Dr. Julia Goga-Cooke është akademike, gazetare, ideatore dhe sipërmarrëse. Julia drejton akademinë londineze Gconsultancy Innovation, një akademi IOEE e cila u vjen në ndihmë organizatave të inovojnë dhe të rriten.
(IOEE, Instituti për Sipërmarrjen dhe Sipërmarrësit, është intituti i vetëm profesional në Britani dedikuar sipërmarrjes.)
Julia sjell një sërë disiplinash të cilat i njeh në themel falë karrierës që zotëron. Pas një karriere në akademi dhe PhD në Gjuhesine e Aplikuar, Julia ka punuar për Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe më pas për Sherbimin Boteror te BBC ku shërbeu për 16 vite si , producente, editore dhe drejtuese e larte.
Julia drejtoi BBC ne Shqip për 10 vjet për tu bërë më pas Editore Globale e Lajmeve dhe Këshilltare Editoriale për BBC World Service, BBC TV dhe BBC Online në 42 gjuhë.
Në 2008 ajo ju bashkua programit te Wharton Fellows dhe studioi një vit Menazhim Inovacioni dhe Krijim Sipermarrjesh pranë Central Saint Martins dhe London Business School.
Julia bashkëthemeloi dhe menaxhoi Konsorciumin Future of Work Research ku solli bashkë ekzekutivë dhe akademikë nga 80 korporata globale për të hulumtuar dhe ndërtuar si do te punojme ne te ardhmen.
Pasioni i saj e drejtoi për në Intitutin Teknologjik të Massachusetts për të studiuar Collaborative Innovation Networks. Ajo është partnere e MIT SOLVE.
Në 2015-ën Julia themeloi Albanian Innovation Accelerator, një fondacion i cili u vjen në ndihmë të rinjve në përdorimin e teknologjisë për të zgjidhur problemet e komunitetit të tyre dhe për të filluar sipërmarrje të reja. Programet e sipermarrjes ne AIA fuqizohen nga MIT Launch Club. Vitin e kaluar Julia prezantoi konceptin “Design Thinking” për mese 1,000 të rinj shqiptare per te formuar tek ata mendesine e zgjidhjes së problemeve dhe rritjes permes inovacionit.
Julia jep leksione në Design Thinking, Foresight dhe Strategji në Universitetin Loughborough London, Akseleratorin Design Thinking dhe London /New York Strategic Design Management. Ajo është partnere dhe trup pedagogjik në RSA. Julia është folese publike dhe botuese e revistes Inspire to Innovate.

Dr. Mirlinda KARÇANAJ është diplomuar në  Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, pranë të cilit ka kryer Masterin Shkencor dhe Doktoraturën në Informatikë. Prejt tetorit 2013 ajo është Drejtoreshe e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Fushat e saj kërkimore përfshijnë: dixhitalizimin, ndërlindhjen e sistemeve, shërbimet e qendërzuara online, çështjet dhe zgjidhjet e ndërtimit të infrastrukturës së informacionit, pagesat elektronike dhe qeverisjen elektronike në Shqipëri. Punët e saj i ka prezantuar në një sërë konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe revista shkencore shqiptare dhe të huaja.

Anila është një eksperte sigurie me një eksperiencë 12 vjeçare profesionale në sigurinë e informacionit dhe vijueshmërinë e biznesit. Ajo zotëron njohje të thella dhe eksperiencë në procese të ndryshme të sigurisë së informacionit falë funksionit të ushtruar në një prej bankave më të mëdha në Shqipëri. Përgjatë viteve Anila ka ndërtuar dhe drejtuar implementimin e disa proceseve dhe zgjidhjeve të sigurisë në këtë bankë.
Më vonë ajo themeloi Qendrën e Kompetencës së Sigurisë Dixhitale pranë Raiffeisen International, një funksion i cili synon të bëj lidhjen mes sigurisë dhe inovacionit të cilat qëndrojnë në themel të botës dixhitale.

