Prof Dr .Edmond Hajrizi është themeluesi dhe rektori i institucionit privat të arsimit të lartë, UBT, me të cilin solli përvojën dhe ekspertizën e marrë nga studimet dhe puna nëpër shumë universitete dhe institucione ndërkombëtare.

Ai u diplomua në profesionin e inxhinierit në Universitetin e Prishtinës, ndërsa dy vite më pas, mori titullin master në Teknologji të Përparuar të Automatizimit në këtë universitet. Në po të njëjtin vit, ai u bë pjesë e Universitetit të Vjenës, ku mori gradën doktor shkence në Menaxhim të Sistemeve dhe paralelisht përfundoi edhe studimet për Teknologji të Informacionit, teksa studimet e postdoktoratës i përfundoi në Angli, në City University London.

Ai është menaxher i certifikuar për Menaxhim të Cilësisë nga TUEV Austria, është vlerësuesi i parë i akredituar për projektin e certifikimit në 4 nivele nga Shoqata Ndërkombëtare për Menaxhim të Projekteve. Hajrizi është ekzaminer dhe trajner i akredituar për Menaxhim të Cilësisë nën skemën e Organizatës Evropiane për Cilësi dhe Quality Austria, është vlerësues kryesor i akredituar për EFQM Model nga Fondacioni ILEP.

Rektori Hajrizi u kthye nga Vjena për të jetësuar ëndrrën e tij për krijimin e institucionit që sjell në Kosovë inovacionet dhe përparimet teknologjike në hapin e njëjtë me të gjitha vendet e tjera të zhvilluara, duke u shndërruar shpejt në adresën numër 1 për studime të larta në Kosovë dhe në rajon.

Në vitin 2001, Hajrizi themeloi institutin IEME, përmes të cilës solli një qasje ndryshe ndaj hulumtimit studimeve universitare, trajnimeve profesionale konferencave ndërkombëtare. Ndërkaq, në vitin 2003 u licencua UBT duke hyrë fuqishëm  në fushën e studimeve universitare

Themelimi i UBT-së shënoi një kapitull të ri për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, në një hap dhe nivel në të cilin nuk ka qenë asnjëherë më parë

Suksesi i UBT-së dhe profesionalizmi i Hajrizit, ndikoi në rritjen e besimit tek ky institucion dhe nga 29 studentë sa ishin në gjeneratën e parë, u bën mbi 10 000 të tillë, që të ardhmen e tyre profesionale e lanë në duar të UBT-së, ndërsa si shpërblim, mbi 90% e tyre, sot janë aktivë në tregun e punës dhe punësojnë qindra njerëz të tjerë në vit.

Sot, UBT është sinonim i institucionit që ofron programet më të përparuara e të krahasueshme me programet ne Evropë dhe SHBA.

Është vendi që ofron studime në të gjitha drejtimet, për profilet e  të cilave ka kërkesa tregu i  punës dhe është adresa kryesore e institucioneve shtetërore për të  kërkuar ekspertizë e përkrahje profesionale.

UBT  është nikoqiri i mijëra personaliteteve të njohura botërore që vijnë për vizitë në Kosovë. Është mbështetja më e madhe për krerët e lartë shtetërorë, që punojnë për ngritjen e cilësisë dhe nivelit të jetesës në Kosovë.

Përmes lobimit të profesorit Hajrizi, sot Kosova është anëtare dhe zë i fuqishëm nëpër shumë institucione ndërkombëtare, aty ku politika nuk mundi të depërtojë asnjëherë.

UBT është bërë vatra e punësimit për më shumë se 500 persona që punojnë si staf akademik dhe administrativ, të cilët janë të kualifikuar dhe të shkolluar në UBT ose në institucione të tjera prestigjioze ndërkombëtare.

UBT është institucioni më serioz akademik në organizimin e konferencave ndërkombëtare e shkencore dhe u mundësoi dhjetëra studentëve regjistrimin dhe përfundimin e doktoratave në universitetet më të njohura ndërkombëtare.

Falë ndikimit të madh të Hajrizit, sot UBT bashkëpunon me 240 universitete nga i gjithë rruzulli.

UBT është  adresa numër një për të gjithë ata që duan të bëhen më të mirët, ndërsa prof. dr Edmond Hajrizi është njeriu i cili e la pas  mirëqenien që ia dhuroi një vend si Austria dhe u kthye në Kosovë që të njëjtën mundësi t’ua ofronte të rinjve dhe njohuritë e dijen e tij evropiane ta sillte me UBT-në për dhe në Kosovë.

Anila është një eksperte sigurie me një eksperiencë 12 vjeçare profesionale në sigurinë e informacionit dhe vijueshmërinë e biznesit. Ajo zotëron njohje të thella dhe eksperiencë në procese të ndryshme të sigurisë së informacionit falë funksionit të ushtruar në një prej bankave më të mëdha në Shqipëri. Përgjatë viteve Anila ka ndërtuar dhe drejtuar implementimin e disa proceseve dhe zgjidhjeve të sigurisë në këtë bankë.
Më vonë ajo themeloi Qendrën e Kompetencës së Sigurisë Dixhitale pranë Raiffeisen International, një funksion i cili synon të bëj lidhjen mes sigurisë dhe inovacionit të cilat qëndrojnë në themel të botës dixhitale.

