Në kërkim të inovacionit shqipfolës, ICT Awards vizitoi Prishtinën, Shkupin, Elbasanin, Vlorën, Lezhën dhe Preshevën

Turi i takimeve në kuadër të edicionit të 8-të të ICT Awards ka filluar të intensifikohet dhe java e parë e muajit Mars e gjeti ICT Awards duke vizituar disa qytete të Shqipërisë, Kosovës dhe Luginës së Preshevës në kërkim të gjurmëve novatore dhe kreativitetit shqipfolës.

Java e parë e muajit shikoi tek organizohen plot 10 takime në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës.

ICT Awards nisi me një takim në qytetin e Lezhës me nxënësit e Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka”.

Në një ditë festive për qytetin e Lezhës, data 2 Mars e vizitës së organizatorëve të garës përkoi me përkujtimin e themelimit të Lidhjes së Lezhës më 2 Marsit 1444 nga heroi ynë kombëtar Skënderbeu.

Pranë shkollës, me mikpritjen e ngrohtë të nxënësve dhe drejtorit të saj “Bardh Gjoka,” ICT Awards u njoh me punët kreative të kësaj shkolle.

Më 3 Mars ICT Awards udhëtoi drejt qytetit të Elbasanit dhe Shkollës Profesionale “Salih Ceka”. Nxënësit e kësaj shkolle mes emocionesh prezantuan për ICT Awards arritjet dhe punimet e tyre më të spikatura në fushat e robotikës, uebit dhe cloud me të cilat synojnë të aplikojnë në kategoritë e kësaj gare.

Po të njëjtën ditë në Prishtinë u organizua një takim paralel në Qendrën Social-Edukative “Don Bosko” me mikpritjen e profesionit të teknologjisë dhe informacionit Arian Gegaj i cili motivoi nxënësit të konkurrojnë me idetë e tyre në ICT Awards.

Takimet vijuan më 4 Mars në Prishtinë pranë Inkubatorit VentureUP, një qendër e ndërmarrësisë pranë Universitetit të Prishtinës. Pranë kësaj qendre mbahen trajnime nga më të ndryshme në fushat e “soft skills” dhe është shtëpia e studentëve me potenciale të larta të cilët shprehën ambiciet e tyre për tu bashkuar garës.

Drejtori i VentureUP, Mentor Rexhepi, u bëri thirrje studentëve të garojnë me projektet dhe diplomat e tyre në ICT Awards.

Për të herë që nga themelimi, ICT Awards pati shansin të vizitonte qytetet e Mamurrasit dhe Milotit më 5 Mars duke takuar nxënës të shkollave Arif Halil Sula dhe At Shtjefen Kurti.

Takimi u mundësua nga projekti “Edukim i hapur TIK për Punësimin e të rinjve” realizuar nga Albanian Institute of Science dhe Open Data Kosovo.

Vizita në Preshevë dhe Gjimnazin “Skëndërbeu” është shndërruar në traditë tashmë për ICT Awards, the janë takime të tilla të cilat i japin karakterin e vërtetë të një gare mbarëkombëtare konkursit më të madh të inovacionit në trevat shqipfolëse.

Nxënës entuziastë dhe talente të cilët kanë nevojë për mbështetje pushtojnë çdo ditë bankat e kësaj shkolle.

Më 6 Mars ICT Awards vizitoi qytetin e Vlorës dhe Shkollën Industriale “Pavarësia” dhe është hera e dytë që prej edicionit të kaluar që kjo garë viziton këtë qytet.

Po të njëjtën ditë ICT Awards udhëtoi drejt Shkupit me mikpritjen e Prof. Dr. Azir Aliu i cili ka shërbyer edhe si anëtar i jurisë së ICT Awards në 5 vitet e fundit. Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore dëshmojnë çdo vit një interes dhe pjesëmarrje të lartë në takimet e ICT Awards.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, ICT Awards vizitoi edhe nxënësit e Shkollës Saraj në qytetin e Shkup nën një mikëpritje të ngrohtë dhe plot emocion.

Kjo javë e dërgoi në 14 numrin e takimeve të cilat do të vijojnë deri në mbyllje të aplikimeve më 27 Mars 2019 ora 23:59.

Java e ardhshme do të shohë ICT Awards të vizitojë qytete të tjera të trevave shqipfolëse duke filluar nga e Hëna me qytetet e Pejës dhe Prizrenit më Qendrën Open Data Kosovo dhe Universitetin “Ukshin Hoti” respektivisht.

Në këto takime përveç prezantimit të studentëve me kriteret dhe shpërblimet e garës, do të mbahen edhe sesione edukimesh të hapura TIK për punësimin e të rinjve.

Edicioni i i 8-të i ICT Awards shpalli të hapur garën më 7 Shkurt 2020 në shtatë kategori: ICT Startupi i Vitit, ICT Inovacioni i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Çmimi për Sigurinë kibernetike.

Fituesit e këtij edicioni do të shpallen në Mbrëmjen Gala më 24 Prill 2020 në Tiranë.

Edicioni i 8-të i ICT Awards nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e dhjetërave sponsorëve, disa prej tyre tradicionalë si Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision ndërsa këtë vit me mbështetjen e fuqishme edhe të Ambasadës Britanike. Albsoft, Facilization, Universiteti Metropolitan, Riinvest, UBT, AUK, Soft&Solutions, Baboon kanë ofruar mbështetjen e tyre për këtë edicion.

Për zhvillimet më të fundit, kriteret e aplikimit, vlerësimit, shpërblimet dhe aplikimin në një prej kategorive ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të edicionit të 8-të të ICT Awards në këtë lidhje: https://ictawards.org/2019/

Partners

ICT Awards mbylli edicionin e 8-të ditën e Premte me shpalljen e fituesve në shtatë kategoritë. Inovacioni i Vitit është padyshim një…

më shumë

Pas një pritjeje prej mëse 5 muajsh, Albanian ICT Awards mbylli suksesshëm edicionin e saj të 8-të me shpalljen e fituesve në…

më shumë

Gara mbarëshqiptare në teknologji, Albanian ICT Awards do të përmbyllë edicionin e saj të 8-të ditën e Premte më 10 Korrik 2020…

më shumë

Viti i 8-të i garës mbarëkombëtare i cili do të kujtohet në vitet që pasojnë si një edicion i pazakontë për shkak…

më shumë

Gara mbarëkombëtare e inovacionit dhe teknologjisë Albanian ICT Awards njoftoi se afati i fundit i aplikimeve për edicionin e 8-të do të…

më shumë

Në mbështetje të inovatorëve, ekspertëve, sipërmarrësve e shkencëtarëve, konkursi më i madh i inovacionit në mbarë trevat shqipfolëse, Albanian ICT Awards lajmëroi…

më shumë

Turi i takimeve në kuadër të edicionit të 8-të të ICT Awards ka filluar të intensifikohet dhe java e parë e muajit…

më shumë

Albanian ICT Awards, konkursi më i madh i inovacionit në trevat shqipfolëse hapi edicionin e 8-të më 7 Shkurt në Tiranë duke…

më shumë

Mbrëmjen e së Premtes në ambientet e Hotel Plaza në Tiranë u hap edicioni i 8-të i garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian…

më shumë

Në mbështetje të ekosistemit të inovacionit dhe startupeve në Shqipëri, gara mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards në sytë e shumë të…

më shumë

Shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit ICTSmedia shpalli mbrëmjen e së Martes fituesit e edicionit të 7-të…

më shumë