GEN_8423

Mbrëmja e së Enjtes shënoi startin e edicionit të katërt të një prej evenimenteve më madhore në sektorin e teknologjisë së informacionit tashmë tradicional për shqiptarët, Albanian ICT Awards.

Një mision i ICTSmedia dhe të gjithë atyre që besojnë në shpirtin e Albanian ICT Awards, organizatorët për vitin e katërt me radhë shpalosën kurajon e tyre duke premtuar më shumë shpresë dhe kontribut për sektorin e teknologjisë së informacionit në Shqipëri. GEN_8376 (1)
Evenimenti mbajtur në Qendrën për Hapje dhe Dialog – COD pranë Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë u shoqërua me supriza për të ftuarit nga stafi i Albanian ICT Awards ku spikati një mesazh holografik i trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni De Biasi dhe xhirimi në teknologjinë 360 gradë të aktivitetit.

Në këtë aktivitet nderuan me pjesëmarrjen e tyre figura të shquara të jetë politike dhe akademike në vend si Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, Adrian Civici, Rektor i Universitetit Europian në Tiranë, Viola Smaja Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun pranë Raiffeisen Bank, Kosta Giakumis, zv. Rektor i Universitetit të New York-ut në Tiranë dhe Drejtorja e COD Falma Fshazi.
GEN_8534 Ministrja e Inovacionit Milena Harito gjatë fjalës së rastit vuri theksin tek temat e nxehta të trajtuara në Forumin Ekonomik në Davos dhe pikërisht atë të “revolucionit të katërt industrial” identifikuar me teknologjinë e informacionit.
z. Ardian Civici gjatë përshëndetjes së tij shtroi një pyetje të Adam Smith, “Si mund të zhvillohen kombet?” Dhe përgjigja e tij ishte tek inovacioni, pikërisht ky inovacion mbi të të cilin qëndrojnë themelet e Albanian ICT Awards.
Kushtrim Shala, bashkëthemelues dhe organizator i Albanian ICT Awards gjatë aktivitetit zbuloi edhe emrat e jurisë së këtij viti e përbërë nga: Altin Petre, Visar Jasiqi, Erton Graceni, Gjergji Spaho, Anni Dasho, Elvis Bregu, Sokol Vladi, Endri Mataj, dhe Redi Neziri.GEN_8423
Ky edicion do të vijojë të ftojë aplikantët në po ato pesë kategoritë e një viti më parë: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në ngritje i Vitit dhe ICT Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, ndërsa dy kategoritë shtesë Akademiku i Vitit në ICT dhe Femra e Vitit në ICT do të votohen nga anëtarët e Jurisë.
Një falenderim nga organizatorët ishte dedikuar për sponsorët tradicional ndër vite që i kanë qëndruar gjithnjë pranë misionit të ICTSmedia si Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raifeissen dhe Albsoft. GEN_8368Ky aktivitet i praprin dhjetërave takimeve të cilat do të organizohen në kuadër të konkursit për të dërguar mesazhin e Albanian ICT Awards në çdo komunitet ICT që u përket shqiptarëve. Entuziazmi dhe suksesi i ushqyer nga partneriteti në rritje do të kulmojë në Mbrëmjen tradionale Gala.
Ofrimi i mundësive, zhvillimi i sektorit ICT, informimi i opinionit publik dhe promovimi i inovacionit shqiptar në mbarë trevat do të jenë edhe një herë tjetër kryefjala e shumë takimeve dhe workshopeve në vijim. (ICTSmedia)