Rikthehet Albanian ICT Awards, 4 Qershori afati i fundit i aplikimeve

Gara mbarëkombëtare e inovacionit dhe teknologjisë Albanian ICT Awards njoftoi se afati i fundit i aplikimeve për edicionin e 8-të do të jetë data 4 Qershor.

Vendimi për të vijuar me organizimin e këtij edicioni i cili do të mbahet mend gjatë qëndron me vlerat dhe aspiratat e shtëpisë botuese ICTSmedia e ICT Awards, të mbështetjes së inovatorëve, sipërmarrësve, shpirtit krijues Shqipfolës dhe entuziazmit të të rinjve të pasionuar në fushën e teknologjisë të sfiduar sot si kurrë më parë.

Në përgjigje të masave të marra nga qeveria Shqiptare për të garantuar sigurinë dhe jetën e çdo qytetari si në çdo vend të botës, ICT Awards ndërpreu të gjitha takimet e aktivitetet e grupimit të njerëzve në kuadër të masave të Covid-19.

Ekipi drejtues mori vendimin për shtyrjen e aplikimeve në një afat të dytë, datën 17 Prill nga 27 Mars që ishte parashikuar me hapjen e edicionit të 8-të.

Aplikimet vijuan të mbërrinin pranë ICT Awards gjatë kësaj periudhe duke i dhënë shpresë organizatorëve se Mbrëmja Gala e këtij viti do të ketë shkëlqimin e fortë të çdo viti.

Me mbylljen e aplikimeve në 4 Qershor i hapet rruga fazës së dytë të vlerësimit të projekteve të mbërritura nga juria e ICT Awards. Juria e ICT Awards do të mblidhet për herë të parë më 5 Qershor ndërsa në datat 19 dhe 20 Qershor kandidatët e listës së ngushtë do të përballen me jurinë.

Juria e Albanian ICT Awards do të bëhet publike në ditët në vijim.

Albanian ICT Awards mbetet e përkushtuar në respektimin me rigorozitetin më të lartë të masave të ndërmarra nga qeveria Shqiptare në kuadër të Covid-19 dhe situatës së gjendjes së jashtëzakonshme e shpallur deri më 23 Qershor. Ekipi organizativ ka vendosur bërjen publike të datës kur do të organizohet mbrëmja Gala në njoftim të dytë në respektim të afateve të parashikuara nga autoritetet Shqiptare.

Që kur kjo garë hodhi hapin e parë janë vlerësuar nga juria mbi 1,000 projekte të fushave dhe kategorive të ndryshme e mbi 200 prej tyre janë vlerësuar në detaje e shpërblyer.

Edicioni i 8-të hapi siparin më 7 Shkurt në Tiranë ku morën pjesë mëse 150 të ftuar si profesorë, studentë, përfaqësues së botës së biznesit dhe sipërmarrjes, anëtarë të ekosistemit të startupeve e të ftuar specialë.

Startupet fituese të dala nga Albanian ICT Awards kanë korrur suksese jo vetëm në hapësirën Shqipfolëse por edhe mbarë botërore.

Këtë vit aplikimet janë organizuar në 8 kategori: ICT Startupi i Vitit, ICT Inovacioni i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, ICT Shërbimi Publik i Vitit, ICT Siguri Kibernetike dhe Gruaja në ICT.

Komuniteti i ICT Awards duke demonstruar entuziazëm individual dhe kontribut e bashkëpunim kolektiv, aktivitete të tilla kanë prodhuar inovacione në një kohë të shkurtër dhe janë shndërruar në hapësira ku inkurajohet kreativiteti dixhital dhe rekrutohen talente të reja.

Edicioni i 8-të i ICT Awards gëzon mbështetjen e dhjetërave sponsorëve, disa prej tyre tradicionalë si Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision. Ambasada Britanike, Albsoft, Vodafone, Facilization, Universiteti Metropolitan, Riinvest, UBT, AUK, Gjirafa, Soft&Solutions, kanë ofruar mbështetjen e tyre për këtë edicion.

Për çdo informacion të fundit rreth garës, kritereve aplikimit ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare https://ictawards.org/2019/ dhe faqen në Facebook: https://www.facebook.com/ictawards.org

Partners

ICT Awards mbylli edicionin e 8-të ditën e Premte me shpalljen e fituesve në shtatë kategoritë. Inovacioni i Vitit është padyshim një…

më shumë

Pas një pritjeje prej mëse 5 muajsh, Albanian ICT Awards mbylli suksesshëm edicionin e saj të 8-të me shpalljen e fituesve në…

më shumë

Gara mbarëshqiptare në teknologji, Albanian ICT Awards do të përmbyllë edicionin e saj të 8-të ditën e Premte më 10 Korrik 2020…

më shumë

Viti i 8-të i garës mbarëkombëtare i cili do të kujtohet në vitet që pasojnë si një edicion i pazakontë për shkak…

më shumë

Gara mbarëkombëtare e inovacionit dhe teknologjisë Albanian ICT Awards njoftoi se afati i fundit i aplikimeve për edicionin e 8-të do të…

më shumë

Në mbështetje të inovatorëve, ekspertëve, sipërmarrësve e shkencëtarëve, konkursi më i madh i inovacionit në mbarë trevat shqipfolëse, Albanian ICT Awards lajmëroi…

më shumë

Turi i takimeve në kuadër të edicionit të 8-të të ICT Awards ka filluar të intensifikohet dhe java e parë e muajit…

më shumë

Albanian ICT Awards, konkursi më i madh i inovacionit në trevat shqipfolëse hapi edicionin e 8-të më 7 Shkurt në Tiranë duke…

më shumë

Mbrëmjen e së Premtes në ambientet e Hotel Plaza në Tiranë u hap edicioni i 8-të i garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian…

më shumë

Në mbështetje të ekosistemit të inovacionit dhe startupeve në Shqipëri, gara mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards në sytë e shumë të…

më shumë

Shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit ICTSmedia shpalli mbrëmjen e së Martes fituesit e edicionit të 7-të…

më shumë