Anila ka studiuar “Shkenca Kompjuterike” në Universitetin e Tiranës dhe mban disa certifikime si CISSP, CISA, CISM. Ajo është mbështetëse e avancimeve dhe inovacionit në fushën e sigurisë.

Jonida Çerekja është aktualisht Këshilltare e Kryetarit të Bashkisë Tiranë prej vitit 2015 dhe mbulon fushën e Teknologjisë së Informacionit. Më parë ka shërbyer në të njëjtin pozicion në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Gjatë këtyre viteve ajo ka iniciuar dhe implementuar një sërë projektesh dhe nismash në përmirësimin e shërbimeve të Qeverisë Qendrore apo Lokale në fushën e zhvillimit teknologjik për shërbimet sociale, apo shërbime në ndihmë të komunitetit të cilat kanë patur një impakt të menjëhershëm në jetën e përditshme të qytetarëve. Gjithashtu, ka marrë pjesë në prezantime të ndryshme ndërkombëtare të nismave të Qeverisë Shqiptare në fushën e Sistemeve të Menaxhimit të Informacionit.
Ajo ka studiuar “Inxhinieri Kompjuterike” në Universitetin Ege në Izmir si edhe MBA në Universitetin Koç në Stamboll, Turqi. Më pas ka punuar në sektorin privat në Stamboll, ku ka shërbyer fillimisht si Analist Biznesi dhe më pas si Menaxher Projekti. Ndër kompanitë me të cilat ajo ka punuar gjatë kësaj periudhe mund të përmenden Citibank, ING Bank, TEB, Millennium Bank, ABank, TBank, ArapTurk, Kuveytturk Bank dhe kompani lokale shqiptare si Albtelecom në Tiranë.

Prof.Asoc.Dr. Anni Dasho Sharko ka një  përvojë të gjatë në mësimdhënie në nivel Universitar. Aktualisht ajo është lektore në nivelin Master dhe Batchelor të Profilit Informatikë Ekonomike pranë Universitetit Europian të Tiranës. Përgjatë karrierës së saj profesionale, Prof.Asoc.Dr. Sharko, ka gjithashtu një eksperiencë të pasur pune në sektorin publik dhe ate privat, duke qenë e angazhuar si Drejtore Përgjithshme e Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Ministrinë e Financave për një periudhë 12 vjecare dhe më pas në Sektorin Elektroenergjitik CEZ ALBANIA si Drejtore e Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, duke u angazhuar gjatë gjithë kësaj periudhe kohore dhe si konsulente e pavarur në një sërë projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e Teknologjise se Informacionit. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike, Dega Elektronikë, vijon më pas studimet për Master Shkencor në Inxhinieri Kompjuterike, mbron Doktoraturën në fushën e Teknologjisë së Informacionit si dhe mban aktualisht titullin akademik, Professor i Asocuar Doktor në Informatikë të Aplikuar në Ekonomi. Përpos një numëri të madh specializimesh dhe konferencash, Prof.Asoc.Dr. Sharko ka publikuar gjithashtu artikuj të shumtë shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Aktualisht drejtor i IT per Digitalb, me nje eksperience 20 vjecare ne fushen e IT nga te cilat me shume se 16 vjet ne fushen e mediave audio vizive. I pefshire qe ne fillim me ngritjen dhe konsolidimin e IT prane Top Media group ka pasur padyshim ndikimin e vet ne perdorimin e IT si nje force shtytese ne inovacionin qe e karakterizon kete grup mediatik.
Puna dhe arritjet e tij jane kryesisht ne fushen e aplikimit te teknologjise se informacionit ne prodhimin e kontentit Audio/Video, ne shperndarjen e tij si dhe sherbimet ekstra qe vijne me te.

Visar Jasiqi për më shumë se 11 vite merret me zhvillimin e resurseve humane në sektorin e teknologjisë informative dhe komunikuese në Kosovë. Ka menaxhuar programet edukative te IT-së në Ipko Institute deri ne dhjetor 2005 dhe tani për 8 vite shërben si udhëheqës i Institutit për Trajnim dhe Zhvillim pranë A.U.K.-së.

