O

Në një Natë Gala, ashtu si tradita e edicionit të kaluar, “Albanian ICT Awards II” u mbyll me sukses duke kurorëzuar edhe fituesit për pesë kategoritë e çmimeve. Në këtë eveniment dhe ceremoni të veçantë nderuan me pjesëmarrjen e tyre kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, Bernard Nikaj, ministër i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari (Lila), kryetare e Komunës së Gjakovës, përfaqësues të botës akademike, biznesit, artit dhe medias. Këtij eventi nuk mund t’i mungonin inovatorët, sidomos ata më të  spikaturit e teknologjisë së…

juria2

Në prag të procesit të përfundimit të afatit zyrtare të aplikimeve për “Albanian ICT Awards II”, ku  pranimet e tyre mbyllen përfundimisht më 31 mars 2014, një proçes tjetër i rëndësishëm i këtij eveneminenti sapo ka filluar. Tashmë organizatorët dhe juria e këtij konkursi mbarëkombëtar kanë nisur procesin e përgatitjes së vlerësimit të projekteve të mbërritura, proces ky që do të finalizohet me shpalljen e fituesve. Në një takim të mbyllur, të mbajtur më datë 29 mars, është mbledhur juria e “Albanian ICT Awards II”, ku përveç diskutimeve të rendit të ditës dhe shqyrtimit të mënyrave dhe formave të vlerësimit…

ICTAwards FB Cover-01 (1)

Edhe pak ditë na ndajnë nga mbyllja e aplikimeve për  “Albanian ICT Awards II”, konkursit mbarëshqiptar që do të kurorëzojë fituesit më datë 25 prill 2014 në Tirana International Hotel, në një mbrëmje Gala. Pas shumë takimesh dhe promovimesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, faza e mbledhjes së jurisë në tryezën e përbashkët po afrohet. Aplikimet do të mbyllen zyrtarisht më 31 mars 2014 dhe në ditët në vijim juria, e përbërë nga një sërë profesionistësh të shquar të fushës së ICT-së në trevat mbarëshqiptare, do të mblidhet për të vlerësuar projektet në fazën e parë. Fillimisht,…

ICTA_Twitter_Photo1

“Albanian ICT Awards”, konkursi mbarëkombëtar tashmë i njohur në rangun e talenteve dhe profesionistëve të ICT-së në rajonin mbarëshqiptar, i cili vlerëson projektet më të mira të realizuara gjatë vitit të kaluar, vazhdon të mbetet nën fokusin e veçantë të mediave. Eventi ishte temë diskutimi gjatë ditës së mërkurë në njërin prej televizioneve më të ndjekura shqiptare, Top Channel. Të ftuar në panelin e emisionit “Pasdite në Top Channel” ishin Kushtrim Shala, si kordinator dhe organizator i konkursit, Prof. Petraq Papajorgji, anëtar jurie i këtij edicioni si dhe Prof. Kozeta Sevrani, anëtare e jurisë së konkursit të vitit të kaluar….

A3V7707

U organizua me sukses gjatë ditës së djeshme takimi i hapur mes të rinjve dhe organizatorëve të “Albanian ICT Awards”, në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe në praninë e vetë Ministrit Erion Veliaj. Qëllimi i takimit ishte ndërgjegjësimi dhe nxitja e të rinjve në kontribimin social përmes teknologjisë, edhe pse një pjesë e të rinjve të pranishëm kishin aplikuar tashmë në konkurs dhe ishin të familjarizuar me konceptin e tij. Në sallë ishin të pranishëm gjithashtu edhe ekspertë nga fusha e ICT-së si dhe një prej anëtarëve të jurisë së këtij edicioni, Prof. Petraq Papajorgji….

IMG_3257

ICTSmedia ka përmbyll me sukses Workshop-in e radhës rreth “Albanian ICT Awards II” në qytetin e Gjakovës në Kosovë. Sot më 7 mars në ambientet e “Jakova Innovation Center”, është mbajtur me sukses takimi i radhës me të interesuar rreth eventit “Albanian ICT Awards II”, ku u shpalosen detajet rreth këtij konkursi mbarëkombëtar, i dedikuar për fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Ashtu sikur edhe në tre takimet e kaluara, në kuadër të senzibilizimit të opinionit, qëllimi ishte shpalosja e vlerave rrethe këtij eventi dhe nxitja e aplikantëve potencial për pjesëmarrje në konkursin “Albanian ICT Awards” që organizohet për…

