Albanian ICT Awards shtyn deri më 17 Prill afatin e aplikimeve të edicionit të 8-të

Në mbështetje të inovatorëve, ekspertëve, sipërmarrësve e shkencëtarëve, konkursi më i madh i inovacionit në mbarë trevat shqipfolëse, Albanian ICT Awards lajmëroi shtyrjen e afatit të aplikimeve deri më 17 Prill 2020 ora 23:59.

Shtëpia botuese ICTSmedia lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit më 7 Shkurt në Tiranë hapi edicionin e 8-të të garës.

Formati mbi të cilin është zhvilluar Albanian ICT Awards ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë Shqiptare rreth inovacionit dhe përdorimit të teknologjisë në të mirën sociale. Nisur nga kjo çdo vit organizohen dhjetëra takime pranë shkollave, universiteteve e qendrave të inovacionit për të zgjuar shpirtin novator të të rinjve dhe inkurajuar punën e profesionistëve.

Albanian ICT Awards u ndërgjegjësua dhe solidarizua menjëherë me masat e marra nga qeveria Shqiptare të cilat synojnë të parandalojnë përhapjen e koronavirusit duke ndërprerë këto takime.

Mbyllja e aplikimeve ishte parashikuar më 27 Mars dhe shtyrja erdhi si pasojë e situatës së rënduar nga pandemia globale e COVID-19 dhe lëvizjes së kufizuar të njerëzve me qëllimin parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Teknologjia dhe inovacioni janë bastioni i fundit i shpresës në një lufte me karakter global që bota ka nisur, të cilat të përdorura efektivisht kanë dëshmuar se mund të reduktojnë impaktin e COVID-19 nga ekonomia tek izolimi social.

8 vite më parë Albanian ICT Awards u themelua si një nismë e cila do të vendoste në themel të misionit të saj përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit në të mirë të shoqërisë.

Duke shërbyer si një platformë për të gjithë ata që besojnë se nëpërmjet këtyre dy armëve të forta mund të kapërcehen jo vetëm hendeqet e një vendi të vogël por shpirtmadh si Shqipëria por edhe të luftohen pamëshirshëm armiq të padukshëm si ky që sot kërcënon çdo gjë që për ne është e shtrenjtë.

Për këtë Albanian ICT Awards mbetet e përkushtuar ndaj misionit të edicionit të 8-të për identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e teknologjisë.

Nëse ka një aspekt pozitiv të gjithë kësaj çfarë po ndodh sot në botë është jemi duke zhvilluar aftësi, inovacione dhe teknologji të cilat mund të na ndihmojnë në të ardhmen për të kapërcyer sfida edhe më të mëdha. Kjo është shpresa jonë më e madhe.

Çfarë historia ka provuar është se kohërat e vështira ndërtojnë njerëz të fortë. Njerëzit e fortë ndërtojnë një të ardhme më të mirë! /PCWorld Albanian

Partners

Në mbështetje të inovatorëve, ekspertëve, sipërmarrësve e shkencëtarëve, konkursi më i madh i inovacionit në mbarë trevat shqipfolëse, Albanian ICT Awards lajmëroi…

më shumë

Turi i takimeve në kuadër të edicionit të 8-të të ICT Awards ka filluar të intensifikohet dhe java e parë e muajit…

më shumë

Albanian ICT Awards, konkursi më i madh i inovacionit në trevat shqipfolëse hapi edicionin e 8-të më 7 Shkurt në Tiranë duke…

më shumë

Mbrëmjen e së Premtes në ambientet e Hotel Plaza në Tiranë u hap edicioni i 8-të i garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian…

më shumë

Në mbështetje të ekosistemit të inovacionit dhe startupeve në Shqipëri, gara mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards në sytë e shumë të…

më shumë

Shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit ICTSmedia shpalli mbrëmjen e së Martes fituesit e edicionit të 7-të…

më shumë