Prof. Ass. Marenglen Biba eshte qe nga 2009 Drejtor i Departamentit te Shkencave Kompjuterike prane University of New York in Tirana. Studimet baze dhe ato te doktoratures i ka kryer ne fushen e shkencave kompjuterike ne Universitetin e Barit, Itali. Qe nga 2013, mban titullin profesor i asociuar ne shkencat kompjuterike akorduar nga Universiteti Politeknik i Tiranes. Prof. Biba eshte autor i mbi 50 publikimeve nderkombetare ne konferenca dhe revista shkencore kryesisht ne fushen e machine learning, data mining dhe sistemeve inteligjente. Prof. Biba ka kryer ne vitet 2010-2016 detyren e kryeredaktorit te revistes IJSNM – International Journal of Social Network Mining, Inderscience, Zvicer.

Aktualisht, qe nga viti 2010, perfaqeson Shqiperine ne rrjetin nderkombetar MIRLABS. Prof. Biba ka marre pjese ne disa projekte kerkimore nderkombetare dhe ka sherbyer si ekspert kombetar ne disa projekte me rendesi per Shqiperine si p.sh: ekspert kombetar per teknologjine  e informacionit prane WHO dhe Ministrise se Bujqesise per forcimin sigurise ushqimore ne vend; ekspert kombetar per teknologjine  e informacionit prane UNDP dhe Ministrit te Ceshtjeve Vendore ne kuadrin e reformes territoriale. Prof. Biba eshte vazhdimisht ne kerkim te sfidave jo vetem ne kerkim shkencor por edhe ne industri ku qe nga viti 2013 eshte themelues i kompanise ProTech – Professional Technologies qe operon ne tregun e teknologjise se informacionit dhe telekomunikacioneve dhe zhvillon sisteme per sherbime inovative ne keto fusha.

Jeton Siqeca i diplomuar në Bachelor në Kolegjin Amerikan të Shkencave Kompjuterike në Selanik mban një diplomë Master në Inxhinieri Softuerike dhe Telekomunikacioni nga Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield.

Gjatë studimeve ai filloi punën si Zhvillues Softueri në Bankën e Biznesit në Prishtinë për tu bërë më pas Menaxher i Departamentit të IT-së. Aktualisht është pjesë e Departamentit Teknologjik dhe bashkëmenaxhues në UNICEF Innovations Lab Kosovo duke ofruar mbështetjen e tij në grumbullimin, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në kohë reale duke përmirësuar ndërhyrjet tek fëmijët dhe adoleshentët. Jeton Siqeca është pjesë e Kolegjit Riinvest ku shëben si pedagog i Sigurisë së të Dhënave dhe Menaxhimit të Projekteve në ICT.

Aktualisht Drejtor i Parkut Teknologjik (SEEUTechPark) në “Universitetin e Evropës Juglindore”

Aliu është Ph.D. në lëminë e shkencave kompjuterike. Nga viti 2002 është ligjërues në fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Gjithashtu prof. Aliu ka ushtruar edhe detyrën zëvendes dekan i studimeve post diplomike të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore. Nga viti 2013 është i angazhuar në Qeverinë e R. Maqedonisë si këshilltar i Kryeministrit për Arsim, Inovacion, Shkencë dhe IT.
Në fushën e IT-së Aliu ka publikuar mbi 20 punime shkencore. Gjithashtu ai mori mirënjohje në edicionin e fundit të ICT Awards. Aktualisht prof. Aliu drejton projektin IKT në arsimin fillor,të mesëm dhe atë universitar në R.Maqedonisë. Është i angazhuar si ekspert për arsim në disa institucione jasht vendit. Ka dhënë kontribut në ndryshimin e kurikulave në R.Maqedonisë me qëllim të sinkronizimit të tyre sipas kornizës për arsim në R.Maqedonisë.

