Alda Kika

Prof. Asoc. Dr. Alda Kika është pedagoge pranë Departamentit të Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës prej vitit 2001. Përveç mësimdhënies kryen dhe  funksionin e Zëvendës Dekanes për kualifikimin pedagogjik-shkencor dhe ciklin e tretë të studimit pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës prej tre vitesh si dhe të drejtueses së grupit mësimor kërkimor Sisteme të Avancuara Informatike pranë Departamentit të Informatikës prej vitit 2012.

Alda  u diplomua për Informatikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në  Universitetin e Tiranës,   për të vijuar më pas studimet  pasuniversitare   Master në  Informatikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës; Master  në Administrim Biznes  në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe equivalentim të Masterit Shkencor në Informatikë pranë Universitetit Shtetëror të Milanos, Itali.

Gjatë vitit 2017, nëpërmjet bursës Fulbright ka kryer një periudhë gjashtë mujore në  kërkim, në drejtimin e vizionit kompjuterik,  pranë Departamentit të Shkencave Kompjuterike, Universiteti George Mason në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Interesat e saj të kërkimit gjatë doktoraturës dhe pas saj  përfshijnë: zbulimin dhe menaxhimin e njohurive në fusha si mjekësi, arsim etj., modelim dhe implementim të sistemeve të informacionit dhe bashkëveprimi njeri kompjuter me fokus të vecantë tek studimi i përdorimit të teknologjive për përmirësimin e aktiviteteve njerëzore dhe implementimi i ndërfaqjeve të përdoruesit natyrale për njerëzit me aftësi ndryshe.