Prof.Dr. Ilir Çapuni

Iliri ka marrë titullin e doktorit të shkencave kompjuterike në Boston University në 2012. Ka ligjeruar te Universiteti Epoka nga vitit 2013 deri në vitin 2016 nga kur aktivitetin e vet akademik e ushtron te Universiteti New York Tirana.

. Ka stërvitur ekipin olimpik të Shqipërisë në informatikë dhe sjellur medaljen e parë nga një olimpiadë ndërkombëtare në këtë fushë në vitin 2014. Ka themeluar Laboratorët e Ekselencës në Tiranë nga i cili kanë dalë disa produkte dhe kompani spin.

Është njëri nga themeluesit e konferencës shkencore Balkan Communications Conference dhe një anëtarët e bordit drejtues të saj, edicioni i parë i të cilës u mbajt në Tiranë në maj-qershor 2017. Është kërkues aktiv në disa fusha të shkencave kompjuterike.

Së fundmi, Ilir është njëri nga themeluesit e rrjetit social të decentralizuar FBRK.io me seli në Cambridge (SHBA).  Jeton dhe vepron në Ulqinit, Tiranë dhe Boston.