Prej mëse një dekade, Albanian ICT Awards ka krijuar një komunitet të gjerë partnerësh, mbështetësish dhe promovuesish, disa prej të cilëve e kanë shoqëruar që nga edicioni i parë. Çdo vit rrjeti i partnerëve të Albanian ICT Awards është zgjeruar me individë, kompani, biznese të suksesshme, institucione private dhe publike, media të cilët ofrojnë mbështetjen në promovim të vlerave që përfaqëson ky eveniment.

Fitues në edicione të kaluara, shndërruar në mbështetës me përkrahje materiale, financiare apo njerëzore, dëshmojnë vlerat e larta që përfaqëson Albanian ICT Awards. Për të ekspozuar mbështetjen që japin në organizimin e kësaj ngjarjeje, logot e sponsorëve, partnerëve dhe mbështetësve paraqiten gjatë gjithë evenimentit që nga hapja e aplikimeve deri në shpalljen e fituesve në Mbrëmjen Gala.

Në varësi të nivelit të mbështetjes, sponsorët kanë përfitime dhe shërbime të ndryshme të cilat detajohen në broshurën informuese të pakove dedikuar sponsorizimeve. Zgjerimi i partneriteteve dhe bashkëpunimeve të ngushta me kompani, biznese, sipërmarrje të cilat ndajnë vlera të përbashkëta me Albanian ICT Awards është një prej objektivave kryesore të organizatorëve të garës misioni i të cilëve mbetet promovimi, mbështetja dhe ekspozimi i shqiptarëve të suksesshëm në teknologji, inovacion dhe sipërmarrje.

Duke synuar të shndërrohet në një institucion vlerash për mbarë komunitetin Shqiptar, Albanian ICT Awards i jep përparësi të madhe vlerësimit objektiv me profesionalizëm të lartë dhe inkurajimit të të gjithë atyre të cilët shprehin një talente të veçantë në teknologji, inovacion dhe sipërmarrje.

Si të bëhesh partner i “Albanian ICT Awards”?

Të jesh partner, sponsor ose mbështetës i Albanian ICT Awards, është një mundësi unike për tu afruar me komunitetin e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes. Sponsorizimi u jep kompanive ekspozim të paçmuar duke i lejuar ato të arrijnë audienca dhe komunitete të hyjnë në sferën e veprimtarive të tyre. Duke u bërë pjesë e Albanian ICT Awards, sponsorët, partnerët dhe mbështetësit fitojnë njohuri rreth trendeve dhe ideve të biznesit më të fundit në hapësirën mbarë shqiptare, të forcojnë imazhin e tyre tek ky komunitet dhe të forcojnë reputacionin e një kompanie në mbështetje të teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes.

Për t’u njohur me paketat e sponsorizimit dhe mundësitë e vëna në dispozicion, ju ftojmë të shkarkoni broshurën në këtë lidhje apo të kontaktoni me organizatorët e evenimentit përmes adresës elektronike: info@ictawards.org

Partneriteti, Sponsorizimi dhe Mbështetja

Në botën e sotme të biznesit, një nga gjërat më të rëndësishme që një biznes, kompani sipërmarrje apo institucion mund të bëjë është të përfshihet me komunitetin e tyre lokal. Një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë është duke sponsorizuar ngjarje lokale me impakt të lartë siç është Albanian ICT Awards. Duke sponsorizuar një ngjarje, fitoni ekspozim përballë audiencave të gjëra, apo duke mbështur një kauzë të denjë.

Kontakte të shumta me profesionistë, me talente të industrisë së teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes, me personalitete të rëndësishme të kësaj industrie, me median dhe aktorë të tjerë institucionalë janë disa prej përfitimeve të shumta që sjell partneriteti me Albanian ICT Awards.

Është një mundësi që marka e kompanisë suaj të ekspozohet së bashku me markat e vlerësuara të një komuniteti të tërë së bashku me Albanian ICT Awards i shndërruar tashmë në një standard të artë, një barometër i teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes në hapësirën Shqiptare por edhe rajon.

Në varësi të buxhetit të alokuar nga ana juaj për sponsorizimet, Albanian ICT Awards vë në dispozicion pako të shumëllojshme mbështetjeje financiare, materiale dhe njerëzore. Klasifikuar në tre kategori: sponsorizim, partneritet dhe mbështetje, organizatorët ofrojnë për bizneset, kompanitë, sipërmarrjet dhe institucionet e interesuara një portofol të gjerë shërbimesh mundësuar nën siglën e Albanian ICT Awards.

Albanian ICT Awards 8th Edition