ictaw_3

Ndërsa takimeve në kuadër të edicionit të katërt të Albanian ICT Awards, që kanë patur si qëllim informimin e aplikantëve potencial, po u vjen fundi, ka ngelur edhe një final ai në Universitetin e Prishtinës pranë Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Po përpara se të mbahet ky takim në datën 25 Mars, Albanian ICT Awards zhvilloi dy workshope të tjera ditën hënë. I pari u mbajt pranë Shkollës së Mesme Profesionale Gjin Gazull në Prishtinë ku zuri vend prezantimi i Albanian ICT Awards me maturantët e kësaj shkolle.

ictaw_3-5

Hapjen e takimit e bëri drejtorja e shkollës, Hajrie Shaipi, me një fjalë të rastit. Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen e ekipit të Albanian ICT Awards ishte pikërisht përgatitja e lartë dhe diapazoni i gjërë i studentëve të saj në fushat e teknologjisë së informacionit kjo e demostruar edhe nga pjesëmarrja e lartë.

ictaw_3-6

Më pas vijoi takimi tjetër në Tiranë këtë herë me studentët e informatikës, Matematikës dhe Statistikës pranë Universitetit Europian. Hapja e takimi u bë nga Prof. Indrit Baholli ndërsa të ftuar ishin edhe anëtarja e jurisë së këtij viti në Albanian ICT Awards Prof. Anni Dasho Sharko dhe Mërgim Cahani, CEO i startupit të suksesshëm të motorit të kërkimit Gjirafa.com të cilët nuk ngurruan të ofronin mesazhe inkurajuese për tu bërë pjesë e konkursit mbarëkombëtarë.

Siç u njoftuam edhe më lartë, takimet informues të Albanian ICT Awards do të finalizohen në datën 25 Mars në Universitetin e Prishtinës. Në ora 12:30 do të mbahet një workshop i hapur informativ me studentët e këtij institucioni edukimi për ti hapur rrugën edhe fundit të aplikimeve në datën 31 Mars Ora 23:59.

ictaw_3-4

Pas mbylljes së aplikimeve, e gjithë vëmendja do të kthehet nga juria e Albanian ICT Awards e cila duhet të përzgjedhë 7 fituesit e garës mbarëkombëtare që do të prezantohen në mbrëmjen Gala të datës 29 Prill. (ICTSmedia)