Dr. Bardha Qirezi

Bardha Qirezi është rektore e Kolegjit Riinvest, institucion i arsimit të lartë që ofron programe në fushën e Shkencave Kompjuterike, Menaxhimit të Biznesit, Shkencave të të Dhënave dhe Ekonomiksit dhe Politikës. Ajo është ligjëruese e lëndëve Metoda Kërkimore dhe Menaxhimi i Projekteve në nivelin baçellor dhe master.

Znj. Qirezi ka doktoratë në Shkenca Politike dhe Sociologji si dhe master në Zhvillimin e të Rriturve nga Universiteti Kombëtar i Irlandës në Galway. Studimet e saja fokusohen në fushën e arsimit si sociologjia, teknologjia dhe ndërkombëtarizimit të arsimit. Fusha e saj e kërkimeve është vlerësimi i programeve, identiteti i nxënësit dhe mësimi transformativ.

Znj. Qirezi ka punuar si drejtoreshë akademike, mësimdhënëse, menaxhere e cilësisë dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare në 17 vitet e fundit. Ajo ka punuar edhe në sektorin publik dhe privat. Në Universitetin e Prishtinës ajo ka menaxhuar zbatimin e reformës së Bolonjës dhe ECTS-së duke krijuar mobilitete të qëndrueshme të studentëve dhe të stafit. Në Kolegjin Riinvest është angazhuar në sigurimin e cilësisë dhe validimin e programeve ndërkombëtare, ku vetëm në vitin e kaluar Kolegji Riinvest është validuar nga Universiteti i Londrës të ofrojë programe me drejtim akademik nga London School of Economics and Politics, duke përfshirë edhe programin inovativ Data Science and Business Analytics i cili është ofruar për herë të parë. Viteve të fundit është angazhuar në disa projekte si zhvillimi i softuerëve për menaxhim të arsimit, teknologji të mësimdhënies, trajnim të mësimdhënësve, dhe në projekte inovative sociale.