Qendra BONEVET është një ambient që stimulon diturinë, ku fëmijët dhe të rinjtë inkurajohen të zbulojnë talentet përmes lojës dhe teknologjisë dhe prej vitesh i ka dhënë ICT Awards kandidatë e finalistë përgjatë shtatë edicioneve. Këtë vit, kjo qendër i dha garës mbarë kombëtare një finalist në kategorinë ICT Inovacioni i Vitit. Bonevet u përfaqësua nga Arbëri dhe një ekip prej 6 anëtarësh rreth moshave 15-17 vjeçare, vajza dhe djem të pasionuar në teknologji. Ekipi e cilëson projektin si makinën e parë elektrike në Ballkan dhe qëllimi mbrapa këtij projekti ishte ngritja e vetëdijes lokale dhe ndërkombëtare për nivelin e madh të ndotjes dhe degradimit të planetit tonë. Makina elektrike mund të arrijë në një destinacion mjaftueshëm shpejtë, me shpejtësi maksimale deri në 150km/h, shpejtësi kjo që është kufizuar duke marrë parasysh peshën më të lehtë të makinës. Makina elektrike ka një distance lëvizjeje normale për një furnizim prej 80km…