E kthyer në një arenë prestigjioze arritjesh, ku më të mirët e industrisë së ICT-së ballafaqojnë mes tyre idetë, lidershipin dhe gjenialitetin, ICT Awards është shndërruar në eventin më të dashur të komunitetit të ICT-së ndër shqiptare. ICT Awards është një konkurs kombëtar, unik për nga karakteri dhe përkushtimi, i cili ka për qëllim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm të biznesit, novatorëve e të rinjve entuziastë të ICT-së. Ashtu si në çdo vend të zhvilluar të Evropës, te rinjtë e Tiranës, Prishtinës, Shkupit e Ulqinit apo me gjerë, do të kenë mundësinë e artë që i jep ICT Awards, jo vetëm duke matur forcat mes njeri-tjetrit, por duke patentuar aftësitë e tyre në një ngjarje ku konkurrohet mes shembujve më pozitiv të shoqërisë, ku jo pak prej të cilëve kanë korrur suksese përtej kufijve të rajonit tonë. Ngjarja ICT Awards e cila konsiderohet tashmë…