Edicioni i 9-të i Albanian ICT Awards hap aplikimet përmes një evenimenti inovativ virtual

Mbrëmjen e së Shtunës edicioni i 9-të i garës më të madhe mbarë kombëtare në fushën e teknologjisë hapi aplikime përmes një eveniment organizuar në një format inovativ.

Albanian ICT Awards ka vendosur të sfidojë pandeminë e Covid-19 duke realizuar një edicion të 9-të plotësisht virtual duke vënë në përdorim disa prej teknologjive më të fundit të vizualizimit 3D. Kjo garë jo vetëm që ka arritur me sukses të provojë ekzistencën e një talenti në mbarë trevat shqipfolëse por ka arritur ta përcojë atë edhe përtej kufijve tanë.

Shfaqja virtuale e moderuar nga bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z.Kushtrim Shala, është një dëshmi e vetë përmbajtjes së kësaj gare, inovacioni dhe fuqia e teknologjisë.

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen z. Eduard Shalsi, Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Drejtorja e Inovacionit pranë Bankës Raiffeisen zj. Alda Shehu, Kryetari i Jurisë së edicionit të 8-të z. Altin Petre dhe Koordinatori i Albanian ICT Awards z. Ardian Alaj ishin pjesë e këtij prezantimi.

Ky eveniment virtual përshtat shumë bukur përmbajtjen teknologjike të ICT Awards me kushtet e jashtëzakonshme të pandemisë që po kalojmë duke vënë në dukje sesa e rëndësishme është bërë teknologjia për jetët tona,” tha në përshëndetjen e tij z. Altin Petre.

Albanian ICT Awards hapi aplikimet ditën e Shtunë më 27 Mars përmes uebsajtit www.ictawards.org dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 30 Prill 2021.

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen z. Shalsi e përshkroi ICT Awards si një frymë e re në atmosferën e biznesit në Shqipëri. Zoti Shalsi dhe ministria që drejton ka qenë një prej promotorëve më të fuqishëm të ligjit të startupeve i cili do të sjellë lehtësi të mëdha fiskale për inovatorët e rinj. “Vaksina është një ilaç për pandeminë, por edhe ajo që po bëni ju është një ilaç që sjell qetësi në kohët e trazuara që po jetojmë,” tha Ai.

Gjatë 9 viteve rrugëtim Albanian ICT Awards ka udhëtuar nga Tirana në Prishtinë e Shkup, nga Vlora në Preshevë, nga Ulqini në Korçë për të zbuluar ilaçin e problemeve me të cilat përballet Shqipëria. Që nga themelimi ICT Awards ka vlerësuar mbi 1,000 projekte në fusha dhe kategori të ndryshme ndërsa 100 prej tyre janë shpërblyer

Është ajo kohë e vitit kur dielli ngrohtë na kujton stinën e pranverës por gjithashtu Albanian ICT Awards na kujton stinën e inovacionit dhe kreativitetit,” tha Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj.

Edicioni i 9-të i Albanian ICT Awards hapi aplikimet në 7 kategori: Inovacioni i Vitit, Startupi i Vitit, Diploma e Vitit, Ylli në Ngritje, Femra në ICT, Cyber Security dhe Covid-19 Response.

Procesi i vlerësimit në ICT Awards realizohet nga një juri e pavarur nga organizatorët e garës dhe ka në përbërje figura të shquara të teknologjisë, ekspertë dhe profesionistë të dalluar. Koordinatori i Albanian ICT Awards z. Ardian Alaj e përshkroi ICT Awards si një kështjellë teknologjie

Nga aplikimet e mbërritura pranë www.ictawards.org që është formati i vetëm i aplikimit në këtë garë, juria do të përzgjedhë një listë të ngushtë kandidatësh të cilët kalojnë në fazën e dytë të vlerësimit. Është pikërisht ky moment ku aplikimet vlerësohen dhe përzgjedhin fituesit për kategoritë respektive.

Edicioni i 9-të ndezi motorët e saj javën e kaluar në një takim informues ku temë kryesore ishte sipërmarrja, inovacioni dhe zhvillimi përmes teknologjisë si zemra e shoqërive moderne. Me të ftuar fitues dhe finalistë në ICT Awards, anëtarë jurie ndër vite, ekspertë, përfaqësues të institucioneve shtetërore në mbështetje të sipëmarrjes dhe inovacionit.

Shqiptarët kanë ditur të tregojnë talent përtej kufijve, por ka qenë e vështirë të identifikohet ky talent brenda kufijve tanë, dhe prej këtu e merr zanafillën misioni tashmë 9 vjeçar i Albanian ICT Awards.

Edicioni i 9-të i Albanian ICT Awards nis misionin e tij këtë vit me mbështetjen e sponsorëve gjeneralë dhe Diamond si Banka Raiffeisen, Fondacioni Dritan Hoxha, Albvision sponsorëve platinum si Dev.al dhe Albsoft. Baboon, AUK, Universiteti Metropolitan, Soft&Solution si sponsorët Gold dhe 3i Solution sponsor Silver.

Partners

After 4 months long journey, the biggest science, technology and startup competition in Albania continued what it started a decade ago. Through…

më shumë

Gara më e madhe në teknologji në trevat Shqipfolëse, Albanian ICT Awards, mbylli ditën e Premte 11 Qershor 2021, edicionin e 9-të…

më shumë

Teknologjia na ka dëshmuar se përmes saj nuk janë rrëzuar vetëm barrierat fizike, por edhe mitet e një shoqërie. Edicioni i 9-të…

më shumë

Edicioni i 9-të i ICT Awards mbylli zyrtarisht aplikimet më datë 30 Prill 2021 në orar 23:59 duke i hapur kështu rrugë…

më shumë

Mbrëmjen e së Shtunës edicioni i 9-të i garës më të madhe mbarë kombëtare në fushën e teknologjisë hapi aplikime përmes një…

më shumë

Sipërmarrja, inovacioni dhe zhvillimi përmes teknologjisë sot janë zemra e shoqërisë moderne. Impakti social dhe ekonomik i Covid-19 ka mbajtur peng mundësi…

më shumë

ICT Awards mbylli edicionin e 8-të ditën e Premte me shpalljen e fituesve në shtatë kategoritë. Inovacioni i Vitit është padyshim një…

më shumë

Pas një pritjeje prej mëse 5 muajsh, Albanian ICT Awards mbylli suksesshëm edicionin e saj të 8-të me shpalljen e fituesve në…

më shumë