Maratona e takimeve të Albanian ICT Awards e cili do të vijojë deri në mbyllje të aplikimeve u hap ditën e Enjte pranë Institutit Harry Fultz ku të pranishëm ishin nxënës, studentë dhe profesorë të kësaj shkolle. Ky takim informativ është i pari i një serie takimesh që do të mbahen në javët në vijim. Është viti i tretë me radhë që Instituti Harry Fultz mirëpret organizatorët e aktivitetit. Mbajtur pranë ambjenteve të OFICINA, ky takim përgjatë të cilit ekipi organizativ i ICT Awards ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e një inovacioni që flet shqip përgjatë pesë viteve të fundit. Harry Fultz shquhet si një prej shkollave me angazhimin më të lartë të nxënësve në shkencat kompjuterike, robotikë si dhe njihet si çatia e shumë gjenive të vegjël në fushat elektronike. Prezantimi i garës, kategorive, kritereve dhe shpërblimeve përpara nxënësve dhe profesorëve të Harry Fultz u bë me praninë e bashkëthemeluesit…