Teknologjia na ka dëshmuar se përmes saj nuk janë rrëzuar vetëm barrierat fizike, por edhe mitet e një shoqërie. Edicioni i 9-të i ICT Awards i cili ka nisur përgatitjet për finalen e madhe i hap rrugë një dekade teknologji Shqiptare. Më 29-30 Maj kandidatët e listës së ngushtë të edicionit të 9-të të ICT Awards treguan se limiti i tyre ishte imagjinata e tyre. Pjesëmarrja e një inovacioni shqipfolës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e mbarë diaspora Shqiptare është ajo që i jep karakterin e vërtetë kësaj gare: një garë mbarëkombëtare. E dëshmuar si tempulli i inovacionit shqipfolës, juria e edicionit të 9-të të ICT Awards përbërë nga: Altin Petre, Visar Jasiqi, Alda Shehu, Azir Aliu, Igli Gjelishti, Gjergji Guri, Elton Domnori, Edlira Martiri dhe Ilir Capuni me vetëm pak ditë nga nata e madhe Gala e 11 Qershorit, vrapoi drejt inovacionit duke çarë mes përmes emocionit dhe pasionit të 18 kandidatëve në Tiranë e 18…