ICTS Media organizon eventin “Albanian ICT Awards”

14/02/2013

NJOFTIM PËR MEDIA

Tiranë – Nën organizimin e Kompanisë ICTS Media, lidere në botimet mediatike të ICT-së në rajon,ICTAwards_Logo mbahet mbahet për herë të parë eventi Albanian ICT Awards. Kjo ngjarje organizohet në Tiranë, të premten, më 15 shkurt 2013.
Takimi i parë i punës do të mbahet ditën e premte, në ambientet e PROTIK, në Tiranë, ku do të prezentohet trajtimi i eventit Albanian ICT Awards, informimi mbi planet dhe veprimet në organizimin e eventit në fund të muajit mars 2013, prezentimi i partnerëve dhe do të mbahet një diskutim i hapur me të pranishmit mbi planet e shpalosura.
Eventi synon të çojë përpara vlerat e ICT-së dhe të identifikojë vlerat më të mira individuale shqiptare në industrinë e ICT-së.
I mbështetur nga “Protik” dhe fondacioni “Dritan Hoxha”, nga mediumet e TIK-ut, si Pcworld, CIO dhe Computerworld , eventi pritet të shndërrohet në një traditë të përvitshme për të nxjerrë në pah dhe për të shpërblyer profesionistët e shquar, udhëheqësit e suksesshëm dhe inovatorët shqiptarë në fushën e ICT-së.
Workshop-i në ambientet e Qendrës “PROTIK”. Dita e premte do të jetë, gjithashtu, dita zyrtare e hapjes së aplikimeve, përmes të cilave kandidatët mund të konkurrojnë, duke plotësuar kriteret e aplikimit përmes faqes së internetit www.ictawards.org/2012. Kategoritë e nominimeve janë pesë:
1. ICT Creativity Of The Year (Kreativiteti TIK i Vitit)
2. ICT Academic Of The Year (Akademiku TIK i Vitit )
3. ICT Mobility Of The Year (Mobiliteti TIK i Vitit)
4. ICT Diploma Thesis Of The Year (Tema e Diplomës TIK e Vitit)
5. ICT Rising Star Of The Year (Ylli i Vitit TIK në ngritje)

Përveç fitimeve dhe certifikimeve, përfitime të tjera po kaq të rëndësishme janë vlerësimi për aktivitetet dhe të arriturat individuale, krijimi i besueshmerisë profesionale, krijimi i kontakteve dhe marrëdhënieve të ndërsjella me pjesëmarrësit në fusha, veprimtari dhe aktivitete të ndryshme.
Njëkohësisht, fituesit e Çmimeve “Albanian ICT Awards” do të përfitojnë abonim 1-vjeçar në revistën ComputerWorld Albania dhe do të përfitojnë abonime online, të cilat do të lansohen së shepjti nga ICTS Media. Përveç shoqërimit të çmimet me përfitime financiare, ato do të shoqërohen edhe me përfitime materiale, të pajisjeve të ndryshme të teknologjisë.
Eventi, si i pari i këtij lloji, fton të gjithë të interesuarit që të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje, të informohen mbi organizimin dhe planet si dhe të marrin guximin për t’u nominuar përballë një jurie të dëshmuar, profesionale dhe me përvojë të suksesshme vendore dhe ndërkombëtare. Kompania ka vënë në dispozicion disa mundësi të pjesëmarrjes, ndërsa të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje mund të kontaktojnë stafin menaxhues të eventit, përmes faqes zyrtare të eventit www.ictawards.org/2012.
Kompania ICTS Media është e njohur me mediumet e saj të shtypura dhe online PCWorld Albanian, CIO Albanian, GameWorld dhe të revistës më të fundit ComputerWorld Albania. ICTS Media është partnere e licensuar për botim të mediave të teknologjisë nga International Data Group (IDG). (ICT Awards)

# # # # # # # # # # # # # #
Për publikim: 14 SHKURT 2013
t. +355 (0)69 403 3999
e. info@ictawards.org/2012