Aktualisht në detyrën e Drejtorit Exekutiv të Microsoft në Shqipëri. Me një experience prej 13 vitesh në fushën e Teknologjisë dhe informacionit , duke filluar si professor i ICT dhe vazhduar karrieren ne disa kompani vendase dhe nderkombetare ka qene gjithnje i udhehequr nga iniciativa dhe deshira per te dhene kontribut ne zhvillimin e ICT ne shqiperi.
Experienca 3-vjecare në rolin e perfaqesuesit të Hewlett Packard në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, e ka pajisur me njohuri te zgjeruar te tregut ICT në rajon ku ka luajtur një rol të rëndesishëm në forcimin e pozitave të kompanisë në këto tregje.
Eshtë diplomuar në universitetin Politeknik të Tiranës, studiues dhe njohës në nivelin expert i teknologjisë dhe informacionit, si dhe zoteruës i disa certifikimeve të njohura ndërkombetare si Microsoft, ITIL, Cisco, HP etj…
Nje ndër synimet dhe prioritet kryesore në rolin e tij mbetet zhvillimi i fuqizimi i sektorit te ICT në Shqiperi dhe kontributi i vazhdueshëm në mbështetje të të rinjve dhe iniciativave innovative.

Endri Xhina është Prof. Asoc. në Departamentin e Informatikës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Ai drejton grupin kërkimor të e-shërbimeve po në këtë departament pjesë e të cilit janë tre studentë me titull Dr. dhe 5 studentë të titullit PHD.
Aktiviteti kërkimor i grupit përqendrohet në ofrimin e e-shërbimeve në fushat si e-qeveria, e-tregtia, e-shëndeti, e-mësimi dhe jo vetëm por edhe në modelimin e shërbimeve, semantikëve, zbulimin, orkestrimin, dhe modelimin e proceseve dhe automatizimin e proceseve të biznesit.
Endri jep leksione të programimit në ueb, sistemeve multimediale dhe e-commerce. Ai është bashkautor i teksteve “Sistemet Multimediale” dhe “Programimi në Ueb”. Ai shërben si zëvendës dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe është përgjegjës për implementimin e Sistemit të Informacionit të këtij fakulteti.
Ky sistem ofron procese mësimore (kurrikula, korrigjime dhe nota) dhe administrative (aplikime, regjistrime, tarifa, bursa, burime njerëzore, listë pagesa, portalin e studentit, portalin e fakultetit, sistem e-mail dhe sistem autentikimi për 8,000 llogari.)
Endri Xhina është themelues i ICT Solutions, një kompani e cila ofron zgjidhje softueri, këshillime dhe trajnime. Që nga 2006 ICT Solutions ka ofruar zgjidhje dhe trajnime IT për kompanitë e telekomunikacionit (ALBtelecom, Eagle Mobile, Intracom), bankat (Raiffeisen, Credit Agricole, Alpha Bank), kompanitë e sigurimit dhe organizatat ndërkombëtare (GIZ, USAID).

Gjergji Mulla mban aktualisht pozicionin Zv. Dekan në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ai është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar që nga viti 2014.

Nga viti 2002 dhe deri në vitin 2013 ka qenë i angazhuar në mësimdhënie si pedagog i jashtëm pranë departamentit të Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Nga viti 2000 deri në vitin 2014 ka mbajtur poste të ndryshme në departamentin e IT-së në Bankë dhe gjithashtu ka qenë Drejtor i Sigurisë së Informacionit pranë Bankës Credit Agricole (Albania).

Gjithashtu, ka përfunduar punimin të tij me temë “Ndertimi i nje plani sigurie per mbrojtjen e proceseve dhe informacioneve kritike ose sensitive” duke mare graden shkencore Doktor ne Informatik.

Ai është i angazhuar në mësimdhënie për rreth 14 vjet, kryesisht në lëndët e lidhura me Sigurinë e Informacionit dhe Zhvillimit të Aplikacioneve kompjuterike. Ka një kontribut të gjerë në fushën kërkimore të pasqyruar në projekte, artikuj shkencorë, botime dhe pjesëmarrje në konferenca. Ai gjithashtu ka një eksperiencë te gjatë në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve Informatike.