Aktualisht drejtor i IT per Digitalb, me nje eksperience 20 vjecare ne fushen e IT nga te cilat me shume se 16 vjet ne fushen e mediave audio vizive. I pefshire qe ne fillim me ngritjen dhe konsolidimin e IT prane Top Media group ka pasur padyshim ndikimin e vet ne perdorimin e IT si nje force shtytese ne inovacionin qe e karakterizon kete grup mediatik.

Puna dhe arritjet e tij jane kryesisht ne fushen e aplikimit te teknologjise se informacionit ne prodhimin e kontentit Audio/Video, ne  shperndarjen e tij si dhe sherbimet ekstra qe vijne me te.

14 vjet eksperiencë në teknologjinë e informacionit dhe sistemit bankar, prej 8 vitesh drejton departamentin e zhvillimit të softuerit pranë Raiffeisen Bank, një nga më të medhenjtë në vend.

Përgjegjës për transformimin dixhital të bankës dhe kontribues në evolimin e tregut shqiptar në terësi. Ka drejtuar një numër të madh projektesh dhe iniciativash për automatizimin e proceseve, sistemeve të menaxhimit të riskut dhe inovacionit në tregun bankar. Ekspert në arkitekturat e sipërmarrjeve, proceset e zhvillimit të softuerit përfshi metodologjitë agile dhe metodologjitë Continuous integration dhe Continuous delivery.

Ndjek zhvillimet globale në fushën e teknologjisë dhe aplikimeve në biznes. Iniciator i pilotimeve për aplikimin dhe implementimin e këtyre praktikave dhe teknologjive në tregun shqiptar.

Visar Jasiqi për më shumë se 11 vite merret me zhvillimin e resurseve humane në sektorin e teknologjisë informative dhe komunikuese në Kosovë. Ka menaxhuar programet edukative te IT-së në Ipko Institute deri ne dhjetor 2005 dhe tani për 8 vite shërben si udhëheqës i Institutit për Trajnim dhe Zhvillim pranë A.U.K.-së.

Ka studiuar Inxhinierise Elektronike ne Universitetin Politeknik te Tiranes,
Certifikuar nga USTTI, Instituti Amerikan i Trajnimeve ne fushen e Telekomunikacionit dhe VOA,per menaxhim dhe projektim te sistemeve broadcast per studio televizive dhe radiofonike .
Aktualisht drejtor teknik /CTO ne Televizionin TopChannel , me nje eksperience 15 vjecare ne fushen mediave audio vizive.
Ka qene ne fillimet e grupit mediatik dhe aktualisht eshte , pjese e perzgjedhjes edhe e implementimit te teknologjive edhe softwareve specifike, ne projektet kryesore teknologjike ne Top Channel.
Projektues i sistemit te pare full HD ne Shqiperi, ka pasur arritje ne fushen e aplikimit te teknologjive innovative ne fushen e telekomunikacionit ne drejtim te transmetimeve live .
Keshillues ne fushen e teknologjive broadcast edhe infrastructure IT broadcast.
Menaxher i disa projekteve mbi software te ndertuar per qellimet operacionale te brendshme te televizionit,I fundmi nga te cilet software qe do te lidhe hallkat e ndryshem te linjes se transmetimeve live me punen e gazetareve.
Aktualisht po punon per strukturimin e plote sipas parametrave me bashkohore te Qendres se Re Televizive te TopChannel .

  • Aktualisht kryen detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Qendrës UET IT Solutions pranë Universitetit Europian te Tiranes.
  • Lektor i brendshëm në nivelin Master dhe Bachelor në Universitetin Europian të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Departamenti i Teknologjisë së Informacionit, Matematikës dhe Statistikës.
  • Me përvojë të gjatë në fushën e Teknologjisë së Informacionit në Sektorin Privat dhe atë Publik si:
    • Drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Korporatën Elektroenergjitike CEZ Albania,
    • Drejtor i Përgjithshëm i Teknologjisë së Informacionit në Ministrinë e Financave,
    • Konsulent “Senior“ i pavarur në projekte të ndryshme në fushën e ICT-së brenda dhe jashtë vendit.
    • Me një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e Projekteve në fushën e ICT-së në sektorin Publik dhe atë Privat si:
      • Drejtor i Përgjithshëm i Projektit: Implementimi i Sistemit të Thesarit në Ministrinë e Financave 2003-2010.
      • Menaxher i Projekteve kryesore në CEZ Albania 2010-2013: Data Cleaning, Sistemi i Billing-ut, MyAvis, Converge.
    • Gjatë jetës së saj akademike ka publikuar artikuj të shumtë shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit.

