Linda Shomo

Linda Shomo është themeluese dhe CEO e EasyPay, një platformë elektronike pagesash në Shqipëri. Linda ka një eksperiencë të provuar në drejtim dhe mbi 23 vite eksperiencë në teknologji dhe informacion, 17 prej të cilave në sektorin financiar. Përpara se të themelonte EasyPay, Linda ka mbajtur role menaxhimi IT në institucione të ndryshme globale si American Bank of Albania, Western Union, First Data International etj.

Ajo themeloi EasyPay në 2010-ën dhe është një prej femrave të pakta themeluese dhe drejtuese në sektorin FinTech në Ballkan. Puna e saj dhe roli udhëheqës në revolucionin dixhital financiar i EasyPay janë vlerësuar me çmime të ndryshme si “Gruaja në ICT” në edicionin e tretë të Albanian ICT Awards, “Gruaja në FinTech Powerlist 2017” dhënë nga Innovate Finance, me çmimin Top 3 Women në Industrinë e Transferimit të Parave 2018 nga IMTC;

EasyPay është përzgjedhur si një prej tre kompanive FinTech më të mira në Evropë dhënë nga European FinTech Awards 2017. Përveç drejtimit të EasyPay, Linda gjithashtu shërben si anëtare bordi pranë Shoqatës Shqiptare të IT, Rrjetit Shqiptar të Këshillimit, Komitetit të Femrave në Biznes, Dhomës Amerikane të Tregtisë etj. Ajo mban një diplomë në Shkenca Kompjuterike, një MBA dhe një certifikatë Management Consultancy Essentials nga IBC.