IMG_3347-e1458248115870

Durrësi dhe Shkodra ishin dy destinacionet e reja të Albanian ICT Awards ditën e sotme. Gjithashtu krahas dy takimeve në qytetet e lartpërmendura, u mbajt edhe një i tretë në Prishtinë pranë Universitetit për Biznes dhe Teknologji.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacioni pranë Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit mirëpriti ekipi organizativ të Albanian ICT Awards ditën e sotme. Hapjen e këtij takimi bëri Dr. Senada Bushati, drejtore e departamentit të Shkencave Kompjuterike ndërsa më pas pjesëmarrësit u informuan për kriteret e vlerësimit dhe format e aplikimit në garën mbarëkombëtare.

IMG_6908

 

Takimi i dytë dhe i pari i këtij lloji në këtë qytet zuri vend në kryeqendrën e veriut, Shkodër. Nxënësit e Shkollës Austriake dhe entuziasmi i tyre foli për një realitet krejt ndryshe në këtë qytet. Fjalën hapëse të takimit e bëri Michael Maschek, profesor pranë këtij institucioni.

IMG_3345

Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë gjithashtu mikëpriti një tjetër takim në kuadër të informimit dhe ftesës për aplikantë potencial në këtë konkurs mbarëkombëtar. Hapja e takimit u bë nga Myzafer Shala pedagog pranë këtij Universiteti dhe mëpas fjalën e mori Ardian Alaj për detaje të konkursit.

2

Dita e sotme e dërgoi në 15 numrin e përgjithshëm të takimeve të organizuara ndërkaq dita e nesërme falë bashkëpunimit mes ICT Awards, Institutit “Harry Fultz” dhe Oficina do të mbahen disa takime të tjera me nxënës të shkollave të mesme.

IMG_6880

Ditën e shtunë do rikthemi përsëri në Shkodër pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës Dega Informatikë ku studentët do të prezantohen me vizionin e kësaj nisme mbarëkombëtare.

Ju rikujtojmë se data 31 Mars ngelet në fuqi si afati përfundimtar i pranimit të aplikimeve përmes uebfaqes ictawards.org. (ICTSmedia)