Mbrëmja e datës 29 Prill kishte rezervuar supriza të shumta për pjesëmarrësit dhe finalistët e edicionit të katërt të Albanian ICT Awards. Organizuar pranë Hotel Sheraton Tirana, Mbrëmja Gala solli momentin e shumëpritur për të gjithë, shpalljen e fituesve të garës mbarëkombëtare në sektorin e teknologjisë së informacionit. Tiranë, 29 Prill – Ishte Kushtrim Shala, bashkëthemelues i garës i cili hoqi siparin e Mbrëmjes Gala me fjalën e tij ku ndër të tjera tha: “Jam i bindur se në këtë mbrëmje do të ballafaqohemi me një inovacion plot vlera nga gjithë trevat shqiptare.” Në këtë aktivitet nderuan me pjesëmarrjen e tyre zv. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi, Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, Nën Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Arbjan Mazniku dhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. “Pjesëmarrja e përfaqësuesve të pushtetit qëndror dhe lokal nga Shqipëria dhe Kosova është një tregues i qartë për rëndësinë…


















