Igli Gjelishti

Igli Gjelishti është themelues dhe drejtues i dev.al, një prej kompanive kryesore të tregut ICT në Shqipëri.

Me një karrierë më shumë se 20 vjeçare në fushën e programimit, përpara se t’i dedikohej me kohë të plotë kompanisë që krijoi në vitin 2010, Igli shërbeu për 13 vjet, midis 2002 dhe 2015 si zhvillues web në Top Channel.

Në drejtimin e dev.al, prej vitit 2010 numëron dhjetëra projekte të suksesshme brenda dhe jashtë vendit, në fushën e shërbimeve publike, shëndetësise, tatimeve, sistemeve zgjedhore, etj. Sistemi devPOS i krijuar nga dev.al, është një nga produktet software ‘Made in Albania’ më të suksesshëm, i përdorur aktualisht nga mbi 13 mije biznese shqiptare.

Një vëmendje të veçantë, Igli i ka kushtuar krijimit të kushteve optimale për programues të rinj që të nisin dhe zhvillojnë karrierën e tyre. Rreth 30% e organikës së sotme të dev.al, janë rezultat i internshipeve të kompanisë.