Foto-7

Siç edhe ishte njoftuar, rrugëtimi i “Albanian ICT Awards II” në Kosovë tashmë ka vazhduar me Prishtinën. Sot më datë 6 mars 2014 në ambientet e A.U.K, kompania  ICTSmedia në bashkëpunim me A.U.K kanë organizuar takimin e III-të me radhë në kuadër të sensibilizimit të opinionit publik, por jo vetëm, rreth konkursit mbarëkombëtar “Albanian ICT Awards II”. T ë pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të ndryshëm të institucioneve publike dhe private, profesionistë dhe ekspertë të ndryshëm dhe  profesor të fushës së ICT-së. Qëllimi i organizimit të këtij Workshop-i është në kuadër të sensibilizimit të pjesëmarrësve, për ti nxitur ata…

AUK_Ftesa

Kosova është një prej trevave shqiptare me shumë prurje e talente interesante në fushën e teknologjisë, prandaj aktivitetet e “Albanian ICT Awards” kanë gjithmonë një rëndësi të veçantë në këtë vend. Tre takime pune do të mbahen gjatë kësaj javë në tre qytetet kryesore të Kosovës, ku do të prezantohet më gjerësisht konkursi mbarëkombëtar i identifikimit të më të mirëve në fushën e ICT-së. Workshop-et do të zhvillohen në datat 6, 7 dhe 8 mars, përkatësisht në Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë. Gjatë këtyre Workshop-ve do të paraqitet më ne detaje nisma e parë mbarëshqiptare e këtij lloji, “Albanian ICT Awards”,…

CIT_Ftesa

Në kuadër të prezantimit të konkursit mbarëkombëtar “Albanian ICT Awards II” tek studentët e universiteteve më të spikatura të teknologjisë së informacionit në mbarë trevat shqiptare, do të mbahet të shtunën, më 1 mars një workshop në një institucion të rëndësishëm arsimor në Shqipëri, siç është Canadian Institute of Technology (CIT). Qëllimi i workshop-it do të jetë sensibilizimi i studentëve të degëve të informatikës, inxhinierisë dhe shkencave të ngjashme me to, për t’i nxitur të marrin pjesë në konkursin e parë të këtij lloji në mbarë trevat shqiptare i cili zhvillohet për vitin e dytë radhazi, “Albanian ICT Awards II”….

MG_9076

Gjatë pasdites së ditës së martë, 25 shkurt, është mbajtur me sukses workshop-i në University of New York Tirana, ku ishin të pranishëm një pjesë prej studentëve më të mirë të degës së shkencave kompjuterike, biznesit dhe komunikimit të këtij universiteti si dhe një sërë të ftuarish e profesionistësh të ICT-së në Shqipëri. Qëllimi i organizimit të workshop-it ishte në kuadër të sensibilizimit të studentëve të degës së informatikës dhe shkencave të ngjashme me të, për t’i nxitur ata të marrin pjesë në konkursin e parë të këtij lloji në mbarë trevat shqiptare i cili po zhvillohet për vitin e…

UNYT_WORKSHOP_ICTAWARDS

Workshop-et në kuadër të prezantimit të konkursit mbarëkombëtar “Albanian ICT Awards II” sapo kanë filluar me intensitet. Takimi i radhës do të jetë ai i së martës, më 25 shkurt, me një pjesë prej studentëve më të dalluar të degës së informatikës, shkencave kompjuterike, marketingut dhe komunikimit në University of New York Tirana. Workshop-et do të organizohen në kuadër të sensibilizimit dhe informimit të studentëve të degës së informatikës dhe shkencave të ngjashme me të, për t’i nxitur ata të marrin pjesë në konkursin e parë të këtij lloji, i cili zhvillohet për vitin e dytë radhazi, “Albanian ICT Awards…

ICTAwards5Cmimet

Janë hapur zyrtarisht aplikimet për edicionin e dytë të konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards. Duke filluar që nga data 1 shkurt 2014, të gjithë ata të pasionuar, por jo vetëm, kanë tashmë mundësi të dërgojnë formularët e aplikimeve të tyre sipas pesë kategorive të çmimeve që janë: ICT Inovacioni i vitit; ICT Akademiku i vitit; ICT Mobiliteti i vitit; ICT Diploma e vitit dhe ICT Ylli në ngritje i vitit. Çmimi kombëtar ICT Awards përveç shpërblimit financiar është një mundësi unike për karrierën e gjithsecilit duke ofruar interships dhe mundësi rekrutimi me kompanitë partnere, ekspozim mediatik individual, studime të avancuara,…

