Në mes të pandemisë globale, teknologjitë dixhitale kanë marrë vëmendjen e të gjitha industrive për potencialin e tyre për ta mbështetur njerëzimin në luftën kundër COVID-19. Para krizës aktuale COVID – shëndetësore, arsimore, sociale dhe ekonomike, përdorimet më të dukshme të teknologjive në zhvillim, të tilla si Inteligjenca Artificiale, kanë qenë aplikimet e tyre në argëtim, në rritjen e produktivitetit dhe komoditetit.
Tani, potenciali i teknologjive dixhitale ka shkuar përtej asaj që deri tani i është servirur publikut më të gjerë. Teknologjitë e reja si Inteligjenca Artificiale (AI) ndihmojnë në përshpejtimin e zhvillimit të një vaksine; parashikojnë cilat masa të shëndetit publik do të ishin më efektive; dhe për të mbajtur publikun të azhurnuar me informacione shkencore.
Teknologjitë dixhitale gjithashtu na kanë lejuar të lëvizim pjesën më të madhe të jetës sonë në internet, duke ruajtur sistemet ekonomike dhe arsimore kur shumica e njerëzve janë duke qëndruar në shtëpi dhe duke na ndihmuar të qëndrojmë të lidhur me njëri-tjetrin.
Në të gjithë botën, organizatat po vendosin teknologji të provuara dhe të testuara dhe po zhvillojnë të reja për të përshpejtuar inovacionin e kujdesit shëndetësor dhe për të luftuar koronavirusin. Nga teknikat revolucionare tek pajisjet 3D, mbrojtëse personale, studime shkencore e dhjetëra shembuj emocionues që shkojnë përtej imagjinatës.
Edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë, pa dyshim nuk mungojnë shqiptarët e talentuar që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim, prandaj Albanian ICT Awards si platform gjithpërfshirëse për identifikimin, promovimin dhe shpërblimin e inovatorëve shqiptarë fton të gjithë individët, kompanitë dhe organizatat e angazhuara në këtë drejtim të Aplikojnë / Nominojnë Inovacionet e tyre.
Në rast se keni nevojë për informacione, na shkruani në info@ictawards.org ose në telefona për Shqipëri +355 (0)69 900 9000 apo Kosovë +383 (0)44 22 10 22
**Afati i fundit për aplikim / 30 Prill 2021, Ora 23:59