Anila ka studiuar “Shkenca Kompjuterike” në Universitetin e Tiranës dhe mban disa certifikime si CISSP, CISA, CISM. Ajo është mbështetëse e avancimeve dhe inovacionit në fushën e sigurisë.

Aktualisht Drejtor i Qendrës Kërkimore të Avancuara Kompjuterike pranë Universitetit të New Yorkut në Tiranë.

Iliri ka marrë titullin e doktorit të shkencave kompjuterike në Boston University në 2012. Ka ligjeruar te Universiteti Epoka nga vitit 2013 deri në vitin 2016. Ka stërvitur ekipin olimpik të Shqipërisë në informatikë dhe sjellur medaljen e parë nga një olimpiadë ndërkombëtare në këtë fushë në vitin 2014. Ka themeluar Laboratorët e Ekselencës nga i cili kanë dalë disa produkte dhe kompani spin.

Eshtë njëri nga themeluesit e konferencës Balkan Communications dhe një anëtarët e bordit drejtues të saj, edicioni i parë i të cilës u mbajt në Tiranë në maj-qershor 2017. Eshtë kërkues aktiv në disa fusha të shkencave kompjuterike.

Jonida Çerekja është aktualisht Këshilltare e Kryetarit të Bashkisë Tiranë prej vitit 2015 dhe mbulon fushën e Teknologjisë së Informacionit. Më parë ka shërbyer në të njëjtin pozicion në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Gjatë këtyre viteve ajo ka iniciuar dhe implementuar një sërë projektesh dhe nismash në përmirësimin e shërbimeve të Qeverisë Qendrore apo Lokale në fushën e zhvillimit teknologjik për shërbimet financiare, shërbimet sociale, apo shërbime në ndihmë të komunitetit të cilat kanë patur një impakt të menjëhershëm në jetën e përditshme të qytetarëve. Gjithashtu, ka marrë pjesë në prezantime të ndryshme ndërkombëtare të nismave të Qeverisë Shqiptare në fushën e Sistemeve të Menaxhimit të Informacionit.
Ajo ka studiuar “Inxhinieri Kompjuterike” në Universitetin Ege në Izmir si edhe MBA në Universitetin Koç në Stamboll, Turqi. Më pas ka punuar në sektorin privat në Stamboll, ku ka shërbyer si Menaxher Projekti. Ndër kompanitë me të cilat ajo ka punuar gjatë kësaj periudhe mund të përmenden Citibank, ING Bank, TEB, Millennium Bank, ABank, TBank, ArapTurk, Kuveytturk Bank dhe kompani lokale shqiptare si Albtelecom në Tiranë.

Aktualisht drejtor i IT per Digitalb, me nje eksperience 20 vjecare ne fushen e IT nga te cilat me shume se 16 vjet ne fushen e mediave audio vizive. I pefshire qe ne fillim me ngritjen dhe konsolidimin e IT prane Top Media group ka pasur padyshim ndikimin e vet ne perdorimin e IT si nje force shtytese ne inovacionin qe e karakterizon kete grup mediatik.
Puna dhe arritjet e tij jane kryesisht ne fushen e aplikimit te teknologjise se informacionit ne prodhimin e kontentit Audio/Video, ne shperndarjen e tij si dhe sherbimet ekstra qe vijne me te.

Visar Jasiqi për më shumë se 11 vite merret me zhvillimin e resurseve humane në sektorin e teknologjisë informative dhe komunikuese në Kosovë. Ka menaxhuar programet edukative te IT-së në Ipko Institute deri ne dhjetor 2005 dhe tani për 8 vite shërben si udhëheqës i Institutit për Trajnim dhe Zhvillim pranë A.U.K.-së.

Aktualisht Drejtor i Parkut Teknologjik (SEEUTechPark) në “Universitetin e Evropës Juglindore”

Aliu është Ph.D. në lëminë e shkencave kompjuterike. Nga viti 2002 është ligjërues në fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Gjithashtu prof. Aliu ka ushtruar edhe detyrën zëvendes dekan i studimeve post diplomike të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore. Nga viti 2013 është i angazhuar në Qeverinë e R. Maqedonisë si këshilltar i Kryeministrit për Arsim, Inovacion, Shkencë dhe IT.
Në fushën e IT-së Aliu ka publikuar mbi 20 punime shkencore. Gjithashtu ai mori mirënjohje në edicionin e fundit të ICT Awards. Aktualisht prof. Aliu drejton projektin IKT në arsimin fillor,të mesëm dhe atë universitar në R.Maqedonisë. Është i angazhuar si ekspert për arsim në disa institucione jasht vendit. Ka dhënë kontribut në ndryshimin e kurikulave në R.Maqedonisë me qëllim të sinkronizimit të tyre sipas kornizës për arsim në R.Maqedonisë.

