Gara mbarëkombëtare e teknologjisë dhe informacionit Albanian ICT Awards mbylli ditën e Dielë aplikimet në edicionin e saj të 10-të dhe nisur përgatitjet për finalizimin e një dekade në promovim të inovacionit. Themeluar në 2012-ën, në Albanian ICT Awards ka sjellë bashkë gjenerata heronjsh të ditëve moderne si yje në ngritje, sipërmarrës, ekzekutivë, profesionistë dhe liderë të cilët përmes teknologjisë dhe inovacionit kanë inspiruar, nxitur, promovuar dhe ndërtuar ide, projekte e biznese me rol formësues dhe transformues për shoqërinë shqiptare. 80 aplikime dhe 100 kandidatë u bënë pjesë e edicionit të 10-ës të Albanian ICT Awards në garë për çmimet më të mëdha të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Lugina e Preshëvës dhe mbarë hapësirës shqipfolëse dhe më gjerë. Historikish karakterizuar nga emocione të forta, kështu Albanian ICT Awards nis fazën e saj më rëndësishme, atë të vlerësimit të projekteve deri në shpalljen e fituesve të edicionit…