Azir Aliu

Dr. Azir Aliu në vitin 2000 filloi karierën e tij në sektorin e TIK si sipermarës, ndërsa karierën akademike e filloi në vitin 2002 si asistent në fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në vitin 2012 në fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore Dr.Aliu mori titullin Docent ndërsa në vitin 2017 mori titullin Profesor inordinar. Që nga viti 2018 është Zëvendes Kryetar bordi ne Universitetin e Europes Juglindore dhe anëtar bordi në Business & Innovation Center.

Nga viti 2013 deri më 2018, Dr. Azir Aliu ka qene drejtor i Parkut Teknologjik pranë SEEU.
Gjithashtu Prof. Aliu ka ushtruar edhe detyrën zëvendes dekan i studimeve post diplomike të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore. Profesor Aliu ka qenë anëtar i Komitetit për Inovacion dhe sipërmarësi si dhe anëtar në komitetin për hartimin e strategjisë kombëtare për arsim dhe TIK. Është i angazhuar si ekspert për arsim në disa institucione jasht vendit. Ka dhënë kontribut në ndryshimin e kurikulave në R.Maqedonisë me qëllim të sinkronizimit të tyre sipas kornizës për arsim në R.Maqedonisë.