Edlira Martiri

Edlira Martiri ka përftuar gradën Doktor në Sisteme Informacioni në fushën e mbrojtjes së të dhënave në Sistemet e Informacionit të Imazheve, si dhe titullin Profesor i Asociuar pranë departamentit Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar, FE, UT. Prej vitit 2009 ajo është lektore me kohë të plotë pranë të njëjtit department, ku mbulon lëndë të programimit dhe sigurisë së informacionit. Për një periudhë dy vjeçare ajo ka qenë e afiliuar dhe me departamentin e Sigurisë së Informacionit në Universitetin për Shkencë dhe Teknologji në Norvegji (NTNU), si kërkuese shkencore për dizenjimin dhe implementimin e mekanizmave të rinj mbrojtës në modelet biometrike.

Znj. Martiri ka një eksperiencë të gjerë në fushën e IT në përgjithësi dhe e sigurisë së informacionit në veçanti. Është e angazhuar në disa projekte ndërkombëtare, si dhe është anëtare e disa instituteve ndërkombëtare si CCIS (Center for Cyber and Information Security), Norvegji dhe NBL (Norwegian Biometrics Laboratory). Prej janarit 2014 Edlira Martiri shërben dhe si Pikë Kontakti Kombëtare (NCP) e Shoqatës Europiane të Biometrisë (www.eab.org) me bazë në Hollandë.

Duke qenë gjithnjë entuziaste për teknologjitë e sigurta, etikën në kërkim dhe zhvillim, si dhe transparencën e proceseve, fokus i kërkimit të saj së fundmi janë rrjetet blockchain si dhe zhvillimi i kontratave smart. Ndjek dhe është anëtare aktive e komuniteteve lokale të IT në Shqipëri, konsulente për start-ups dhe ekipeve zhvilluese të studentëve.