Mbyllen aplikimet, edicioni i 8-të i ICT Awards mbërrin në momentin më të rëndësishëm

Viti i 8-të i garës mbarëkombëtare i cili do të kujtohet në vitet që pasojnë si një edicion i pazakontë për shkak të pandemisë së koronavirusit e megjithatë ICT Awards për asnjë moment nuk e vuri në dyshim misionin e saj, vlerësimin dhe shpërblimin e më të mirëve të kombit në teknologji.

Ditën e Premte më datë 5 Qershor, ICT Awards hyri zyrtarisht në fazën thelbësore ku 13 anëtare të jurisë u mblodhën në një takim virtual nga Prishtina, Tirana, Shkupi, Ulqini, Parisi, Berlini, Luzerni e Madridi.

Takimi i jurisë erdhi një ditë nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të 8-të, pikërisht me datën 4 Qershor, aplikime të cilat në rrethana normale duhej të ishin mbyllur në fund të muajit Mars. Shtyrja e mbylljes së aplikimeve erdhi si një vendim i jashtëzakonshëm në moment të jashtëzakonshme që kaloi Shqipëria por edhe mbarë bota.

Në mbledhjen e saj të kokë më kokë, juria kishte për qëllim marrjen e disa vendimeve si: përcaktimi i kryesisë dhe data e takimit pasues me kandidatet më të mirë përzgjedhur nga aplikimet e mbërritura pranë ICT Awards.

Juria u njoh me 75 kandidatët dhe projektet e tyre të cilat në shënjestër kanë vënë një prej çmimeve të mëdha të teknologjisë.

Kryetar i jurisë u votua z. Altin Petre, një prej kontribuuesve më në zë të ICT Awards ndër vite me një eksperiencë të spikatur lidershipi në fushën e teknologjisë dhe informacionit.

Zj. Edlira Martiri do të përfaqësojë edicionin e 8-të të ICT Awards si nën-kryetare e jurisë. Ajo bart titullin doktore në fushën e mbrojtjes së të dhënave në Sistemet e Informacionit e të Imazheve si dhe Profesore e Asociuar pranë departamentit Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës.

Juria e edicionit të 8-të do të përbëhet nga: Altin Petre, Edlira Martiri, Ilir Çapuni, Visar Jasiqi, Shkelzen Marku, Julia Hoxha, Arjan Cukaj, Gjergji Guri, Ornela Bardhi, Anila Hyka, Azir Aliu, Muhedin Nushi dhe Edmond Hajrizi.

Kryesia e jurisë u shpreh e vetëdijshme për përgjegjësitë dhe rëndësinë e roleve duke shprehur vullnetin dhe dëshirën për ta përfaqësuar në aktivitetet vijuese.

Në këtë edicion të jashtëzakonshëm ICT Awards bëri thirrje edhe për projekte e zgjidhje inovative në ndihmë të shoqërisë në luftën përballë Covid-19.

U diskutuan kriteret e vlerësimit dhe pikëzimet sipas peshës dhe rëndësisë së kriterit ku vëmendje të veçantë mori kategoria e re ICT Startupi i Vitit.

Kategoria fokusohet tek startupet që kanë ofruar zgjidhje inovative në fazat e hershme, nga inovacioni dixhitale tek ai shkencor, social si dhe industritë kreative.

Në datat 24 dhe 25 Qershor juria do të takohet me kandidatët e përzgjedhur të listës së ngushtë të aplikimeve.

Edicioni i 8-të i Albanian i ICT Awards u hap në Tiranë në ditët e para të muajit Shkurt. Gjatë muajit Mars filluan takimet e para me të rinj dhe të reja, nxënës e studentë, profesorë e inovatorë, startupe e biznese që zëri i tyre të marrë jehonë në ICT Awards.

Për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe në përputhje të plotë me masat e ndërmarra nga qeveria Shqiptare, ICT Awards ndërpreu takimet dhe organizimet deri në lehtësimin e situatës së krijuar.

Edicioni i këtij viti ftoi të gjithë inovatorët, entuziastët, profesionistët, startupet, hulumtuesit, studentët, të rinjtë e të rejat në fushën e teknologjisë së informacionit të aplikojnë në kategoritë: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Diploma e Vitit, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe ICT Siguri Kibernetike.

Sytë e të gjithë komunitetit të teknologjisë dhe informacionit mbeten tashmë drejt mbrëmjes gala të ndarjes së çmimeve, e cila natyrshëm pritet të jetë në fillim të Korrikut, në koordinim të plotë me autoritetet dhe respektim të të gjitha masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë së Covid-19.

Edicioni i 8-të i ICT Awards ka mbështetjen e Fondacionit Dritan Hoxha, Bankës Raiffeisen, Albvision, Ambasadës Britanike, Albsoft, Vodafone, Facilizaiton, Univertetit Metropolitan, Riinvest, UBT, AUK, Gjirafa dhe Soft&Solutions.

Për çdo informacion të fundit rreth garës, kritereve aplikimit ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare https://ictawards.org/2019/ dhe faqen në Facebook: https://www.facebook.com/ictawards.org

Partners

Viti i 8-të i garës mbarëkombëtare i cili do të kujtohet në vitet që pasojnë si një edicion i pazakontë për shkak…

më shumë

Gara mbarëkombëtare e inovacionit dhe teknologjisë Albanian ICT Awards njoftoi se afati i fundit i aplikimeve për edicionin e 8-të do të…

më shumë

Në mbështetje të inovatorëve, ekspertëve, sipërmarrësve e shkencëtarëve, konkursi më i madh i inovacionit në mbarë trevat shqipfolëse, Albanian ICT Awards lajmëroi…

më shumë

Turi i takimeve në kuadër të edicionit të 8-të të ICT Awards ka filluar të intensifikohet dhe java e parë e muajit…

më shumë

Albanian ICT Awards, konkursi më i madh i inovacionit në trevat shqipfolëse hapi edicionin e 8-të më 7 Shkurt në Tiranë duke…

më shumë

Mbrëmjen e së Premtes në ambientet e Hotel Plaza në Tiranë u hap edicioni i 8-të i garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian…

më shumë

Në mbështetje të ekosistemit të inovacionit dhe startupeve në Shqipëri, gara mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards në sytë e shumë të…

më shumë

Shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit ICTSmedia shpalli mbrëmjen e së Martes fituesit e edicionit të 7-të…

më shumë