Maratona e takimeve të Albanian ICT Awards e cili do të vijojë deri në mbyllje të aplikimeve u hap ditën e Enjte pranë Institutit Harry Fultz ku të pranishëm ishin nxënës, studentë dhe profesorë të kësaj shkolle.

Ky takim informativ është i pari i një serie takimesh që do të mbahen në javët në vijim. Është viti i tretë me radhë që Instituti Harry Fultz mirëpret organizatorët e aktivitetit.

Mbajtur pranë ambjenteve të OFICINA, ky takim përgjatë të cilit ekipi organizativ i ICT Awards ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e një inovacioni që flet shqip përgjatë pesë viteve të fundit.

Harry Fultz shquhet si një prej shkollave me angazhimin më të lartë të nxënësve në shkencat kompjuterike, robotikë si dhe njihet si çatia e shumë gjenive të vegjël në fushat elektronike.

Prezantimi i garës, kategorive, kritereve dhe shpërblimeve përpara nxënësve dhe profesorëve të Harry Fultz u bë me praninë e bashkëthemeluesit të Albanian ICT Awards, Kushtrim Shala.

Nga takimi me nxënës nga Instituti Harry Fultz dega e biznesit dhe elektronikës ku morën pjesë duke prezantuar idetë e tyre inovative ku disa prej tyre ishin:

  • Albanian Talents, një faqe interneti që mundëson promovimin e talenteve Shqiptarë.
  • AlTaste, një uebsajt dhe aplikacion që ofron ture të personalizuara në vende turistike Shqiptare.
  • Platformë për të gjithë profesionistët, që të lehtësojë dhe shkurtojë kohën që duhet për të rregulluar problemet që ndodhin në shtëpi.
  • PowerPlus, një mënyrë e re për të karikuar celularin tuaj.
  • WeAreAlbania, uebsajt për promovimin e turizmit dhe reklamimit të bizneseve Shqiptare.
  • Mark. O – Një asistent personal i punuar ne Inteligjence Artificiale i cili kryen disa funksione dixhitale dhe ka aftësi komunikimi.

Edicioni i 6-të i Albanian ICT Awards u hap zyrtarisht me 4 Shkurt ku pati një pjesëmarrje të lartë nga mbarë komuniteti ICT duke afirmuar kontributin e dhënë ndër vite nga kjo garë.

Konkursi është i hapur në gjashtë kategori: ICT Inovacioni i VititICT Mobiliteti i VititICT Diploma e VititICT Ylli në NgritjeFemra në ICT dhe ICT Shërbimi Publik i Vitit.

Data e fundit e aplikimeve do të jetë 31 Mars 2017 dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare ictawards.org.

Ky edicion rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Vodafone dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit.

Në javët në vijim dhjetëra takime e presin komunitetit shqiptarë të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni me të ftuar studentë, novatorë, të rinj, adhurues dhe entuziastë të botës së teknologjisë.

Rreth ICT Awards VI

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”).