar pjesë të rrugëtimit të bashkëqeverisjes. “Ndajmë të njëjtin vizion, Shqipërinë tonë të vogël ta bëjmë një faktor ndërkombëtar.”

Çdo vit arritjet më të mëdha, çdo vit njerëz krijues që shpërblehen dhe motivohen,” tha zj. Bora Muzhaqi Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Qindra takime nëpër shkolla, universitete, qendra kreative, laboratorë inovacioni përgjatë 10 viteve kanë ICT Awards është cilësuar si Oskari i teknologjisë në Shqipëri.

Përfaqësues startupesh, të rinj e fëmijë të talentuar sollën në këtë ngjarje raste suksesi ndër vite për fituesit e Albanian ICT Awards. Sot fituesit e kësaj gare ndër vite flasin gjuhën e sipërmarrjes, teknologjisë dhe inovacionit kudo në Shqipëri, Kosovë e në mbarë botën dhe janë një provë e qartë se e ardhmja e Shqiptarëve në teknologji është padyshim e ndritur.

Fitues ndër vite dhe histori të mirëfillta suksesi përshëndetën këtë edicion me video mesazhe të shkurtra nga Mërgim Cahani nga Gjirafa, Hana Qerimi nga Shkolla Digjitale dhe Starlabs, Endri Dibra nga Arbrea Labs, Genti Selenica nga Baboon dhe Geri Çupi nga Twig/Monochain.

Eduard Shalsi, z. Visar Jasiqi dhe z. Ilir Çapuni përshëndetën edicionin e 10-të të ICT Awards.

Çmimet e shpërblime surprizë i presin të gjithë ata që do ti bashkohen rrugëtimit të kësaj gare si bursa, trajnime, rrjetëzim, promovim unik dhe internshipe. Aplikimet do të hapen zyrtarisht më 16 Shkurt dhe mund të bëhen vetëm në formën online dhe qëndrojnë të hapura deri më 17 Prill.

Prej 10 vitesh kjo garë ka gëzuar mbështetjen e sponsorëve tradicional që në hapat e parë si Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision.

Vodafone Albania, Dev.al, Albsoft, Radix, Baboon, Ibas, Facilization, Soft&Solution, AUK, SEEU TechPark, Top Channel, Telegrafi, PCWorld, CIO janë sponsorë, partnerë dhe mbështetës mediatikë të tjerë të kësaj gare.

Partners

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të ndritura dhe heronj të…

më shumë

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards do të arrijë destinacionin e saj final këtë viti si evenimenti më i madh i teknologjisë në…

më shumë

Dhjetë vite më parë Albanian ICT Awards hodhi hapat e parë duke bërë bashkë dy breza mendje të bukura dhe heronj të…

më shumë

Gara mbarëkombëtare e teknologjisë dhe informacionit Albanian ICT Awards mbylli ditën e Dielë aplikimet në edicionin e saj të 10-të dhe nisur…

më shumë

Edicioni i 10-të jubilar i ICT Awards mbylli turin e takimeve informative me nxënës, studentë, të rinj dhe të reja në shkolla,…

më shumë

Gara e më e madhe e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes në hapësirën mbarëshqiptare Albanian ICT Awards hapi edicionin e saj të 10-të…

më shumë

Në panairin e përvitshëm të robotikës të Institutit Harry Fultz e nisi javën e dytë të takimeve informuese gara mbarëkombëtare e teknologjisë,…

më shumë

Edicioni i 10-të jubilar i Albanian ICT Awards hapi garën për komunitetin e teknologjisë dhe inovacionit në mbarë hapësirën shqipfolëse më 16…

më shumë

Mbrëmjen e së Mërkurës më 16 Shkurt, Albanian ICT Awards, gara më e madhe mbarëkombëtare në teknologji, nisi përpjekjet për kurorëzimin e…

më shumë

After 4 months long journey, the biggest science, technology and startup competition in Albania continued what it started a decade ago. Through…

më shumë

Gara më e madhe në teknologji në trevat Shqipfolëse, Albanian ICT Awards, mbylli ditën e Premte 11 Qershor 2021, edicionin e 9-të…

më shumë