Prof Dr .Edmond Hajrizi

Prof Dr .Edmond Hajrizi është themeluesi dhe rektori i institucionit privat të arsimit të lartë, UBT, me të cilin solli përvojën dhe ekspertizën e marrë nga studimet dhe puna nëpër shumë universitete dhe institucione ndërkombëtare.

Ai u diplomua në profesionin e inxhinierit në Universitetin e Prishtinës, ndërsa dy vite më pas, mori titullin master në Teknologji të Përparuar të Automatizimit në këtë universitet. Në po të njëjtin vit, ai u bë pjesë e Universitetit të Vjenës, ku mori gradën doktor shkence në Menaxhim të Sistemeve dhe paralelisht përfundoi edhe studimet për Teknologji të Informacionit, teksa studimet e postdoktoratës i përfundoi në Angli, në City University London.

Ai është menaxher i certifikuar për Menaxhim të Cilësisë nga TUEV Austria, është vlerësuesi i parë i akredituar për projektin e certifikimit në 4 nivele nga Shoqata Ndërkombëtare për Menaxhim të Projekteve. Hajrizi është ekzaminer dhe trajner i akredituar për Menaxhim të Cilësisë nën skemën e Organizatës Evropiane për Cilësi dhe Quality Austria, është vlerësues kryesor i akredituar për EFQM Model nga Fondacioni ILEP.

Rektori Hajrizi u kthye nga Vjena për të jetësuar ëndrrën e tij për krijimin e institucionit që sjell në Kosovë inovacionet dhe përparimet teknologjike në hapin e njëjtë me të gjitha vendet e tjera të zhvilluara, duke u shndërruar shpejt në adresën numër 1 për studime të larta në Kosovë dhe në rajon.

Në vitin 2001, Hajrizi themeloi institutin IEME, përmes të cilës solli një qasje ndryshe ndaj hulumtimit studimeve universitare, trajnimeve profesionale konferencave ndërkombëtare. Ndërkaq, në vitin 2003 u licencua UBT duke hyrë fuqishëm  në fushën e studimeve universitare

Themelimi i UBT-së shënoi një kapitull të ri për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, në një hap dhe nivel në të cilin nuk ka qenë asnjëherë më parë

Suksesi i UBT-së dhe profesionalizmi i Hajrizit, ndikoi në rritjen e besimit tek ky institucion dhe nga 29 studentë sa ishin në gjeneratën e parë, u bën mbi 10 000 të tillë, që të ardhmen e tyre profesionale e lanë në duar të UBT-së, ndërsa si shpërblim, mbi 90% e tyre, sot janë aktivë në tregun e punës dhe punësojnë qindra njerëz të tjerë në vit.

Sot, UBT është sinonim i institucionit që ofron programet më të përparuara e të krahasueshme me programet ne Evropë dhe SHBA.

Është vendi që ofron studime në të gjitha drejtimet, për profilet e  të cilave ka kërkesa tregu i  punës dhe është adresa kryesore e institucioneve shtetërore për të  kërkuar ekspertizë e përkrahje profesionale.

UBT  është nikoqiri i mijëra personaliteteve të njohura botërore që vijnë për vizitë në Kosovë. Është mbështetja më e madhe për krerët e lartë shtetërorë, që punojnë për ngritjen e cilësisë dhe nivelit të jetesës në Kosovë.

Përmes lobimit të profesorit Hajrizi, sot Kosova është anëtare dhe zë i fuqishëm nëpër shumë institucione ndërkombëtare, aty ku politika nuk mundi të depërtojë asnjëherë.

UBT është bërë vatra e punësimit për më shumë se 500 persona që punojnë si staf akademik dhe administrativ, të cilët janë të kualifikuar dhe të shkolluar në UBT ose në institucione të tjera prestigjioze ndërkombëtare.

UBT është institucioni më serioz akademik në organizimin e konferencave ndërkombëtare e shkencore dhe u mundësoi dhjetëra studentëve regjistrimin dhe përfundimin e doktoratave në universitetet më të njohura ndërkombëtare.

Falë ndikimit të madh të Hajrizit, sot UBT bashkëpunon me 240 universitete nga i gjithë rruzulli.

UBT është  adresa numër një për të gjithë ata që duan të bëhen më të mirët, ndërsa prof. dr Edmond Hajrizi është njeriu i cili e la pas  mirëqenien që ia dhuroi një vend si Austria dhe u kthye në Kosovë që të njëjtën mundësi t’ua ofronte të rinjve dhe njohuritë e dijen e tij evropiane ta sillte me UBT-në për dhe në Kosovë.