ICT Awards Gala Night Early Bird tickets for only 25 Euro are valid until April 21, 2019
April 30, 2019
REZERVO TANI

Gjergji Guri

Gjergji Guri është themelues dhe drejtor i përgjithshëm i Facilization si dhe anëtar bordi i AITA (Shoqata Shqiptare e TIK) dhe ACN (Rrjeti i Konsulentëve Shqiptarë). Facilization është kompania lider Shqiptare në ofrimin e zgjidhjeve, produkteve dhe shërbimeve për TIK në sektorin financiar në Shqipëri dhe BE.

Gjergji u diplomua për Informatikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë  për të vijuar më pas studimet Master Shkencor për Teknologji Informacioni në Universitetin e Liverpool në Mbretërinë e Bashkuar.

Karrierën e nisi si programues me kohë të pjesshme pranë Bankës Kombëtare Tregtare në vitin 1995. Gjatë një karriere 15 vjecare në sektorin bankar, Gjergji ka mbajtur postin e zhvilluesit në Bankën e Kursimeve (sot Raiffeisen Bank), Zëvendës President dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe Drejtorit të Operacioneve pranë Bankës Intesa Sanpaolo Shqipëri.

Me një eksperiencë profesionale prej 23 vitesh, Gjergji zotëron njohuri të thella dhe eksperiencë në aplikimin e teknologjisë së informacionit, në menaxhim dhe sipërmarrje.

I udhëhequr nga iniciativa dhe dëshira për të kontribuar në zhvillimin dhe fuqizimin e tregut të TIK në Shqipëri, përkrah nisma të ndryshme në mbështetje të të rinjve të talentuar dhe iniciativave novatore.