111

Në një event të posaçëm të mbajtur gjatë ditës së enjte, më 9 janar 2014, nga shtëpia botuese ICTSmedia, është prezantuar zyrtarisht numri i ri i revistës inovative për teknologji, “ComputerWorld Albanian”. Të ftuar të të gjithë sektorëve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Shqipëri, por jo vetëm, pasi edhe përfaqësues nga bota akademike dhe mediatike ishin të pranishëm dje në Qendrën “Protik” ku, përveç lançimit të numrit të ri të revistës, u fol edhe mbi eventin e suksesshëm Albanian ICT Awards II, që do të hapë dyert shumë shpejt për gjithë aplikantët e kësaj fushe. Të pranishëm…

ICTSmedia, kompania lidere në botimet mediatike në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), përmes mediumeve të shtypura dhe atyre online PCWorld Albanian, CIO.al, GameWorld.al, do të hedhë në treg këtë javë numrin e ri revistës “ComputerWorld Albania”. Lançimi do të bëhet në eventin që do të mbajë kompania ditën e enjte, më 9 janar 2014, ora 17:00, në ambientet e qendrës “Protik”. Gjithashtu, gjatë eventit do të shpalosen edhe disa nga detajet kryesore të “Albanian ICT Awards 2013,” konkursit të suksesshëm i cili organizohet për të dytin vit radhazi. Botimi i numrit të dytë të “ComputerWorld Albanian” përmban…

O

Në një Natë Gala, ashtu si tradita e edicionit të kaluar, “Albanian ICT Awards II” u mbyll me sukses duke kurorëzuar edhe…

më shumë

Partners

Resources

Juria 2013

  • Prof. Dr. Petraq Papajorgji

    Prof. Dr. Petraq Papajorgji është dekan i Inxhinierisë në Canadian Institute of Technology në Tiranë. Studimet Bachelor i…

    Më Shumë
  • Erion Nako

    Erion Nako është profesionist i menaxhimit të biznesit me theks tek performanca dhe rezultatet. Ai ka mbi 13…

    Më Shumë
  • Visar Jasiqi

    Visar Jasiqi për më shumë se 11 vite merret me zhvillimin e resurseve humane në sektorin e teknologjisë…

    Më Shumë
  • Enkelejd Zotaj

    Drejtor i IT-së në Raiffeisen Bank me 12 vjet përvojë në teknologji dhe bankë. Ka një historik të…

    Më Shumë
  • Sokol Muça

    Zoti Muça ka përfunduar Master-in në “Studime të Avancuara për të Drejtat e Fëmijëve” (MCR) në Universitetin e…

    Më Shumë
  • Altin Petre

    Më Shumë
  • Igli Gjelishti

    Igli Gjelishti i përket brezit të parë të webmaster-ave shqiptarë. I angazhuar në web design që në fund…

    Më Shumë
  • Dr. Mirlinda KARÇANAJ

    Dr. Mirlinda KARÇANAJ është diplomuar në vitin 1996 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Shkencave Kompjuterike….

    Më Shumë
  • Prof. Asoc Genti Daci

    Prof. Asoc Genti Daci eshte pedagog prane Universitetit Politeknik te Tiranes, fakulteti Teknologjise dhe Infiormacionit si dhe CEO…

    Më Shumë
  • Anila Smørgrav

    Anila Smørgrav drejtoreshë programi në kompanine Orange (France Telekom). Një karrierë 20 vjeçare, internacionale në corporata si Telenor…

    Më Shumë
  • Ph.D. Driart Elshani

    Driart Elshani është ekspert në Teknologjinë e Informacionit me një eksperiencë të fituar në institucione akademike, qeveritare dhe…

    Më Shumë
   

Fituesit 2012

  • Betim Drenica

    ICT Kreativiteti i Vitit 2012

  • Marenglen Biba

    ICT Akademiku i vitit 2012

  • Julian Kanini

    ICT Mobiliteti i Vitit 2012

  • Bardh Lohaj

    ICT Tema e Diplomes 2012

  • Elio Qoshi

    ICT Ylli ne Ngritje 2012

© Copyright 2014 Albanian ICT Awards 2013. All rights reserved