icta3


Ndërsa Albanian ICT Awards ka filluar rrugëtimin drejt një viti tjetër të suksseshëm, organizatorët për asnjë moment nuk e kanë harruar misioni që bart në vetvehte ky konkurs, ai i përçimit të një mesazh inkurajues për komunitetit e IT-së në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë trevat shqipfolëse.

Javën e kaluar ishim në Kosovë, duke organizuar dy takime. Takimin e parë e kishim rezervuar në Qendrën e Inovacionit në Kosovë, ndërsa takimi i dytë i ishte dedikuar Kolegjit Riinvest si një institucion edukimi me potencial të lartë në afirmimin e një karakteri të denjë për komunitetin ICT.

IMG_6346

Ditën e djeshme, Albanian ICT Awards u zhvendos në kryeqendrën tjetër të shqiptarëve pikërisht në Tiranë. Shkolla e Mesme Profesionale në Kamëz e priti ekipin organizativ me një entuziasëm të lartë ku mbi 200 nxënës u informuan rreth mundësive që ofron kjo garë.

Për rreth dy orë, takimi i cili startoi në ora 11:00, u drejtua nga Alma Shkreli nga GIZ, një institucion ky i cili ka investuar në laboratorë të ndryshëm, projekt i Qeverisë Gjermane, Erton Graceni dhe Hatixhe Bilibashi nga Protik.

12841176_577538559069341_5514733292940624813_oTakimi i dytë vijoi në Universitetin Metropolitan i cili hoqi siparin në ora 14:00. Studentët u prezantuan me shtatë kategoritë e çmimeve dhe format e aplikimit.

Dita e premte dërgoi ekipin e Albanian ICT Awards përsëri në Kosovë pranë studentëve të Kolegjit Universum. Mbajtur në ora 15:00, Bekim Muçolli vuri theksin tek vlerat e ICT Awards duke bërë thirrje pjesëmarrësve për tu bërë pjesë e këtij konkursi me përmasa kombëtare.

IMG_6387Ardian Alaj nga ICTSmedia duke folur për detajet e konkursit dhe format e aplikimit nuk hezitoi të inkurajonte studentët.

Këto ditë intensive plot takime dhe pasion do të vijojnë ku ditën e nesërme ekipi organizativ do të mbajë takimin e radhës në Qendren Bonevet në Gjakovë mbështetur fuqimisht nga Jakova Innovation dhe Komuna e Gjakovës. (ICTSmedia)

IMG_6377