Anila (Hoxha) Tollkuçi

Anila është një eksperte sigurie me një eksperiencë 12 vjeçare profesionale në sigurinë e informacionit dhe vijueshmërinë e biznesit. Ajo zotëron njohje të thella dhe eksperiencë në procese të ndryshme të sigurisë së informacionit falë funksionit të ushtruar në një prej bankave më të mëdha në Shqipëri. Përgjatë viteve Anila ka ndërtuar dhe drejtuar implementimin e disa proceseve dhe zgjidhjeve të sigurisë në këtë bankë.
Më vonë ajo themeloi Qendrën e Kompetencës së Sigurisë Dixhitale pranë Raiffeisen International, një funksion i cili synon të bëj lidhjen mes sigurisë dhe inovacionit të cilat qëndrojnë në themel të botës dixhitale.

Anila ka studiuar “Shkenca Kompjuterike” në Universitetin e Tiranës dhe mban disa certifikime si CISSP, CISA, CISM. Ajo është mbështetëse e avancimeve dhe inovacionit në fushën e sigurisë.