Pas një tjetër edicioni të suksesshëm të Albanian ICT Awards për të identifikuar kontributin e shqiptarëve në fushën e teknologjisë dhe informacionit, sot në Unversitetin të Prishtinës u mbajt një ceremoni e shpërndarjes së mirënjohjeve për disa prej finalistëve të edicionit të katërt të cilët Universiteti i Prishtinës i vlerësoj për pjesëmarrje dhe promovim të vlerave të UP-së. Sot më 7 Korrik në një ceremoni solemne të organizuar në zyrat e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Rektori Marjan Demaj, shpërndau mirënjohje për Prof. Dr. Blerim Rexha, Arta Shehu Zaimi, Arlinda Sheholli dhe Ilir Murturi në shenjë vlerësimi për kontributin dhe arritjet e tyre të dalluara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe promovimin e Universitetit të Prishtinës. Në mbrëmjen Gala të datës 29 Prill të edicionit e katërt të Albanian ICT Awards, Prof. Dr Blerim Rexha Shef i Departamentit të Informatikës pranë FIEK u shpall fitues i Çmimit ICT Akademiku…


















