Endri Dibra shqiptari nga Zvicra që rrëmbeu çmimin Inovacioni i vitit në ICT Awards

ICT Awards mbylli edicionin e 8-të ditën e Premte me shpalljen e fituesve në shtatë kategoritë. Inovacioni i Vitit është padyshim një prej kategorive më të spikatura ku fituesit e saj kanë provuar të jenë histori të vërteta suksesi, zgjidhje inovative Shqiptare të cilat kanë tërhequr vëmendjen e shumë investorëve dhe kompanive të huaja.

Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body Applications zhvilluar nga kompania Arbrea Labs ishte projekti i cili mbërriti në finale dhe triumfoi në këtë kategori.

Arbrea Labs është një kompani me seli në Zvicër e themeluar dhe drejtuar nga shqiptari Endri Dibra e cila ka zhvilluar teknologjitë më të fundit në fushat e inteligjencës artificiale dhe visual computing me ekspertët më në zë në grafikë dhe vizualizim kompjuterik.

Endri jeton në Zvicër por ka lindur në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin Jacobs të Bremenit për Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike, ato master në ETH Zurich në Robotikë dhe bart një diplomë Ph.D nga ETH Zurich në Shkenca Kompjuterike.

Është specializuar me aftësi të avancuara në përllogaritje të formave, rindërtim, gjurmim dhe deep learning.

Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body Applications, një aplikacion mobil për pacientë dhe kirurgë i ndërtuar i gjithi në inteligjencë artificiale dhe realitetin e shtuar. Funksioni kryesori i produktit është të vizualizojë trajtimet kirurgjikale direkt në trupin e pacientit. Është një mjet komunikimi, edukimi dhe vendimarrjeje për kirurgë dhe pacientë.

Aplikacioni ishte ndërtuar fillimisht për pacientët për ti ndihmuar ato të vendosin në ndërhyrjet esetike kirurgjikale por edhe për të ndihmuar pacientët me kancer të gjirit për të menaxhuar nivelet e stresit. Përmes algoritmave aplikacioni mund të krijojë një vizualizim pa pasur nevojë të përdoren shënjimet mbi trupin e pacientit. Produkti u vjen në ndihmë edhe kirurgëve duke u kursyer kohë dhe kosto.

Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body Applications mund të konsiderohet si një pasqyrë magjike e cila të jep rezultatet e një ndërhyrje kirurgjikale esetetike përpara se ajo të ndodhë.

Kompania Arbrea Labs beson tek potenciali i këtij produkti për tu shtrirë ndërkombëtarisht dhe se çdo kirurg do të jenë në gjendje të përdorë mjetet të tilla në të ardhmen. Produkti përbën inovacion jo vetëm nga mënyra e aplikimit por edhe teknologjia me të cilën është realizuar dhe për këtë Arbrea Labs ka aplikuar për patentë në Shtetet e Bashkuara. /PCWorld Albanian

Partners

After 4 months long journey, the biggest science, technology and startup competition in Albania continued what it started a decade ago. Through…

më shumë

Gara më e madhe në teknologji në trevat Shqipfolëse, Albanian ICT Awards, mbylli ditën e Premte 11 Qershor 2021, edicionin e 9-të…

më shumë

Teknologjia na ka dëshmuar se përmes saj nuk janë rrëzuar vetëm barrierat fizike, por edhe mitet e një shoqërie. Edicioni i 9-të…

më shumë

Edicioni i 9-të i ICT Awards mbylli zyrtarisht aplikimet më datë 30 Prill 2021 në orar 23:59 duke i hapur kështu rrugë…

më shumë

Mbrëmjen e së Shtunës edicioni i 9-të i garës më të madhe mbarë kombëtare në fushën e teknologjisë hapi aplikime përmes një…

më shumë

Sipërmarrja, inovacioni dhe zhvillimi përmes teknologjisë sot janë zemra e shoqërisë moderne. Impakti social dhe ekonomik i Covid-19 ka mbajtur peng mundësi…

më shumë

ICT Awards mbylli edicionin e 8-të ditën e Premte me shpalljen e fituesve në shtatë kategoritë. Inovacioni i Vitit është padyshim një…

më shumë

Pas një pritjeje prej mëse 5 muajsh, Albanian ICT Awards mbylli suksesshëm edicionin e saj të 8-të me shpalljen e fituesve në…

më shumë