Aktualisht në detyrën e Drejtorit Exekutiv të Microsoft në Shqipëri. Me një experience prej 13 vitesh në fushën e Teknologjisë dhe informacionit , duke filluar si professor i ICT dhe vazhduar karrieren ne disa kompani vendase dhe nderkombetare ka qene gjithnje i udhehequr nga iniciativa dhe deshira per te dhene kontribut ne zhvillimin e ICT ne shqiperi.
Experienca 3-vjecare në rolin e perfaqesuesit të Hewlett Packard në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, e ka pajisur me njohuri te zgjeruar te tregut ICT në rajon ku ka luajtur një rol të rëndesishëm në forcimin e pozitave të kompanisë në këto tregje.
Eshtë diplomuar në universitetin Politeknik të Tiranës, studiues dhe njohës në nivelin expert i teknologjisë dhe informacionit, si dhe zoteruës i disa certifikimeve të njohura ndërkombetare si Microsoft, ITIL, Cisco, HP etj…
Nje ndër synimet dhe prioritet kryesore në rolin e tij mbetet zhvillimi i fuqizimi i sektorit te ICT në Shqiperi dhe kontributi i vazhdueshëm në mbështetje të të rinjve dhe iniciativave innovative.

Gjergji Guri është themelues dhe drejtor i përgjithshëm i Facilization si dhe anëtar bordi i AITA (Shoqata Shqiptare e TIK) dhe ACN (Rrjeti i Konsulentëve Shqiptarë). Facilization është kompania lider Shqiptare në ofrimin e zgjidhjeve, produkteve dhe shërbimeve për TIK në sektorin financiar në Shqipëri dhe BE.

Gjergji u diplomua për Informatikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë  për të vijuar më pas studimet Master Shkencor për Teknologji Informacioni në Universitetin e Liverpool në Mbretërinë e Bashkuar.

Karrierën e nisi si programues me kohë të pjesshme pranë Bankës Kombëtare Tregtare në vitin 1995. Gjatë një karriere 15 vjecare në sektorin bankar, Gjergji ka mbajtur postin e zhvilluesit në Bankën e Kursimeve (sot Raiffeisen Bank), Zëvendës President dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe Drejtorit të Operacioneve pranë Bankës Intesa Sanpaolo Shqipëri.

Me një eksperiencë profesionale prej 23 vitesh, Gjergji zotëron njohuri të thella dhe eksperiencë në aplikimin e teknologjisë së informacionit, në menaxhim dhe sipërmarrje.

I udhëhequr nga iniciativa dhe dëshira për të kontribuar në zhvillimin dhe fuqizimin e tregut të TIK në Shqipëri, përkrah nisma të ndryshme në mbështetje të të rinjve të talentuar dhe iniciativave novatore.

Aktualisht është Drejtor i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Prishtinës. Ky institucion tërësisht ka reformuar shërbimet ndaj qytetarëve në Komunën e Prishtinës, duke implementuar teknologji dhe procese inovative dhe të avancuara.
Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës. Është njohës i mirë i proceseve, procedurave dhe operacioneve të industrisë bankare, i teknologjisë informative, analizës së biznesit, përpunimeve statistikore, menaxhimit të të dhënave dhe proceseve si dhe të udhëheqjes së projekteve që nga ideja projektuese, zhvillimi, implementimi, e deri te monitorimi dhe vlerësimi.
Z. Nushi fillimisht ka punuar në Institutin për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim (INKOS) në Obiliq, ka udhëhequr Departamentin e Teknologjisë Informative pranë Bankës Ekonomike në dy periudha të ndryshme, përkatësisht 1992 – 2000 dhe 2006 – 2013.
Ka qenë pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare, duke përfshire ato të Bankës Botërore (World Bank), FAO (Food and Agriculture Organizations of United Nations), projekte të BE-së pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Entit të Statistikave të Kosovës si dhe në disa projekte pranë UNDP, HELVETAS, USAID etj.
Ai ka dhënë një kontribut të vyer në implementimin dhe zhvillimin e E-Kioskut. Në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards z.Nushi ka fituar çmimin e Shërbimit Publik më të mirë të Vitit.
Gjithashtu ka dhënë kontributin e tij në zhvillimin e disa sistemeve inovative me impakt të lartë që kanë arritur të fitojnë çmime brenda dhe jashtë Kosovës.

Ermal Beqiri, diplomuar si Gjeni Elektrik, Informatike Industriale, drejtimi Robotike prane Universitetit Montpellier 2, France. Gjate studimeve ne France, ka marre pjese ne kupen e robotikes 2 vite radhazi, duke zene vendin e dyte dhe te trete ne nivel kombetar.

Pas perfundimit te studimeve, dha kontributin e tij si asistent pedagog ne te njejtin Universitet ku kreu studimet duke u angazhuar nderkohe ne shume projekte te rendesishme te sektorit privat ne France ne fushen e Teknologjise se Informacionit.

Pas kthimit ne Shqiperi, ka mbajtur postin e Drejtorit te IT ne disa Institucione te rendesishme, ku vlen te permendet ai i Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme duke u vleresuar me Cmimin e Pare si “Sherbimi Publik i Vitit” nga Albanian ICT Awards me Projektin “51 Sherbimet e ZRPP-se ne portalin e-Albania” ne Prill 2017.