ICT Awards Gala Night Early Bird tickets for only 25 Euro are valid until April 21, 2019
April 30, 2019
REZERVO TANI

Visar Jasiqi

Visar Jasiqi është Shef i Operimeve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në RIT Kosovë (AUK). Ai është një besimtar i plotë në transformimin socio-ekonomik të Kosovës përmes edukimit dhe se ky transformim vjen kryesisht nga zhvillimi i kapaciteteve njerëzore që përfshijnë teknologjinë në mësim, punë dhe jetë të përditshme. Ai ka udhëhequr iniciativat për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore për më shumë se 15 vjet, fillimisht si Menaxher i trajnimeve të TI-së në Institutin IPKO dhe më pas për më shumë se 13 vjet me Institutin e Trajnimit dhe Zhvillimit, një departament i edukimit të vazhdueshëm në RIT Kosovë (A.U.K).

Visar ka një Bachelor të Shkencave nga Instituti i Teknologjisë në Rochester (A.U.K) me përqendrim në Ndërmarrësi dhe Menaxhim (“minor” në Politika Publike) dhe është kandidat i “Executive MBA” në Universitetin Sheffield, City College. Ai është certifikuar si Project Management Professional nga PMI dhe Quality Systems Manager nga Organizata Evropiane për Cilësi.