Edlira Martiri

Edlira Martiri është Profesor i Asociuar, pranë Fakultetit te Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Që në fillimet e karrierës së saj në akademi dhe si zhvilluese softuerësh, interesi i saj ka qenë i fokusuar në dizenjimin dhe implementimin e algoritmeve dhe sistemeve të sigurtë. Zotëron dy grada Doktor në programet “Sisteme Informacioni” të mbrojtur në dep. “Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar”, UT, Shqipëri dhe “Siguri Informacioni” pranë dep. “Information Security and Communication Technology”, NTNU , Norvegji. Është anëtare e disa revistave shkencore, institucionesh ndërkombëtare, si dhe NCP për Shqipërinë pranë Shoqatës Europiane të Biometrisë (EAB) prej janarit 2014.
Prof. Martiri është mjaft aktive në komunitetin IT në Tiranë, si mentore, konsulente, team-builder, duke u përpjekur gjithmonë të zvogëlojë distancën mes akademisë dhe industrisë së IT në vendin tonë. Prej disa vitesh është dhe anëtare jurie e ICT Awards, ku ka pasur nderin dhe të drejtojë edicionin e tij të fundit.