Shpërblen praktikat më të mira, risitë, avancimin e platformave, projekteve, aplikacioneve ose zgjidhjeve të implementuara në administratën publike dhe Qeveri. Ky shpërblim përbën një njohje prestigjioze të përsosmërisë (ose ekselencës) në shërbime publike.
Qëllimi i këtij çmimi është identifikimi i projekteve të zbatuara të praktikave më të mira në zgjidhjen e problemeve specifike, të cilat mund të konsiderohen si risi dhe/apo të cilat kanë ndihmuar qytetarët e saj dhe duke ndikuar kështu direkt në shërbimet e ofruara publike.
Kjo kategori mund të konsiderohet e rëndësisë së lartë, duke ditur ndikimin direkt në rritjen e vetëdijes publike dhe në marrjen e shërbimeve të avancuara publike. Ky shpërblim, për më tepër, ndahet për të çmuar individët inovativ të administratës publike dhe për të inspiruar inovacionin në të ardhmen në këtë sektor jetik.
Në rast se keni nevojë për informacione, na shkruani në info@ictawards.org ose në telefona për Shqipëri +355 (0)69 900 9000 apo Kosovë +383 (0)44 22 10 22
**Afati i fundit për aplikim / 30 Prill 2021, Ora 23:59