 

Me nje experience mbi 15 vjecare ne fushen e IT dhe Telekomunikacionit nje pjese e mire e te cilave ne fushen e zhvillimit te produkteve dhe sherbimeve online, mobile dhe inovacioneve ne funksion te permiresimit te proceseve te biznesit, tashme prej disa vitesh drejton skuadren e Teknologjive te reja dhe Inovacionit ne Vodafone Albania.
Ka drejtuar nje mori projektesh me rendesi te vecante si zhvillimi dhe ristrukturimi i finksioneve te shitjes ne dyqanet Vodafone, ofrimi nder te parat kompani ne shqiperi te blerjeve online nepermjet Vodafone eShop, zhvillimin e applikacioneve me te sukseshem per mobile si MyVodafone, Vodafone Books dhe se fundmi ka drejtuar zhvillimin e aplikacionit Tirana Ime e shume te tjere.
Pas perfundimit te studimeve te nivelit master ne Universitetin e Tiranes, aktualisht eshte duke punuar studimin doktoral prane Universitetit te New York-ut ne Tirane ne ne fushen e zhvillimit te biznesit nepermjet pagesave elektronike me fokus ne sistemet e pagesave nepermbjet telefonise se levizeshme.

Ertoni ka përfunduar studimet master për Administrim Biznesi dhe Teknologji në Universitetin e Sheffield, ne Angli, dhe studimet për Informatike në Universitetin e Tiranës. Ai ka përfunduar edhe një MBA ekzekutiv në Leadership Development në Harvard Business School. Ai ka punuar si menaxher për zhvillim biznesi dhe shitjesh si dhe konsulent për disa shoqëri ndërkombëtare, qe operojne në fushën e teknologjisë së informacionit. Ne vitin 2008, ai ka themeluar shoqërinë e tij, fokusuar ne infrastrukturë të teknologjisë së informacionit, zhvillim programesh kompjuterike, aplikacione për GIS dhe platforma celulare. Ertoni ka punuar në projekte me institucione qeveritare dhe organizata ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNDP, GIZ, USAID, etj. Ai është gjithashtu kryetari i Shoqatës së Sipërmarrësve të Rinj Shqiptar, një organizatë jofitimprurëse, qëllimi i së cilës është mbështetja e sipërmarrësve të rinj në Shqipëri. Aktualisht ai shërben si Keshilltar i Kryeministrit.

Aktualisht në detyrën e Drejtorit Exekutiv të Microsoft në Shqipëri. Me një experience prej 12 vitesh në fushën e Teknologjisë dhe informacionit , duke filluar si professor i ICT dhe vazhduar karrieren ne disa kompani vendase dhe nderkombetare ka qene gjithnje i udhehequr nga iniciativa dhe deshira per te dhene kontribut ne zhvillimin e ICT ne shqiperi.

Experienca 3-vjecare në rolin e perfaqesuesit të Hewlett Packard në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, e ka pajisur me njohuri te zgjeruar te tregut ICT në rajon ku ka luajtur një rol të rëndesishëm në forcimin e pozitave të kompanisë në këto tregje.
Eshtë diplomuar në universitetin Politeknik të Tiranës, studiues dhe njohës në nivelin expert i teknologjisë dhe informacionit, si dhe zoteruës i disa certifikimeve të njohura ndërkombetare si Microsoft, ITIL, Cisco, HP etj…

Nje ndër synimet dhe prioritet kryesore në rolin e tij mbetet zhvillimi i fuqizimi i sektorit te ICT në Shqiperi dhe kontributi i vazhdueshëm në mbështetje të të rinjve dhe iniciativave innovative.

Endri Mataj është një sipërmarrës i ri, adhurues i teknologjisë, i cili ka si synim rritjen e kreativitetit dhe inovacionit në rrjetin dhe komunitetin e tij lokal.

Endri ka shërbyer si këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë për sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), ndërkaq në të kaluarën ai ka mbajtur disa pozicione IT në administratën publike. Aktualisht, Endri është CEO dhe bashkëthemelues i ARPAD Partners, bashkëthemelues i një startupi teknologjik në Indi, drejtor i Startup Grind për Shqipërinë dhe shërben në pozitën e anëtarit të Bordit pranë shoqatës shqiptare të Fulbright Alumni (AFAA)

Endri bart një diplomë Masteri në Telekomunikacion dhe Menaxhim Rrjetesh nga Universiteti i Sirakuzës në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe një diplomë bachelor në Matematikë pranë Universitetit Rus Miqësia e Popujve në Moskë, Rusi. Endri zotëron disa çmime dhe nderime, si çmimi Fulbright Student nga Departamenti Amerikan i Shtetit, çmimi John R. Weitzel për ekselencë në kërkime mbi sistemet e informacionit nga Universiteti i Sirakuzës, anëtar i shoqërisë së nderit Phi Beta Delta, çertifikatë vlerësimi për profesionalizëm të lartë nga Agjencia e Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë dhe është shpallur qytetar nderi i shtetit të Nebraska në SHBA.

Dr.Ilir Çapuni vjen nga Ulqini i Malit të Zi, është ligjërues në Departamentin e Inxhenierisë Kompjuterike pranë Universitetit Epoka. Ka doktoruar në Departamentin e Shkencave Kompjuterike në Boston University duke konstruktuar makinën e Turing-ut e cila i reziston gabimet eventuale që mund të ndodhin gjatë njehsimit.

Është kërkues aktiv në fushën e qëndrueshmërisë së sistemeve kompjuterike.

Dr.Ilir Çapuni është edhe lider dhe trajnues i ekipit olimpik shqiptar të informatikës.